XLI

1.4K 126 35
                                    

lart keni nje foto te vellait qe ka vdekur te ashton; alexander cooper-it. ky kapitull ka te beje me te kryesisht dhe do jete me shume si ne formen e nje flashback-u :) lexim te mbare

- f l a s h b a c k -

"Hej, Alex. Tani cfare ke ne orar?"
"Matematike me duket. Ti?" nderroi librat.
"Edhe une. Domethene qe mund ta vazhdojme ate muhabetin.." tha Mick dhe u mbeshtet ne mur.
"Pa merak, cdo gje do te zgjidhet."
"Hm.. Eh mor Alex ehh." tundi koken Mick.
"C'pate keshtu?" qeshi Alex teksa mbyllte dollapin e vet.
"Po ja, se c'po kalon njera qe ti e ke pak fare fiksim." beri me koke Mick dhe koka e Alex u kthye menjehere ne te majte.
Ja tek kalonte ajo, si gjithnje e veshur me rroba krejtesisht te zeza, ondet e crregullta dhe kufjet e zeza ne vesh. Shikonte drejt dhe nuk i interesonte asgje tjeter pervec botes se vet.
"Mos e shiko me se te iken truri pastaj." u tall Mick teksa qeshte me te madhe me shokun e vet.
"Ah, mallkuar qofshin ato rregulla. Sot do ishte imja." mblodhi grushtat Alex.
"S'e kuptoj c'te intereson tek ajo. Eshte dhe ne grupin e Papilloneve [grupi i artisteve ne shkolle] madje."
"Sikur te isha dhe une aq i panjohur sa ajo." tundi koken  ai dhe te dy u drejtuan per ne klase.
Te tere u struken cepave sapo Alex filloi te levzite ne korridor. Ai e urrente kete gje.  Keta njerez ishin mesuar ta kishin frike gjer ne palce Eliten.
Frika u sillte urrejtjen, xhelozine. Deshiren per t'i sulmuar.
Po ia ndiente te gjitha anet ketij pozicioni.

U ul ne banken e vet dhe duke e ditur qe profesori nuk do kishte kurrsesi kurajon t'i fliste, vazhdoi i qete biseden me Mick, qe per fat te keq nuk zgjati.
"Kerkohet ne drejtori i Pari." hyri dikush brenda ne klase dhe koka e Alex-it shkoi lart.
U ngrit perseri ne kembe dhe bashke me informuesen e shkolles shkoi ne drejtori, ku nga jashte degjoheshin te bertiturat e larta e babait te vet dhe te nje femre.
Pamja brenda e befasoi; ulur ne nje karrige para tavolines qendronte vajza per te cilin i skihte rene ne koke prej nje viti.
"Alexander, erdhe." foli i ati. "Zonjusha Kristen Miller ketu ka hack-uar tere sistemin e shkolles me justifikim se ishte 'teper i prapambetur'. Meqenese je ti i Pari, ta leme ty vendimin perfundimtar.
Kristen rrotulloi syte dhe ferkoi fytyren me duar.
Alex nuk i hiqte dot syte prej saj.
"Pavaresisht gjithckaje.. kjo eshte kunder normativave te shkolles.." foli ai. "Nuk mendoj se puna duhet te shkoje gjer ne perjashtim nga sistemi arsimor, por nje shperngulje e menjehershme duket me se e denje per kete veprim."
"U vendos atehere." mori fryme babai i Alex. "Shperngulje. Shkoi bej gati valixhet dhe te dua jashte kesaj shkolle."
"Patetike." tundi koken Kristen dhe u ngrit ne kembe duke iu drejtuar deres pa ia hedhur syte fare askujt.
Alexander shkoi pas saj.
"Hej, Miller."
"Cfare doni tani?" iu kthye ajo ashper.
"Ku e ke shtepine?"
"Cfare?" mblodhi vetullat.
Alex iu afrua.
"Per cfare te duhet adresa ime? Te me sekuestroni dhe dhomen?"
"Ne fakt une po mendoja te te nxirrja per darke sonte.." pa Alex nga muri. "Por dhe dhomen ta sekuestroj nese do."
Kristen e pa e cuditur dhe ia plasi te qeshurit menjehere pas.
"Sapo me ndoqe nga shkolla dhe tani po me kerkon te dal ne nje takim me ty?"
"A mund ta kem dhe nje puthje gjithashtu?" qeshi Alex.
"Ti je i cmendur." tundi koken Kristen.

Por puthjen ia dha gjithsesi.
[Kristen eshte Kris  nese nuk e njohet dot]

-

U fut ne shtepi me nje buzeqeshje ne fytyre por te bertitura te tjera ia shkaterruan lumturine e asaj dite.
Pa Jeremiah-n e vogel qe ishte ulur ne nje cep te sallonit me fytyren nen krahe.
"Jem, cfare po ndodh?" e pyeti Alex.
Ai i dha nje shikim te trishte dhe Alex e kuptoi menjehere.
U drejtua per nga zyra e babait dhe ndaloi te pragu i deres.

"Nuk dua. Nuk do ta pranoj ate leter kurrsesi!" bertiti vellai i tij Ashton.
"A ha shqip ti? E kupton qe vetem po prish pune??" iu kthye me keq babai i tij.
"Nuk eshte faji im qe mami po na le! Eshte joti dhe vetem joti." qau Ashton, flak i kuq ne fytyre. "Ju kurre nuk menduat per ne! Ajo sillte dashnorin e saj ne shtepi teksa ti shkoje ngrohje krevatin e ndonje prostitute!"
"QEPE!" uleriti i ati dhe e goditi ne fytyre me sa fuqi kishte. "Mosmirnjohes!" e goditi akoma dhe me fort.
"Baba! Mjaft." vrapoi brenda ne dhome Alex.
I ati i tyre mori fryme rende dhe doli prej zyres ne flake.
Alexander e pa teksa ikte dhe shkoi per te vellai i vet.
"Ashton.. Je mire?"  e pyeti ai dhe beri t'i vinte doren ne shpatull por Ashton ia hodhi tej dhe u ngrit ne kembe.
"Mos provo te besh sikur te intereson!" bertiti ai. "Per ty eshte shume e thjeshte, je i preferuari i tyre. Rrezik edhe sot te vdesin do te te kene lene gjithcka ty!  Ndersa une jam gjithnje me poshte. Se ty, se Jem, se Harry. Jam mallkimi i tyre!"
"Ti mendon se une desha te jem i tille?" e pyet Alex.
"Ja qe je!" qau akoma dhe me shume Ashton.
"Ashton, nje dite ti do te jesh me shume se kaq." ia beri Alex me gisht nga vetja.
"Kur? He pra kur do jem dhe une si ti??"
"Duhet te presesh.."
"Dhe sa te pres me Alexander?" bertiti Ashton perseri dhe u largua prej andej me fytyren te mbuluar nga mavijosjet e goditjeve.
Ai u ul ne nje karrige dhe shkuli prej vetes kravaten e shtrenjte te Elitave.
"Ne djall." ferkoi fytyren. "Vafshi te tera ne djall."

- f u n d   i   f l a s h b a c k -

"Mbase mendoja pak si teper per veten." u gelltit Ashton teksa shikonte nga pllakata e madhe.

ALEXANDER DENVER COOPER
1 JANAR 1995 - 2 MARS 2013
NGA FAMILJA
U PREFTE NE PAQE

"Jam e sigurt se ai te donte gjithsesi." i preka shpatullen. "Eja. Shkojme tani."
U nisem duke lene pas varrin.
"Daisy."
"Po?" iu pergjgija.
"Mendon se ka dicka qe nuk shkon me kete ngjarje? A nuk ishte pak si teper e thjeshte rrasja e Kris-it ne burg?" pyeti ai.
"Kete do te zbulojme Ashton." ia ktheva dhe u futem brenda ne makine.

ye well :p
se si ndihem qe mundojne dhe 8 kapituj nga fundi ..--..
lere se do te vije per te qare pastaj xD gjithsesi, faleminderit per 8.9K. seriozisht.
shoutout to sort0fdrunk who is awesome ;P
killerofflighta dhe ofc, xhuliondrecaj


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now