Me ne fund e premte.
Mora celularin ne dore dhe fillova te qeshja me vete.
Kisha harxhuar mbi gjashte qind dollare per nje flete metalike qe thuajse s'e perdorja kurre. Te vetmet mesazhe qe me vinin ishin ato te Alyas dhe ndonjehere Mias. Nga Ashton as qe behej fjale, madje s'ia dija as shifren e pare te numrit. Hapa Messengerin dhe nga ndoshta nostalgjia per shkollen e vjeter fillova te lexoja bisedat qe kisha bere.
Nuk kisha qene kurre ajo vajza e bukur te cilen e njihnin dhe i fliste pothuaj tere shkolla. Pelqeja shume privatesine time dhe pak miq me pelqenin.Lexoja mesazhe dhe e qeshura ime ironike shtohej akoma dhe me shume.
Shume 'miq', qe para se te nisesha me kishin derguar faqe te tera me dedikime se do t'ju mungoja, sot ndoshta as qe do me kthenin pergjigje po t'u flisja.Dhe mua s'me interesonte me te them te drejten. Me pak njerez fallco ne jete apo jo?
Hapa Facebook dhe ndoshta automatikisht gishtat e mia shtypen mbi ekranin e sheshte.Search for;
Ashton CooperHapa profilin e pare qe me doli ne rezultate dhe fillova te shikoja gjithcka. Fotot dhe ato pak statuse qe i kishte lene publike.
Nje foto me beri pershtypje. Ishte goxha e vjeter por fytyrat ne te dukeshin kaq te njohura.
Nje djale i gjate, i pashem qe kishte perqafuar nje me te shkurter se vetja, te imet dhe lekure te zbehte. Te dy kishin syte e njeri tjetrit, ndoshta te njejten moshe. Lexova mbishkrimin;Me vellain me te mire ne bote
Kurioze, mu kujtua dicka. Mora rregulloren e elitave dhe sapo e hapa tek faqet e para, fryma me ngeci.
Alexander ishte vellai i Ashton. Kjo ishte nje foto e tyre. Ne foto s'kishte ndonje tag, por me erdhi nje ide.
Me shpejtesi kerkova ne Google;
Alexander Cooper
Dhjetera artikuj u shfaqen para meje dhe te gjithe flisnin per te njejtin person, per vellain e Ashton. Nje prej tyre me terhoqi vemendjen; "Mbyllet ceshtja e Alexander Cooper-it..." . Klikova mbi te dhe picerrova syte te lexoja me e shkrimin e vogel te faqes. Kishte mbi dy-tre vjet qe ishte postuar.
"Mbyllet ceshtja misterioze e studentit Alexander Cooper nga Brighton Institute.
Pas pothuaj gjashte muajsh policia ka deklaruar te pamundur misionin e ngjarjes shokuese qe ndodhi ne Brighton. Studenti Alexander u gjet i masakruar ne menyren me mizore ne nje nga korridoret e shkolles nga vellai i tij Ashton Cooper. Familja dhe miqte e tij kishin me shume se dyzet e tete ore qe e deklaronin te humbur dhe e kerkonin pa asnje shpetim. Pas shume gjyqeve dhe ngulmimeve policet perseri e kishin te pamundur te gjenin autorin e vrasjes se pesembedhjete vjecarit brenda ambienteve te shkolles. Ata nuk gjeten asnje gjurme, duke deklaruar me vete gojen e tyre vrasjen perfekte. E vetmja e dhene per policine ishte nje shkronje 'A' e kuqe e lyer mbi deren e dhomes se Alexander, qe sipas studimeve eshte pikturuar rreth nje ose dy ore para vdekjes nga vete ai..."
U perpoqa te absorboja te gjithe informacionin qe sapo lexova dhe te nxirja dicka prej tij.
Alexander kishte qene i Pari, dikush e kishte vrare dhe keshtu kishin emeruar Ashton te parin nje dite me vone. Gjithcka ishte me se e qarte tani.
Si gjithnje dera ra dheme nderprene.
Pa e hapur mire Alya dhe Mia fluturuan brenda duke u hehdur perpjete te gezuara.
"O Zot! Ashton do na coje vertet ne nje party jashte qytetit! Nuk e besoj dot!" shpertheu Mia dhe Alya e ndoqi me nje super te bertitur.
"Ah, me behet qejfi per ju." thashe une dhe fsheha librin e Elites.
"Cfare?" thane ato ne nje ze teksa une i pashe e cuditur. "Ti do vish me ne, budallacke!"
Hapa syte dhe u terhoqa ne krevat teksa ato afrohehsin edhe me shume tek une.
"Pra te te ndihmojme te zgjedhesh veshjeeeeenn???"
"Jo! Une nuk.. Vajza." u perpelita teksa me ngriten ne kembe.
Mia vrapoi drejt dollapit dhe filloi te hidhte kudo neper dhoma rroba qe me ishin dashur ore t'i palosja.
Me shpejtesine e drites me detyruan te vishja nje bluze te shkurter pas trupit dhe pantallona me shtrat te gjate. I vesha e sikletosur dhe pasi mezi ua mbushja mendjen te pergatitesha vete u larguan.
Lashe menjane takat qe me sugjeroi Mia dhe vendosa te vesha nje pale atlete me taban te larte. Bera pjesen tjeter te pergatitjeve dhe sipas orarit kur ora te shkonte tete duhet te isha jashte.
E pasigurt nga c'mund te ndodhte, mbylla faqen qe fliste per vellain e Ashton ne celular dhe fshiva historine e internetit. Nuk doja telashe.
I dhashe nje dore te fundit flokeve te mi biploare qe vetem te shtrire nuk qendronin dot dhe pashe oren; 7:56 PM.
Vendosa te dilja me para ne korridor dhe sapo mbylla deren nje i ftohte kercenues me beri te mbeshtillja veten ne krahet e mi. Veshja ime ishte krejt e papranueshme per motin, si dreqin do ia beja jashte??Ngrita koken lart dhe perpaksa nuk leshova nje klithme.
Kisha qene aq e larguar nga mendimet sa s'e kisha vene re fare Ashton-in qe qendronte i mbeshtetur ne mur duke shkruar me shpejtesi ne iPhone-in e tij gjigand.
U terhoqa pas pothuaj e skuqur dhe hoqa veshtrimin nga ai.
"Ckemi." peshperita duke ferkuar krahet qe me ishin bere si mish i ngrire dhe duke ia shmangur veshtrimin.
"Hei." ma ktheu ai shume i zene me celularin e vet.
Fillova te degjoja te qeshura nga dhoma e Alyas dhe pas pak sekondas ajo vete dhe Mia dolen prej andej me se te gezuara, te veshura ne rroba te ngushta qe i benin te dukeshin si top modele.
"Hej Daisy, je bere e bukur sonte, eee?"
I dhashe nje mini te qeshur fallco dhe ktheva koken vetem te shikoja Ashton qe i kishte ngulur syte tek trupi im.
Ndjeva fytyren ne flake dhe u perpoqa te beja sikur s'ndodhi asgje.
Mick dhe Josh erdhen nga ana tjeter e korridorit dhe Josh hapi syte i befasuar.
"Uau, Daisy! Dukesh shume bukur!" ia beri ai dhe turpi im shkoi ne nivel tjeter.
Filluam te dilnim nga korridori dhe as dy hapa me vone ndjeva nje rrobe te rende te me hidhej prej fytyre. E kapa e trembur dhe kisha para meje nje xhup te madh te zi dhe nje Ashton qe me shikonte me cep te syrit me se i nevrikosur i cili bertiste pa folur 'VISHE'. Vazhdoi para me shpejtesi duke me vene dijeni se kishte veshur nje kemishe klasike blu me katrore te zinj.
Vesha xhupin e ngrohte dhe thitha aromen e parfumit te tij duke mbyllur syte.Prit pak, po une pse dreqin po humbesha neper mednime vetem duke i ndjere parfumin? Isha mire nga mendja?
Tunda koken dhe ndoqa grupin qe me kishte lene pas duke u perpjekur te pershtatesha me xhupin e tij te madh.
Te marrte dreqi, Cooper.
Dhe sa gjera te tjera do zbuloj prej teje?
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.