fotoja lart ne te djathte e shpjegon me se miri gjendjen time ne keto momente.
nash grier [nqs e njihni] me urren dhe sapo me beri block te faqja e tij ne fb sepse e tallja ne cdo postim dhe me mesazhe xp btw kush ka vine te me beje follow my name there is 'e l i t e s'
Pas luftes me ushqim ne mence mu desh nje dush i mire dhe iu ktheva perseri studimit te asaj USB-je idiote. Ashton ishte i zene ne kompjuterin e tij dhe s'e kishte mendjen nga une.
Fillova kontrollin ne qindra skedaret e tjere me emrin 'e.l.i.t.e.s' dhe tashme gjeja dhe file brenda tyre qe s'i kuptoja dhe aq mire dhe qe Windows-i im nuk i hapte.
E si gjithnje pikerisht ne momentin qe isha gati te me zinte gjumi me laptopin tashme zjarr te ngrohte gjeta perseri nje foto. Morra fryme thelle dhe e hapa, duke bere cmos te paraqisja nje fytyre normale.
Por dukej se e gjithe situata po behej akoma dhe me lesh se me pare.
Nje djale i gjate me floke bjonde dhe sy te kafte qe e kisha pare dhe me pare ne shkolle, duke sulmuar me thike vellain e Ashton. Gjak kudo. Me erdhi per te vjelle, por mbajta veten. Ashton nuk duhet ta kuptonte.
"Une po dal pak." i fola Ashton dhe ai vetem sa pohoi. Mora shkopin e bejsbollit fshehurazi tij dhe dola nga dhoma.Dhoma 124. Po kerkoja dhomen 124 tek Gamat.
Arrita atje dhe i rashe deres lehte. U hap dhe djali i fotos me doli para i befasuar. Pa i kerkuar leje, u futa brenda dhe pasi perplasa deren, gjera e pare qe bera ishte ta godisja fort ne kembe.
"Pra, le te flasim." i thashe teksa u rrezua ne shesh nga dhimbja. "Alexander Cooper. C'te kujton ky emer?"
"Une nuk di asgje! Nuk di per cfare po flet!"
"Oooh, nuk dinke as edhe nje gje, he?" e godita perseri, kesaj here ne kurriz. "Nuk ishe ti ai qe i ngule thiken Alex-it?"
"Jo, b*shter e cmendur!"
"Me fal, si me quajte?" bertita tere nerva dhe fillova ta qelloja akoma dhe me keq.
Nuk kaloi shume dhe gjithcka doli jashte kontrollit. Po shfryhesha dhe nuk e merrja vesh nese po qaja apo po me vinte mire qe po e rrihja kete idiot.
Nuk isha ne vete.
Ndjeva dike te me shtynte murit dhe te me rrembente shkopin prej duarsh. Ngrita koken te shikoja Ashton-in flake ne fytyre e te rrembyer nga inati. Me kapi krahun fort dhe me nxori prej asaj dhome duke me hedhur ne korridor.
"Je cmendur gje?" bertiti ai. "I ke trute ne vend apo jo?? Cfare ishte ajo?" me shkundi nga shpatullat. "Mu pergjgigj, Daisy! Cfare dreqin ishte ajo??"
Fillova te qaja pa kuptim teksa Ashton bertiste dhe me bente moral per veprimin qe bera. Gjeja tjeter qe di eshte se tridhjete minuta me vone isha tek drejtori dhe pothuaj te tere e moren vesh c'ndodhi."
"Ky eshte shembulli qe jep ne shkolle nje si ti?" me qortoi babai i Ashton. "Je nje Elite, zonjushe, e kupton c'do te thote fjala ELITE?"
"Me falni, situata me doli jashte kontrollit."
"Te doli jashte kontrollit. E quan kete justifikim??" ia beri ai gati per te reaguar akoma dhe me keq.
Mori fryme thelle dhe u kthye nga Ashton.
"He, po ti? Studente te tille mban ne grupin tend? E shikon qe kisha te drejte? Ti nuk vlen per asgje! As lider nuk je." i tha ai teksa Ashton perpiqej te qendronte i qete. "Kurre nuk do t'ia kalosh Alek-
"ALEXANDER-I KA VDEKUR!" bertita une. "Sado qe ta shani djalin tuaj, ai nuk do te kthehet, kurre! E kuptuat, kurre? Keshtu qe vazhdoni me jeten! Ashton Cooper eshte nje i Pare i shkelqyer!"
"Dil jashte. Nje muaj pezullim nga shkolla." tha drejtori me se i bezdisur. "Te pashe edhe njehere ne zyren time, je e perjashtuar!"
Dola me se e turperuar prej andej dhe me lotet ne sy u ktheva ne dhome. Po tani ku do te te shkoja? Une nuk mund te kthehesha ne shtepi. Ashton me siguri me urrente dhe te tjeret- tani as qe me interesonte per ata mashtruesit.
U qetesova per rreth nje ore, te pakten aq besoj se kaloi derisa ne dere trokiti dikush. U ngrita e lodhur dhe e kapa pakez sa per te nxjerre koken.
Nje vajze e gjate, me floke te shkurtra tamam si djale dhe tatuazhe po mbante nje kuti pice ne dore.
"Mirembrema. Armando's Pizzas. Kishit porositur?"
"Um, jo, nuk kisha porositur." ia bera une paksa e dyshimte.
"Atehere, ndoshta ka porositur shoku juaj i dhomes?" ma ktheu vajza qe pertypte camcakez gjate gjithe kohes.
"Hah, e nga e ditke ti qe une jetoj me dike tjeter ne dhome, madje qe eshte djale?"
"Oh sa te veshtire qe e ben." rrotulloi syte ajo dhe gjithcka mora vesh ishte se pese sekonda me vone po qendroja e ngjeshur ne mur dhe nje pistolete drejtuar kokes.e di e di kapitull i shkurter po ky moti i shit-it ma ka hequr inspirimin fare dhe jam komplet meeeeeehhhh xp premtoj se kapitulli tjeter do jete 1500 fjale ;)
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.