XXXIII

1.5K 128 52
                                    

hello everyoneeee xp sa shekuj kane kaluarrrr :oooo jk jk keto dite s;me ka ardhur fare per te shkruajtur buut buut i decided to reward u with a cool, coool, chapter xpp

this chapter is ofc for jerina1000 dhe shkoni lexoni librin e ri  te xbri29x Once Again.

Kaluan tre dite dhe Davida qe e kishte vene re shqetesimin tim te tepert, me mbushi mendjen t'i tregoja cfare dreqin po ndodhte dhe pasi ia shpjegova cdo gje, me tha te kisha shume kujdes dhe te sigurohesha mire se vrasesja ishte Kris para se te vrapoja per ne polici.

Dhe ne daten 1 Nentor, kur Z. 'Can't Touch This' kishte ditelindjen, sigurisht qe duhet te organizonte nje feste high class ku gjithe pasaniket e shkolles do te tregonin rrobat e tyre Versace a ku di une.

Ftesa per kete sigurisht qe erdhi dhe Davida me shoqeroi shume perzemersisht, madje me shqelma per ne qytet qe te blinim nje fustan.
Harxhova mbi $500 per nje fustan e nje pale kepuce koti [foto lart] dhe perfundova ne dhomen e Davides me bikudina ngjeshur per floku si ato femrat e viteve '70.

"Po sikur sapo te vete atje ai te me nxje- Auuuc!" bertita teksa Davida me hoqi me force nje bikudine. "Po kjo per cfare ishte?"
"Sepse flet kot!" ma ktheu ajo. "Gjithcka do shkoje mire -nuk besoj te jete aq i cmendur sa te te poshteroje ne mes te festes."
"Dav, ai eshte aq i cmendur."
"Mos fol me se do prishesh buzekuqin." hoqi ajo bikudinen e fundit dhe mori mashen e nxehur ne dore.
Pasi floket e mi moren nje pamje te konsiderueshme, vesha fustanin dhe kepucet qe normalisht ishin te zeza dhe ne nje cante qe ma dha hua Davida futa cfare me duhej dhe shkuam me makine tek festa.
Pasi pershendeta Daviden, aq me shume qe ecja drejt salles se festes, aq me shume e ndjeja se ky mjedis nuk ishte per mua. Klasikja s'ishte dicka qe me pelqente.
Ndjeva nje 'mini' clirim dhe edhe pse takat nuk ma lejonin, shpejtova per tek Alya dhe Mia sapo i pashe.
Ishin veshur si ne perralla teksa i flisnin te buzeqeshura njera tjetres.

Ne nje cep tjeter te dhomes ai.
I veshur me kostum blu saks dhe kravate te zeze me vija te bardha. Edhe pse dukej sikur Jezu Krishti e kishte sjelle me duart e veta ne ate dhome, prape une e kisha inat dhe mezi prisja te binte nga shkallet e te thyente qafen. Thjesht imagjinoni sa bukur ishte sikur ajo kepuca e tij e dashur, e bukur, te rreshqiste ne dyshemene e lemuar dhe BOOM!
Arrita dy shoqet e mia dhe folem mjaft. Rashe ne dashuri me faktin qe Alya as kishte marre mundimin me te vogel per t'u dukur e bukur sot dhe prape se prape ishte bere magjepsese me floket e gjate te shtrire dhe fustanin e mjaft te thjeshte.
Mick dhe Josh na u bashkuan pikerisht ne momentin qe ne sfond u vu kenga e ditelindjes dhe nje torte gjigande hyri ne salle.
Mick i buzeqeshur doli para te tereve gati per fjalimin e vet.
"Nentembedhjete vjet nga lindja e nje legjende. Harro cfare thone te tjeret, Ashton Denver, une jam me se krenar per ty. Madje dhe Alexander, kudo qofte. Edhe njeqind vjec, vellai qe nuk kam patur kurre." tha ai dhe piu nga gota e vet.
"Sic do thoshe ti," qeshi ai me pas, "Go harder or go home, b*tch. Ja pse pas kesaj, KEMI NJE MEGA PARTY QE NA PRET NE OBORRIN E FESTAVE!"
Te gjithe brohoriten te gezuar teksa Ashton mbytej nga perqafimet e shokeve.
U ktheva ne dhome me vajzat per te hequr rrobat dhe makiazhin e rende e per tu veshur me rrobat me te rehatshme qe gjeta ne dollap e shkuam keshtu tek festa e organizuar vec per ate idiotin.
Edhe pse nuk kishte as nje jave qe i ftohti kishte rrethuar shkollen, prape se prape ai te befasonte me bemat e tij mishngethese po duket se vajzave as qe u interesonte sepse ishin te tera ne bikini teksa hidheshin ne pishinen me uje te ngrohte pa problem fare, madje tere te qeshura.
Ashton vete kishte zgjedhur te vishte xhakete lekure siper bluzes gri dhe pantallonave te zeza. Dukej si bad boy i qytetit i rrethuar nga gjithe ato femra.
E teksa e shikoja ashtu nje vajze me bllokoi pamjen me figuren e saj te gjate dhe buzeqeshjen e cuditshme.
"Hey! Daisy apo jo?"
"Um, po?!" ia ktheva une.
"Do te luash nje loje me mua dhe ca te tjere?"
"Ok, whatever." tunda koken.
"Fiiiks!" u gezua ajo dhe kapi doren time.
Filloi te ecte me shpejtesi pertej turmes dhe sapo shikonte dike qe e njihte, i therriste direkt.
"Ashton!" bertiti ajo dhe une sa nuk me erdhi t'i mbyllja gojen. "Je per nje loje?"
Idioti u largua nga vajzat te cilat varen turinjte menjehere dhe teksa na arrinte, vajza qe me mbante doren me beri nje nder dhe eci akoma dhe me shpejt gjersa perfunduam ne nje nga dhomat e gjumit te konviktit aty afer.

U beme gjithsej tete veta. Une, Ashton, Mia, vajza qe quhej Hailee, nje vajze tjeter qe sarkazma dhe shakate e hidhura nuk i mbaronin kurre; Agnesa, Neri nga ajo dita ne mence dhe dy djem; Austin dhe Daniele.
Dhe sigurisht qe duhet te luanim lojen me shishen e birres.
Filluam me 'E vertete apo Sfide'.

Nerin e sfiduan te godiste Danielen ne fytyre dhe thoni se nuk e beri? LOL jo. Atij te shkretit i ngeli shenje ne faqe teksa Neri qeshte me lot. Agnesa pranoi se kishte qelluar nje presore te saj me shqelm sepse e kishte vene ne grup me nje vajze qe urrente dhe Austin puthi Hailee-n ne buze.
Shishja e birres ra nga Ashton dhe une po i lutesha Zotit e Djallit bashke ne ato momente qe Hailee mos te me perfshinte mua.
"E vertete apo Sfide?"
"Sfide." u pergjigj sigurisht ai dhe Hailee kafshoi buzen e menduar.
"Hm... Te sfidoj te... besh ate 'Five Minutes in The Closet' me Daisy-n! Dhe nese nuk e ben, do paguash njemije dollare dhe do ulerasesh nga dritarja 'jam gei'!"
Ashton shkundi shpatullat dhe u ngrit ne kembe duke iu drejtuar dollapit ndersa une shikoja majtas djathtas e coroditur.
"Por- por eshte e ndalu-
"Jo neper festa." tha Austin dhe piu nga birra e tij.
Me zemren ne fyt u ngrita dhe u futa ne dollap duke u ngjeshur per cepi. Ai u fut brenda gjithashtu dhe mbylli deren. Ishim aq ngushte, sa gjoksi im ishte pothuaj i kompresuar me fundin e kraharorit e tij dhe jo nuk ishte aspak ndjenje e mire. U detyrua te ulte koken ngaqe ishte shume i gjate dhe i ndjeja frymen ne fytyren time.
"As qe mos e mendo te me prekesh." e kercenova duke peshperitur dhe ai qeshi nen ze.
"Hah, ty? Qe s'di as te puthesh? Me siguri kam qene i pari."
"Jo, nuk ke qene ti puthja ime e pare, idiot!" i kundershtova.
"Oooh, me ler ta gjej.. Quhej Rick dhe ishit ne kopsht." tha ai dhe sikur e ndjeva qe rrotulloi syte.
"Sa per informacion quhej Richard dhe isha klase e trete."
"Damn, sa iu afrova."
"Oh dhe nje gje e fundit, Ashton. Jem nuk eshte i dashuri im. E shpika."
"Sipas teje s'e dija une?" ma ktheu.
"Sa i shpejte qe je, per zotin." u perpoqa te levizja por kisha ngecur.
"Je e sigurt qe je C cup, Daisy?"
"Cfare?? Sigurisht qe jam!" perpak sa nuk bertita.
"Na bej ndonje muhabet. Kemi pese minuta ketu dhe kane kaluar vec dy."
"Nuk dua te flas me ty." ktheva fytyren nga ana tjeter.
"Epo dicka duhet ta bejme. Une nuk i paguaj ato njemije dollaret."
"Jo vetem koprac por dhe ambicioz gjer ne dhembe. Urime."
"Normale." mori fryme. "Tani, meqenese na duhet te bejme dicka, shpresoj vetem mos te te bjere te fiket."
Ndjeva krahun e tij rreth belit dhe ne sekonde pothuaj me kishte ngritur peshe.
"Ashton cf-
Nuk arrita dot te ktheja as koken sepse dhembet e tij me kafshuan mishin e qafes sime dhe si per te bere te qaja, filloi te thithte si plagen qe sapo beri.
Edhe pse beja cmos qe te ikja nga ai isha e tera ne flake dhe me se e sikletosur teksa stomaku me ishte bere si tollumbace teper e fryre.
Nuk kaloi shume dhe Ashton idioti me leshoi.
"E pra, tani e ndjeve sa ambicioze jane dhembet e mi." ia beri ai me krenari ne zerin e vet.
"Je i vdekur. I vdekur. I vdekur!" e qellova ne kraharor teksa qeshte. "Nuk e kuptoj cfare dreqin ke keshtu, une thjesht po perpiqem te jemi shoke!"
"Mbase une dua te jem shok me ty!" ma ktheu ashper. "Mbase dua-
"Heeej, juve aty brenda!" u degjua zeri i Hailee. "Mos e digjni dollapin!"
E ndjeva te psheretinte me te madhe teksa hapte deren e dollapit dhe dilte prej andej pothuaj me force.

Dola pas tij dhe u ula ne vendin e meparshem.
"Me falni por une nuk ndihem mire. I gjithe ky alkool po me ben per te vjelle." genjeva dhe Hailee me pa e shqetesuar.
"Kam ca pilula per hangover. I do?"
"Me jep nje. Do shikoj nese e pi." ia ktheva dhe sapo ma dha, u largova nga ai vend pa u menduar fare.


Lava fytyren ne tualetin tim dhe menjehere sapo ngrita koken per te pare veten ne pasqyre, nje shenje e madhe ngjyre manushaqe u shfaq ne qafe duke me kujtuar dhe nje here cfare ndodhi vetem para cerek ore.
Ai njeri ishte kaq..
Uff.

mos pyesni kur do bej update perseri sepse as qe e kam idene xp
java para fillimit te shkolles me ben te me duket vetja si justin timberlaketek videoja e tij 'T.K.O' kur ajo e zvarrit me makine drejt humners lol idk


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now