e di qe kam dy dit qe skam bere update but don't hate on me se ju dua shume te gjitheve :P si fillim po bej nje si pyetesor te vogel qe ne fakt e pash tek nje fanfiction anglisht po qe mendoj se eshte ide e bukur keshtu qe bejeni dhe ju tek kapitujt tuaj nqs doni ^-^
fakte qesharake per mua;
1. kur acarohem filloj shaj ne 3-4 gjuhe te ndryshme nga inati xp2. ne qofte se behem vertet shume e afert me dike e perdor fjalen 'f*ck' ne cdo fjali qe u them xp
3. sipas atyre qe me kane thene pelqej muzike shume te cuditshmefakte qesharake per shoqet e mia;
1. shoqja ime e ngushte ka aq shum guduli sa pak ta prekesh do hidhet perpjete ose do te te godase xp
2. kam nje shoqe qe sa here vendos recipetat para meje me thote te mos shikoj por gjithnje perfundon duke me thirrur qe ta ndihmoj ti veshi sepse i behen lemsh rripat xDmomenti im me i sikletshem;
[me ka ndodhur dhe here tjeter kjo gje por ky rast ishte akoma dhe me i keq]
nje dite djali qe pelqeja qe ne ate kohe ishte dhe shoku im i ngushte po me thoshte te nxitoja sepse do dilnim dhe ne nje moment me pyeti nese isha lare. une teksa shpejtoja te shkruaja ne vend ti thoja 'jam lar' ngaterrova shkronjen 'l' me 'k' dhe mund ta imagjinoni sa e sikletshme ishte :P
oOo
Hapa syte ngadale dhe aroma e spitalit ndihej kudo. Pashe rrrotull meje; isha ne nje dhome bosh, e vetme pa asnje perkrah dhe teresisht e mberthyer nga gypa dhe nga nje dhimbje e tmerrshme. kudo neper trup. Stomaku filloi te bente lojra te cuditshme dhe nuk e dija nese do te villja apo kisha thjesht uri.
Pashe celularin tim ne nje tavoline te vogel ne te majte dhe bera ta kapja me krahun qe ishte tashme i mbushur plot me shenja te mavijosura dhe fasho dhe e mora ne dore. Bateria kishte shkuar ne 22% dhe ishte e uditshme per nje celular qe do te qendroje tere kohen ne prize.
Me shpresen se ne te kishte ndonje kredit shtypa nje numer qe e dija permendesh dhe e vura ne vesh.Zilja ra disa here.
"Alo? Kush eshte?"
"Mami, jam une.."
"Daisy, ti e di qe une ne kete orar jam ne pune!" tha ajo. "Merr me vone ose neser!"
"Oh, me fal."
"Naten e mire."
Ndjeva linjen te nderpritej dhe lashe celularin ne vend me nje flluske te cuditshme ne kraharor. Papritmas lotet filluan te rridhnin vete, dhe shpejt kuptova se dhimbja e tmerrshme nuk me lejonte as te qaja. Po mekesha dhe zhytesha ne merzine dhe nervat e mia.
Me vinte te qelloja veten dhe kedo qe me dilte para.
Si ka mundesi qe as vete prindit tim mos t'i interesoje per mua?
Pikerisht ne momentet me te keqija njerezit te tregonin fytyren e vertete e te kthenin kurrizin.Ndjeva deren te hapej dhe u perpoqa te ndaloja se qari por s'ishte aq e thjeshte.
"Daisy?" degjova nje ze paksa te panjohur.
Ngrita syte dhe pashe Daviden, vajzen nga bari qe me shikonte e frikesuar me nje tas te vogel ne dore.
"D-Davida? Po ti c'ben ketu?"
"Motra ime eshte helmuar nga ushqimi." tha ajo dhe u ul lehte ne krevat. "Eshte mire po do qendroje ca dite. Ti si je?"
"Si mos me keq." fshiva lotet.
"Epo te pakten u zgjove!" ia beri ajo.
"Cfare? Sigurisht qe do zgjohesha.."
"Ke tre dite qe vetem fle ose je shume e pavetedijshme! Mos te flasim per diten qe te sollen! O Zot, dukeshe si e vdekur prej kohesh." tha ajo.
"Tre dite? E marrte dreqi!" tunda koken.
"Hej, hej, qetesohu!" tha Davida. "Shiko, ata thane qe do zgjoheshe sot gjithsesi keshtu qe te solla pak ushqim nga ai i motres. Eshte shume e fiksuar sa qe do edhe ketu ne spital t'i ruaje linjat." qeshi ajo.
"Nuk kishe pse." iu pergjgija teksa me jepte tasin dhe nje luge plastike.
"Te lutem. Do qe te te sjell ndonje pije nga kafeteria?"
"Nuk kam para ketu keshtu qe me mire lere."
"Ua, sa budalle je!" rrotulloi syte. "Sikur te kerkova gje une!"
Pa thene asgje u nis per te kafeteria edhe pse une e thirrra disa here qe mos ta bente. Fillova te haja gjellen qe kisha para e cila ishte aq e shijshme ne ato momente. Ishte pak e veshtire ta kaperdija ngaqe nuk kisha ngrene prej ditesh por me mire se asgje.
Davida u kthye me nje gote dhe shishe leng portokalli teksa falenderimet e mia nuk mbaronin.
"Te pelqen?" pyeti dhe une pohova me koke si femije dy vjec.
"Pra.. Mund te me thuash kush ishte ai y-l-l-i qe te solli ne spital dhe qendroi me ty pa levizur fare nga vendi, hee?"
"Ylli? Cfare po thua?"
"Oh te lutem, tani! Qe pra! Ai bruni i gjate me sy kafe ne jeshile dhe nje trup qe ta haje fare. Mos bej sik-
"Ashton?" pyeta e cuditur. "Ashton ishte ketu?"
"Po por.. Sapo u dha lajmi qe ti u stabilizove nuk u duk me."
"Oh." psheretiva.
"Sa eshte ora? Obobo 11.25 e darkes? Me duhet te iki! Kam shkolle neser. Do ndonje gje qe te ta sjell pasdite?"
"Jo, vertet. Faleminderit. Ke bere kaq shume dhe as qe me njeh mua!"
"Si nuk te njoh?! Ti je Daisy!" qeshi perseri. "Naten e mire!"Buzeqesha teksa mbylli deren. Vertet njeri i vecante.
Nje mendje me thoshte te flija perseri dhe keshtu bera.
Ne mengjes a cfaredo ore ishte ndjeva neper gjume dike qe me perqafonte.
"Por ajo i ka syte mbyllur!"
"Shh, idiote! Po fle gjume."
"Ju vajza jeni kaq te-"Josh! Pusho, do e zgjosh!"
Hapa syte dhe u ngrita pakez ne krevat duke ferkuar fytyren. Vura re te gjithe grupin, pervec Ashton sigurisht qe qendronin para meje.
"Ja, shiko c'bere! U zgjua." i bertiti Mia Joshit i cili ngriti duart ne mbrojtje.
Mick me buzeqeshi dhe me ferkoi shpatullen.
"Miremengjes. Si je?"
"Sic e shikon edhe vete. Miremengjes." i thashe une duke pershatur shikimin tim te turbullt me driten nga dritarja.
"AAAAAA Daisy!" mu hodh Mia persiper.Me puthi ne te dyja faqet dhe me perqafoi fort dhe sado doja te gezohesha po m'i bente kockat copa.
"Auc. Mia.."
"O ZOT! Me fal." tha ajo dhe u largua prej meje.
"S'ka gje." qesha une me veshtiresi nga dhimbja dhe i dhashe nje perqafim te lehte Alyas qe u afrua.
"Dukesh shume keq." foli ajo perseri.
"Wow, Mia. Shume faleminderit."
"Ti po qe ta hedh fytyres." ia beri asaj Josh teksa me takonte.
"Ik andej! Ku merr vesh ti!" tha ajo duke bere si femije pese vjec.
"Dini gje kur mund te dal prej ketej?"
"Wow, wow. Direkt per ne lufte, he?" ma ktheu Mick. "Ke kater brinje dhe nje shpatull, te gjitha te shembura."
"Ja pse nuk leviz dot." gulcova nga dhimbja. "Pra, c'kam humbur?"
"Gjithcka eshte bere lemsh." tha Alya. "Pas asaj qe te ndodhi ty u tmerruam te tere. Na sulmuan ne territorin tone! Ashton shkelmoi poshte deren e asaj dhomes bosh-
"E cila ne fakt nuk qe bosh." vazhdoi Josh-i. "Dikush ka jetuar atje prej kohesh dhe na ka patur te tereve ne shenjester."
"Pra.. Vrasesi i vellait te tij ka qene gjithmone me ne?"
"Po.. Hej po ti si e di kete?" u cudit Josh.
"Ekziston Google." rrotullova syte.
"Gjithsesi gjithcka qe dime tani eshte se shkolla eshte ne panik, Ashton ka marre flake dhe Eliah Bremont nuk po gjendet askund."
"Ai mund te jete vrasesi i Alexander-it?" pyeta une.
"Nga i more vesh gjithe keto e marrte e mira??" ia beri ai. "Besojme se po. Ai te sulmoi dhe ty."
"Cfare? Jo, jo, jo!" tunda koken. "Mua nuk me sulmoi vrasesi i Alexander-it!"
"Nuk te sulmoi ai?" thane te tere njezershi.
"Jo. Ishte nje shok- ndihmes i tij. I degjova te flisnin te telefon per nje USB.. Te USB-ja thoshin se ishte nje video kur tregohej vrasja e vellait te Ashton. Pastaj Alya mori ne telefon, ai e degjoi dhe doli jashte te me sulmonte."
"Wow ok. Nuk marr me asnje ne telefon qe prej ketej e tutje." ia beri Alya.
"Duhet t'ia tregosh keto Ashton-it. Ose me mire po e marr une qe tani." tha Josh dhe doli jashte.
"Hej, Daisy." u afrua Mia. "Eshte e vertete qe detyrove Lena Mills-in te pastroje tualetet e shkolles per nje muaj?"
"Uh. Po. Me acaroi keq."
"Hahaaaa!" qeshi ajo. "Sa mire qe ia bere!"
"Daisy." hyri Josh me celularin ne vesh duke e vendosur ne viva voce. "E pershkruan dot ate qe te sulmoi?"
"Mbaj mend qe ishte goxha i gjate.. rreth 1.83 dhe kishte nje maske ne fytyre.. por me duket syte i kishte te kalter.. Gjithashtu teksa me sulmonte i ngula nje cope xhami ne fytyre keshtu qe besoj do i kete ngelur shenje?"
"Hej," u degjua nje ze, "Une pashe dike te gjakosur ne fytyre ate nate por ai e refuz-
Ne sfond u ndje nje kercitje.. grushti (?!) dhe me pas nje renkim.
"Dreq, Ashton! Me dhembi."
"Josh, flasim me vone." u degjua zeri i Ashton. "Mirupafshim."
Me kaq telefonata u mbyll dhe te tere sihim me se konfuze.Por ngjarjet e cuditshme ne Brighton sapo kishin filluar...
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.