Sharks were born swimming.
"Nje Elite duhet t'i bindet me perpikmeri cdo vendimi te Te Parit, qofte per ceshtje shkollore ose jashte shkollore."
"Nje Elite nuk mund te kete kontakt me dike jashte grupit te vet."
"Nje Elite ka te drejte te sillet ne menyren qe deshiron me dike jashte grupit te vet."
"Nje Elite qe tradheton grupin e vet, hiqet menjehere nga posti dhe sipas vendimit te Te Parit, perjashtohet ose jo nga shkolla."
"Nje Elite nuk mund te kete asnje lloji marredhenie fizike apo sentimentale me Te Parin."
"Nje Elite duhet te jete gjithnje i ndershem, i kujdesur, i ftohte dhe te kete nje pamje te pershtatshme."
"Nje Elite eshte gjithnje i respektueshem dhe i matur para Te Parit."
"Nje Elite mban gjithnje veshur unformen ne ambientet e shkolles...."
Kishte vajtur ora dy e nates dhe tashme kisha lexuar gjysmen e rregullores se Elitave e cila me pak fjale perkthehej keshtu;Nje Elite duhej te jete nje bastard antisentimental si dhe nje kavie e perkryer e Te Parit.
Sigurisht qe s'do behesha kurre nje kavie e Ashton. Mbase ai s'i kishte nxjerre briret akoma por s'kishte pare temperamentin tim. Pastaj te gjithe ne shkolle, pervec atyre debileve te Lozonjareve me dukeshin njerez kaq te mire, vetem se te terrorizuar.
Papritmas dera e dhomes ra fort dhe mua perpak sa s'me zuri infrakti. Kush dreqin mund te ishte?
Mallkova shkollen qe nuk u kishte vene sy magjik dyerve, qe do te thoshte se duhet te hapja deren per te pare personin qe me kerkonte. Po sikur te ishte ndonje vrases serial?
Rrotullova celesin me ngadale dhe pashe nga jashte deres. Askush nuk dukej. Vendosa te rrezikoja pak me shume dhe te nxirrja gjysmen e trupit jashte deres vecse per te pare te tere korridorin bosh.
Gati sapo po futesha brenda perseri kur nje rrobe e zeze me mbuloi te tere koken ne nje fraksion sekondi.
Ne ulerime e siper u perpoqa ta hiqja por ndjeva duar te ashpra qe me kapen te teren dhe ne pak sekonda isha si nje thes me patate. Dikush me mbante nga krahet dhe dikush nga kembet. Me ngriten peshe dhe ndjeva se po leviznim.
Te bertiturat dhe qarjet e mia s'kishin fund por askush nuk i degjonte dhe perpjekjet per te levizur ishin thuajse te kota. Duhet vertet te me rrembenin qe diten e pare te shkolles?
Nga te dyja anet nuk degjohej asnje lloj zhurme pervec disa renkimeve te vogla dhe frymemarrjes se rende nga njeriu qe me mbante kembet.
Kaluan plot pese minuta ashtu dhe me ne fund ndaluan.Zemra me kishte ardhur ne fyt dhe mezi po merrja fryme. Po dridhesha e tere nga frika dhe pothuaj shpresova per shpetim kur njerezit qe me mbanin filluan te leshoheshin paksa. Ose thjesht po e benin sepse do te me vrisnin tani.
"Ne rregull, je gati?" degjova nje ze, gati peshperime.
"Kur te them tre, ok?" ia beri dikush me nje ze me te trashe.
Fillova te lekundesha sa andej kendej dhe peshtyma me ngeci ne gryke.
"Jo, jo, jo!" ulerita me sa kisha fuqi.
"Nje..." lekundjet filluan te zgjateshin. "Dyyyy..... TRE!"Per nje sekonde ndjeva veten te fluturoja ne ajer te lire dhe pothuaj ndjeva zemren te me pushonte, por se shpejti fillova te bija poshte me shpejtesi rakete derisa ndjeva nje substance te lenget, akull te ftohte te me zhyste brenda vetes pa pritur aspak.
Me krahet e mpire hoqa rroben e rende nga fytyra dhe mbajta frymen nderkohe.
Me syte gjysme te hapur vura re se isha nen ujin e nje pishine dhe nga jashte dalloheshin vetem drita te sfumuara, ngjyra ngjyra. Shpina ime takoi fundin e pishines dhe pa humbur kohe u perpelita per t'u ngjitur lart. Fluturova jashte menjehere dhe mora fryma pothuaj e lehtesuar, me trupin qe akoma me dridhej. Pashe rreth meje dhjetera njerez te buzeqeshur dhe kur ktheva koken ne te majte, u pershendeta nga nje e bertitur e Mick;
"MIRESERDHE NE ELITE!" tha ai dhe te gjithe filluan te brohorisnin.Muzika elektronike pushtoi sfondin dhe te tjeret filluan te vraponin me gota ne duar, me se te gezuar. Kush dreqin ben festa te henave??
Tunda koken dhe bera te arrija cepin e pishines, por dicka me terhoqi nga poshte dhe e gjeta veten perseri nen uje. U ktheva teresisht ne 'ninja mode' dhe pashe rreth meje me syte te hapur plotesisht. Sapo u ktheva prapa, gjeta nje Ashton qe po shkrihej gazit nen uje, flluska te vogla ajri qe i dilnin nga goja teksa mbante barkun me dore. Po si dreqin u fut ne pishine?
Me erdhi ta vrisja direkt aty ku ishte. Idioti. Debili!Shaka i dukej kjo? Perpak vdiqa!
Ne pak sekonda me arriti, me kapi prej beli dhe ne pak kohe ishim ne siperfaqe.Mora fryme me shpejtesi dhe kapa fort parvazin e pishines teksa ai doli teresisht nga uji. Qendroi para meje pa ia plasur fare.
Ishte vetem ne pantallona te zeza plazhi dhe i tere trupi i tij perfekt ishte i mbuluar nga buleza uji.
I dha flokeve nje dore per ti drejtuar dhe ktheu shikimin nga une duke marre fryme me veshtiresi.
Isha gati te thosha dicka, por me ndaloi.
Me ndaloi thjesht duke me dhene nje buzeqeshje perrallore, te thjeshte e te sinqerte dhe dicka brenda meje shpertheu si ndonje bombe e koordinuar.U humba teresisht ne syte e tij dhe ai e kuptoi, sepse buzeqeshja e tij u fshi komplet dhe ngacmoi hunden me gisht duke pare ne drejtim tjeter.
"Eja." ia beri dhe vetem duke me kapur me nje dore me nxori teresisht nga uji.
"Em, do te shkosh ne dhome?" ia beri, gjithnje duke me shmangur shikimin.
Pohova me koke she perqafova veten teksa ndjesia e te ftohtit me pushtoi te teren.
"Ok. Prit ketu." tha dhe u largua me shpejtesi.
Pashe rrotull meje, te tere ishin te zene duke festuar dicka qe supozohet ta gezoja une. Pashe Alyan qe buzeqeshte ne distance me Mick qe i kishte hedhur krahun ne qafe.
Nje peshqir i ngrohte me mbeshtolli te teren dhe mishi m'u be kokrra kokrra vetem nga ndjesia e mrekullueshme.
U kapa fort pas tij dhe u ktheva per te pare kush ma dha.
Ashton, tashme para meje, kishte veshur nje kanotiere te zeze dhe po shpupuriste floket nga uji.
"Me ndiq." me pa me se serioz dhe filloi te ecte mes njerezve qe kercenin.
Bera sic tha dhe shpejt ishim jashte shtepise se studenteve. Rruga qe te conte per tek dormitori yne ishte ne erresire totale dhe era vecse te shtynte ne drejtim te kundert.
Askush nga ne te dy nuk fliste.
Degjoja vecse frymemarrjen e tij tashme te lehte dhe doja vertet te thosha dicka por ishte sikur kisha harruar cdo fjale. Doja t'i bertisja qe me tremben ashtu dhe qe me hodhi ne uje, por brenda meje nuk gjeja as nje cifel inati. Madje dicka me shtynte t'i qendroja akoma dhe me afer.
Papritmas kisha frike dhe shpejtova hapat per ta arritur, duke e cikur padashje me krah.
"Me fal." i thashe paksa e skuqur dhe mbeshtolla peshqirin me shume rreth vetes.
"S'bere gje." ma ktheu ai thjeshte.
Ula koken duke marre fryme thelle. Qe kur isha e turpshme me Ashton Cooper-in?
Filluam te ngjisnim shkallet e dormitorit dhe ai me shoqeroi deri tek dhoma ime."Naten." tha duke me pershendetur me dore teksa hapja deren.
"Naten e mire." ia ktheva dhe e pashe teksa ikte.
Mbylla veten me celes dhe u hodha ne krevat e lodhur.
Nje tjeter nate pa gjume, dhe faji ishte vec i tij.
I tij, i tij, i tij.
Ai, ai, ai , ai, ai.
E marrte dreqi.
"Kush eshte A-ja?"
"Ashton Cooper."
"Paska goxha pozicion ne shkolle ky Ashton Cooper-i." ia ktheva.
"Sigurisht qe ka pozicion. Ai eshte drejtuesi i shkolles."
"Pra eshte drejtori i shkolles?" logjikova.
"Jo. Ai eshte eprori. Ai mund te beje gjithcka qe i vin ne mendje. Nese ai vendos qe ti te mos kesh te drjeten te frekuentosh asnje shkolle ne univers, ashtu behet e ashtu ndodh. Mos u shqeteso, sapo ta shikosh ke per te rene ne dashuri me te koke e kembe."
Jo tamam.
VOCÊ ESTÁ LENDO
ELITES [SHQIP]
Ficção Geralthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.