XXXIX

1.4K 114 35
                                    

"Daisy? Daisy?? Zgjohu per ate Zot!"
Ndjeva te me shkundnin trupin dhe ngadale hapa qepallat e renduara.
"Bo cfare tersi!" nje hije e gjate u largua prej trupit tim. "Z. Cooper? Si jeni? Ja dhe pak, kam thirr ambulancen. Mbajeni lecken mbi plage fort."
Perpelita syte dy a tri here dhe shikimi pothuaj mu rregullua por dhimbja pas koke me bente te dukej sikur koka me peshonte dhe nuk arrija dot as ta mbaja lart rregullisht.
U ngrita ne berryla dhe ktheva qafen me veshtiresi nga ana tjeter.
"Jo jo jo! Qendro shtrire!" u degjua nje ze dhe pak sekonda me vone pashe Daviden te vinte tek une e te ma vendoste perseri ngadale koken ne shesh. "Ambulanca po vjen! Duroni dhe pak."
"Babai i Ashton.." fola me shume per vete sesa per te.
"Ka humbur shume gjak." pa Davida prapa meje. "Shpresoj t'ia dale mbane."
"Si me gjete?" pyeta me syte e mbyllur.
"Rastesisht." u pergjigj ajo. "Je shume me fat qe kisha pune ne drejtori."
"Ai qe me sulmoi.. Une.. Une e kam pare diku me pare."
"Mendo me vone per keto gjera. Nuk e shikon si je katandisur??" tundi koken Davida. "Po dhe keta sa po vonojne!"
Degjova hapa te zhurmshme pas meje  dhe Davida u cua menjehere ne kembe.
"Baba! Je mire?" njoha zerin e Ashton.
"A e ke telefonuar ate dreq ambulance?"
"Po pra te thashe!"
"Dreqi ta haje! Ka hemorragji. Mbaja fort kete rrobe mbi plage! Kush ka cigare ketu??"
"Une!" u degjua nje ze i dyte.
"Digje dhe mbulojani plagen me hirin e saj, urgjent."
Ndjeva duar te medha mbi faqe dhe vetem ideja se kush ishte me qetesoi krejtesisht.
"Dark." tha ai dhe une hapa syte me force.
E gjithe fytyra e tij ishte pa ngjyre dhe e lodhur, shprehia me se e shqetesuar se kurre.
"Ash." buzeqesha imet dhe e lashe te me mberthente ne krahet e tij te ngrohte.
Me puthi ne balle dhe me ngriti peshe teksa me mbante fort. Vendosa koken ne qafen e tij dhe mbylla syte per here te dyte. Mos ishte ky i vetmi vend ku do te ndihesha ndonjehere e sigurt?
Ashton filloi te levizte neper vend dhe nga aty afer degjohej sirena e ambulaces.
"Do jesh mire." Peshperiti ai.

》》》》》》》》》》》》

"Sikur thame se arrestimi i Miller do te ishte hera e fundit qe takoheshim." ma ktheu komisari i policise.
"Sikur ua kam thene se kam fat dreqi." buzeqesha ironikisht dhe tunda koken teksa plotesoja dokumentin e deshmitares.
"Oh, Miller." pa ai diku prapa dhe zemra me ngriu ne vend.
Ktheva koken te shikoja Mikey-n, tashme me floke jo te kuq, por blu neon qe i afrohej vendit ku isha une.
"Mikey." e thirra me dashamiresi teksa e pashe paksa te merzitur.
"Oh. Ckemi." ma ktheu thate ai dhe filloi te firmoste nje leter qe i dha sekretarja aty.
"Pra ti e njihke Michael-in?" pyeti komisari.
"Po. Ne shkojme ne nje shkolle.." iu pergjigja akoma duke pare Mikey-n.
"Pra paske derguar ne burg motren e shokut tend te klases?"
Motren?
Kris ishte motra e Mikey-t?
"Cf- Une.. Une nuk e dija qe ajo ishte motra jote." i thashe e sinqerte. "Me vje-
"Lere fare." mori fryme ai dhe dorezoi letren.
I shkova nga pas me shpejtesi. Nuk e di pse ndihesha ne faj.
"Mikey." vrapova. "Hej."
"Po?" ngriti vetullat ne pritje te pergjigjes sime.
"Po bie shi jashte. Me ler te te shoqeroje shoqja ime me makine." buzeqesha.
Pothuaj pranoi, por sapo hodhi diku shikim perjashta shtengoi nofullat dhe u vrenjt.
"Jo, faleminderit. Diten e mire."
U zhduk nen nje nga dyert e medha pa asnje fjale tjeter.
Dola jashte dhe vrapova perseri per tek makina e Davides. Ajo hapi deren sapo me pa dhe une u futa brenda, mezi duke pritur ngrohtesine e ajrit aty.

"Kris eshte motra e Michael Miller-it?" e pyeta.
"Nuk e dije?" ndezi ajo makinen.
"Pse nuk me thote askush asgje?" tunda koken.
"Ata si familje e kane cmendurine te trasheguar.  Edhe Michael ka probleme mendore."
"Michael eshte mese normal." kundeshtova me ze me te larte sec duhej.
"Nuk menaxhon dot agresivitetin? Per me teper eshte gei!"
"Kjo nuk ka aspak lidhje!" e ngrita akoma dhe me shume zerin duke e trembur.
"Qetesohu.. Te paska rene ne koke per te?"
"Davi!"
"Okei, okei!" tundi koken ajo.
"Pastaj ti nga i di keto gjera?" e pyeta.
"Duh, e gjithe shkolla flet per keto gjera!"
"Dhe une qenkam shurdhe.." rrotullova syte.
"Mesa duket." peshperiti ajo dhe une e godita ne krah.

I shkruajta mesazh ne whatsapp Ashton-it.

You
kris motra e mikey
seriozisht

Ashton
yes

You
dreq
me duket se ai me urren tani

Ashton
te them te verteten mua nuk ma ben t'i dal perpara
po ajo vrau tim vella per ate zot
e meritonte burgun

You
une perseri ndihem keq

Ashton
welcome to brighton

You
-.- c'mu desh midis jush

Ashton
eh
tani ska me kthim prapa ;p

Vetem qe kthese nuk kishte kjo rruge qe po beja. Dhe duhej akoma shume kohe qe te arrija ne destinacion.


XhulioNdrecaj  CONGRATULATIONZZZZZZZ
killerofflighta my nigga where r u
livja_ follow herrr omf

ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now