Ashton shoqeron Daisy-n dhe te tjeret ne qytet. Daisy shkon per te bere shopping dhe kalon nje darke fantastike me dy shoqet e saj te reja.
Situata te tilla raste t'pa zbulume
Jetoj shume high me nji jete t'komplikume
Krejt jon t'pagume era myk lekt jon t'palume
Ku po kalon ti per mu osht t'kalume
Degjoja djemte teksa kendonin High 3-shin ne kor dhe me vinte xhelozi. Do doja te isha djale si ta; as qe u plaste per asgje, kurse une si vajze qe isha do shqetesohesha dhe per ate fijen e flokut qe s'me rrinte kurre e shtruar sic duhej. Kishte kaluar plot nje jave nga hyrja ime ne elite dhe me dukej si dita e pare kurse atyre si e njemijta dhe as qe e kishin mendjen nga une.
Ashton ishte teresisht univers tjeter nga ne. Nuk ia varte askujt dhe gjithnje do fliste per gjera materiale e asnjehere per ate qe i ndodhte atij. S'thohste kurre dicka per jeten personale e madje as se si ia kishte kaluar. Njehere guxova ta pyesja sesi ishte sepse me dukej ca i inatosur, por ngriti vetullen e m'u pergjigj qe ishte shume mire si gjithnje. Kishte dite qe mendoja se me urrente, e dite qe qe s'ia kishte hajri. Po nje gje ishte e sigurt, me ishte bere fiksim. Kishte dicka tek ai, me sakte mijera qe me terhiqnin kaq shume. Ishte shume i dyshimte dhe aspak i mire. Dhe e vetmja menyre per ta njohur ishte profili i tij ne ask.fm*.
Ajo fotoja e tij e profilit me koken lart e vetullen e ngritur ne mes te erresires dhe pershkrimi poshte;
A. COOPER
18 | Single | US
Throw me to the wolves and I'll return leading the pack. 👊👆💃🖕
Eh te pakten ishte single. Edhe pse fotot e tij me vajza qe dukeshin si super modele ne facebook s'kishin fund.
Disa gjera i kisha zbuluar per te.
Babai i tij ishte minister arsimi dhe pronar i shkolles, gjithashtu i nje kompanie te madhe financiare ne shtetet e bashkuara te Amerikes. Pra mund te thoje se ishte i krimbur ne para. Ishte femija me i madh nder kater vellezer dhe me i perkedheluri prej tyre. Ishte mesuar qe cdo gje t'ja sillin para; te bere gati madje dhe te paketuar.
E shihje serioz gjate gjithe kohes vec duke bere qejfe e duke organizuar festa. Celulari i tij ishte aq i holle e aq i madh sa mua mezi do te ma nxinte dora. E kontrollonte shpesh, dhe gjithnje perfundonte duke rrotulluar syte kur e fuste ne xhep.
E ja tek ishim sot, ne Hummer-in e Ashtonit bashke me Mian dhe Joshin.
Alya dhe Mick ishin tek makina pas, pasi Mick insistoi qindra here qe ajo te shkonte me te. Mia dhe une sapo e morem vesh filluam direkt ta ngacmonin Alyan pa pushim saqe ajo u merzit pak. Por cdo gje do te rregullohej se shpejti.
Ne nje moment ktheva koken dhe fillova te shikoja Ashtonin prej pasqyres. Ai sikur e ndjeu, sepse menjehere ma ktheu me nje shikim qe donte te thoshte 'Cfare dreqin ke qe shef?' keshtu qe fsheva fytyren e skuqur dhe pashe nga dritarja.
Nderkohe ai ndaloi makinen dhe une e kuptova te quhet te dilja vetem ne momentin qe me foli Mia.
"Do te vij te te marr ketu nga ora 7 qe te vemi te zgjedhim fustanin e Alyas per festen e mireseardhjes." tha ajo dhe u puthem ne faqe.
"Perfekte." thashe une dhe hapa deren duke dale jashte. "Mirupafshim!"
Kisha me vete nje karte krediti me dhjete mije dollare ne te dhe mund ti harxhoja si te doja.
Gjeja e pare qe do blija; celular.
Imi ishte i vjeter dhe pothuaj sbente per asgje. Keshtu qe ndalesa e pare; Samsung Store. Hyra brenda e lumtur dhe hodha syte tek celularet fantastike te vene ne radhe. E gjithe vemendja ime u perkushtua vec tek njeri prej tyre. Nje punonjese erdhi afer e me pyeti nese doja ndihme.
"Sa kushton ky?"
"Galaxy S6? Kushton $786 dollare." tha ajo.
"Do e marr." buzeqesha une.
Pasi plotesova letrat e garancise u largova me te ne dore dhe u nisa per drugstore-in** me te afert. Gjeta nje super te madh dhe u futa brenda e gezuar. Kishte cdo gje.
Keshtu qe fillova te blija; puder, krem puder, bronzer, penel, rimel, laps sysh, laps vetullash, qerpike, buzekuqe, truk per syte, cante shkolle, lapsa, stilolapsa, fletore, bllok shenimesh, etj.
Shkova tek reparti i rrobave dhe gjeta tre pale pantallona te zeza super te bukura; njera prej tyre e grisur tek gjunjet. Me pas mora te gjitha bluzat e kemishat qe me pelqyen kurse tek kepucet bleva dy pale Converse jo origjinale po qe ishin shume te rehatshme.
Ne fund shkova tek kasa ku pagova vetem $124 dollare. Shume lire per gjithe ato gjera. Mora dhe nje kapucino te Starbucks dhe u ula te prisja Mian dhe Alyan. Ishte ora fix shtate pa kater minuta, pra kisha dhe ca minuta kohe.
Nga larg degjova borien e nje makine dhe kur ktheva koken pashe nje super makine Audi konvertibel*** te bardhe. Nga brenda ishin Mia dhe Alya qe po ma benin me dore. U ngrita ne kembe e befasuar dhe iu afrova makines se tyre nga ku buciste muzika.
"Dreqin! E kujt eshte kjo bisha?" bertita e gezuar.
"Imjaaa!!" kendoi Mia dhe qeshi. "Hip, zemer!"
Qesha dhe hipa ne makine bashke me to.
Kjo po qe do te ishte nje xhiro fantastike.
ask.fm -rrjet social ku te bejn pyetje dhe ti pergjigjesh
drugstore - lloji dyqani ne amerike ku shitet gjithcka dhe cmim shume te ulet
konvertibel - makine pa pjesen siper
YOU ARE READING
ELITES [SHQIP]
General Fictionthey're coming to get you (C) Nuk lejohet ribotimi, kopjimi ose perkthimi i materialit pa lejen e autorit.