XLV - Last Chapter

1.6K 140 55
                                    

vendosa qe ky te jete kapitulli i fundit i 'Elites'.
jo per ndonje arsye te vecante, cdo gje ka qene e mrekullueshme dhe feedback-u juaj ishte dhe do te jete i mahnitshem.
sic e dini tashme jam nje maturante dhe me duhet shume pune per te arritur aty ku dua vertet. kam shume plane dhe shikoj se kohet e fundit jam teper e angazhuar me shkollen per te shkruajtur, keshtu qe vendosa qe t'i heq pese kapitujt e fundit te elites dhe t'i permbledh ne nje. shpresoj t'ju pelqeje. faleminderit per cdo gje.

Qendrova tek dritarja teksa shikoja djem e vajza qe te qeshur vraponin per tek makinat e tyre luksoze. Fustanet e gjata ngjyra ngjyra dhe tuxedo-t e zeza te benin te enderroje.

E ashtu me enderrat kujtoja dhe une pese muajt e fundit.

Si mund te mos harroja ato provimet skandaloze te matures, per te cilat qendrova gjer ne mengjes zgjuar qe te dilja mire. E ashtu per fat, piket ishin maksimale. Nga ekonomiku qe enderroja, tani po hidhja aplikimet per drejtesi, por akoma nuk isha plotesisht e sigurt.
Me mungonte te qenit nje nga ata perseri, nje nga 'Elita'. Me mungonin miqte.
Ashton ishte harruar teresisht per mua. Kohet e fundit e shihje gjithnje e me te distancuar, te ploget, te athet.
Te tjeret kur me jepnin ndonje buzeqeshje fshehur shkolles, kurse Mikey, ai po qe ishte i cmendur.
Kisha krijuar nje shoqeri stabel me te, por dukej se ne asnje lloj menyre nuk mund t'i kuptoje ndjejat e atij njeriu, e jo me te beheshe pjese e jetes se tij personale.
Kris, sic e moren vesh te tere, doli nga burgu. Dhe per inat te gjithkujt, u be me e fuqishme se kurre. Gjeti perseri pune dhe me shume djerse u fut perseri ne universitet, kesaj radhe ne nje nga me te miret e vendit. Mikey mund te fliste ndonjehere per te, por une s'pata guximin ta takoja me. Ia kisha friken. Ajo me siguri me urrente, e ndjeja.
Per sa i perkiste Davides, isha larguar nga ajo. Jo se me kishte bere gje por thjesht e dija qe duhet te largohesha dhe te njejten gje beri dhe ajo.

Nje bori makine me nxori nga mendimet dhe u drejtova ne kembe. Mbylla perden dhe u ula perseri ne krevat.  Pashe oren dhe ktheva koken nga valixhet ne cep te dhomes.
Te nesermen do te largohesha nga kjo shkolle pergjithmone - mungonte vetem ceremonia e diplomimit qe ishte ne Gusht. Kisha gjetur nje apartament te vogel ne qytet, qe do e ndaja me dy vajza te tjera per te mos harxhuar leke dhe nje pune te vogel tek Starbucks. Dy universitete qe kisha aplikuar me pranuan me burse te plote, por e kisha mendjen per dicka tjeter. Me sakte isha lemsh.
Por nuk do te kthehesha kurrsesi ne qytetin tim te lindjes.
Kris-i kishte te drejte, amerikanet e dreqit me kishin bere si vetja.

Tunda koken.
As vete nuk imagjinoja dot c'do lija pas.
Si ta shpjegoja; une isha ulur ne nje stol, treni i Brighton qe kaloi aty ngjitur, doli nga shinat e me mori para me tere shpejtesine, e me pas me hodhi pertej pa u kthyer me.

Celulari beri tingullin qe me kishte ardhur nje mesazh dhe une shkova ta merrja me pertese.
 Me siguri nje nga vajzat e apartamentit. Me kishin mbushur me mesazhe qe se u kisha dhene numrin.
Hapa inbox-in dhe ndjeva nje perzerje ne vetvete teksa lexova 'UNKNOWN NUMBER'.

U gelltita dhe e hapa mesazhin teper dyshuese.


"ASHTON COOPER DO TE VDESE SONTE."


Nje thike u ngul ne kraharorin tim dhe pak nga pak po me kapte paniku, por vendosa te besoja se qe thjesht nje shaka e ndonje te pacipi.
Por, nuk mbaroi aty.

New Message from UNKNOWN NUMBER
"USB-JA MUND TE LIDHET ME TELEVIZORIN."

"Tallet ky tani?" i thashe vetes. "Cfare US-

Kembet me cuan direkt tek sirtari ku kisha fshehur ate USB-n e vjeter. Sapo e gjeta, dola prej dhomes per tek salla e kinemase.
Arrita atje dhe shkova tek dhoma e teknikut per te vendosur USB-ne ne porten e vet, por ndalova ne vend kur ne mur pashe nje mbishkrim.
Dikush kishte shkruajtur 'ELITES' me te medhaja ne mur dhe pas kesaj, i kishte hedhur siper nje kryq gjigand te zi.
Me syte qe pothuaj po me dilnin nga vendi vura USB-ne ne vendin e vet dhe shkova ne sallen e kinemase me pultin ne dore, por ekrani ngelej i zi sa here shtypja 'PLAY'.
Mendja me shkoi menjehere te merrja Mikey-n ne telefon dhe ashtu bera. Por nuk pergjigjej. Sigurisht, mbremja e matures, me siguri ishte duke ngrene gjithe ushqimin.
Vendosa te rrezikoja me shume dhe te merrja Ashton-in me privat, meqenese ai nuk e hiqte kurre celularin nga dora. Nese ai pergjigjej, do te thoshte qe ishte mire apo jo?
Zilja ra nje here, dy here, tri here.
"Alo?" u pergjigj ai.
"Ashton?" me shpetoi goja.
"Po, kush jeni?" pyeti ai teper serioz.
"Si je? Gjithcka ne rregull?"
"Po por kush je-
Ne sfond u degjua nje karikim arme dhe mua me ngeci zemra ne fyt.
"Ashton, largohu qe aty! Do te te vrasin!" ulerita e frikesuar gjer ne palce."
"Lere celularin ne toke." u degjua nje ze nga ana tjeter.
"O Zot, Ashton. Vrapo!"
Nje shkrepje e tmerrshme plasi dhe u degjua sikur celulari ra pertoke.
"Ashton!" ulerita perseri e tera ne djerse. "Ashton, je mire?"

ELITES  [SHQIP]Donde viven las historias. Descúbrelo ahora