XL

1.4K 127 40
                                    

"Kalofsh mire festat e fundvitit. Shihemi ne Janar!"me perqafoi Mia fort.
"Rrofsh sheqerke, ti gjithashtu!" ia ktheva e buzeqeshur.
"Mirupafshim!" kendoi ajo teksa vraponte ne korridor me valixhen e vet nga pas.
U ula ne shesh prane deres se dhomes time dhe fillova te luaja me nje top letre qe me gjendej aty.
Diku nga fundi nje dere u hap dhe se shpejti ndjeva nje prezence ngjitur meje.
"S'je nisur akoma." thashe teksa e ndjeva te ulej ne shesh.
"Jo." mu pergjigj Ashton mjaft i qete. "S'besoj se do te shkoj fare."
"S'do i bashkohesh familjes ne udhetimin e tyre ne crocera?"
"Dhe me pas te rri ne nje tavoline me njerez qe nuk i takoj prej nje viti duke degjuar historite e tyre te merzitshme?"
"A nuk eshte kjo cka beni ju te pasurit?" e pashe ne sy.
"Nuk ka lidhje pasuria kur je i varfer ne shpirt, Dark." tundi koken ai. "E vetmja gje qe me argetonte mua ato dite ishte kur vidhnim alkool nga minibari i babait me Harry-n dhe deheshim ne tre te mengjesit.
Pohova me koke dhe syte me vajten nga A-ja e madhe mbi deren e tij.
"Perse do e kishte bere valle ate?" ia bera me koke.

"S'ia kam idene." psheretiu Ashton.
"Ke menduar ta heqesh ndonjehere?"
"Boh. Nuk eshte se me bezdis te them te drejten." ma ktheu.
U ngrita ne kembe dhe shkova para dhomes se Ashton. Vendosa doren mbi A dhe u cudita pak kur vura re se nje pjese e saj ishte goxha me e ashper si pjesa tjeter.
Si e gervishur, nese do e shikoja me mire.
"Me cfare fshihet boja e vjeter?" e pyeta perseri.
"Boh. Me duket eshte proces i gjate a dicka e tille. Me alkool dhe nje lloj spatule." me shpjegoi pasi u ngrit ne kembe. "Pse, c'ke ndermend te besh?"
"Ke alkool ti?" thashe teksa e kerkoja kete gje ne Google.
"Kam nja ca te forte."
"Ma sill."

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\

Mora 'spatulen' a ca ishte dhe fillova te gerryeja me kujdes siperfaqen e deres.
Boja kishte me shume se tre vjet dhe era e rende e alkoolit qe i hodha me pas po ma perzinte stomakun por vazhdova gjithsesi.
Dicka po dilte ne pah.
Bera nje hap pas dhe me frymen e crregullt pashe c'kisha para.
Nje e gervishur.

"DHOMA 349 RAFTI 1"

"Daisy e ber-
Ashton ngeci ne vend.
"Me thuaj qe e di ku eshte." i thashe me nje fryme.

Ai u kthye me kurriz dhe filloi te vraponte me sa mundej, une pas tij.
"Idiot! Paskam qene kaq idiot." bertiste neper shkalle
"Celesat e godines D urgjent." i tha ai burrit me syze te sekretaria.
"Une.. Une e di qe je i pari por-
"Debil! E merr vesh me ke po flet?? Mi jep ato celesa ose te nxora me shqelma prej ketej!"
"Ashton." i vura duren mbi shpatull. "Zoteri na falni, na duhen ato celesa. Eshte ceshtje me mjaft rendesi."

Ai na i dorezoi dhe nen morine e celesave Ashton gjeti 349-en.
"Kush jeton ne ate dhome? Te 349-a?" pyeti Ashton duke u perpjekur te ruante qetesine.
"Ajo dhome ka vite bosh. Nuk lejohet askush atje..."
"E pse keshtu? Kush e tha kete?" bertiti Ashton perseri.
"Me urdher te Alexander Cooper-it."

Me urdher te Alex-it?? Po c'lidhje kishte kur ai kishte vite qe kishte vdekur?
Ashton u vrenjt.
U nisem drejt asaj dhome.
Hapi deren dhe brenda na priti ajri i ndenjur dhe pluhuri. Ashton beri para me shpejtesi dhe filloi te hidhte raftin e pare me libra ne shesh. Asgje.
Keshtu qe filloi t'i shkundte nje nga e nje. Perseri asgje.
Durimi po i sosej dhe kur merrte fryme kerciste dhembet nje nga e nje.
"Ashton, te lutem qetesohu." i fola. "Ashton!" nuk degjoi.
Nje zarf ra nga nje liber qe ai e hodhi neper ajer dhe te dy njeheresh u zvarritem ta merrnim.
E kapa une.
E hapa, ishte nje leter.

"Jeta ime,

Nuk do te te kthej dot pergjigjje, keshtu qe te me shkruash mos u mundo. E mora vesh cfare ndodhi, dhe me ler te te them se ti i meriton parate.
Pasi te te thone lajmin, merr avionin e pare dhe largohu, shko. Une jam brenda teje - ne zemren tende, ndaj kurrsesi mos u ndje bosh. Mos shiko me nga e shkuara dhe shite shtepine.
Ah meqenese po udheton, pse nuk shkon ne Malibu?
Dhe me bej nje nder te fundit, mos eja te shikosh trupin tim ne morg.
PS; Gjeagjezat ne fund, para cdo pike perfundimi.

I joti pergjithmone,
Alexander D.
Cooper"

Syte e Ashton ishin te pakuptueshem ne ato momente.
"Eshte shkrimi i tij?"
"Po." pothuaj murmuriti.
"Ai.. Ai e dinte qe do vdiste?" shtanga ne vend. "Po kujt i drejtohet ne kete leter?"
"Krisit.. Kjo ka qene dhoma e saj."
"Po kjo ne fund c'eshte??"
Ashton mblodhi vetullat.
"Gjeagjezat ne fund para cdo pi- Cohu. Tani."
Shkuam perseri ne dormitorin tone dhe u futem ne dhomen e Ashton. Mori nje laps dhe nje leter dhe u ul para tavolines se tij te shkrimit.
"Alex qe i vogel merrej me ndertimin e enigmave. Linte letra te tilla neper shtepi dhe rralle arrinim t'i deshifronim sakte. Ishte si nje Dan Brown i dyte." tha Ashton teksa hidhte syte perseri nga letra. "M'i kishte mesuar nja dy menyra per t'i zgjidhur por asnjehere nuk ia gjeja fundin."
Mori nje format te bardhe dhe shkruajti;

"MUNDO PARATE SHKO BOSH SHTEPINE MALIBU MORG"

U perpoqa te kuptoja logjiken.
Gjeagjezat ne fund, para cdo pike perfundimi.
Ashton kishte shkruajtur fjalet e fundit te cdo fjalie. Ndoshta kishte te drejte, ajo cfare vinte para pikes, ngjitur me te, ishte fjala e fundit.
Pra kishim; mundo, parate, shko, bosh, shtepine, morg. Nuk kishin asnje te perbashket. Ti vendosje sipas nje rendi, s'kishin kuptim.
"Po keto fjale nuk kane lidhje." u shpreha. "Nuk krijojne fjali. Ti bashkosh.. Nuk behet gje. Malibumorg? C'kuptim ka kjo? Mos ndoshta me pjese te fjalise, ndoshta malimoburg.. Prape s'ka kuptim."
"Thuaje perseri ate qe sapo the." mu kthye Ashton.
"Prape s'ka kuptim..?"
"Jo dreq, ate me para kesaj. Thuaje."
"Malimoburg." e perserita.
Ai zmadhoi syte i shtangur.
"Cfare ka.." u tremba. "Malimo... Burg... Oh jo jo. Shiko do jete thjesht rastesi, mendja ime-
"Atehere si dreqin doli fjala burg prej andej? Vazhdo provoje me fjale te tjera."
"Okay." u mendova. "Mundo, parate. Munpara dote?"
"Do te." pohoi Ashton.
"Shko, bosh." bera radhen. "Po kjo jane fjale pa rrokje... Shkobosh? Boshko? Shkoshob?"
"E bejme me vone kete. Vazhdo."
"Ej prit, shtepine ngelet vetem. Shiko nga c'do marr vesh une ne ketu po punojme me germat e fundit." arsyetova. "Pra kemi;  Do, te, ko, osh, ne, bu, rg.
Pame te dy njeri tjetrin.
"DO TE SHKOSH NE BURG!" bertitem njehereshi.
Fillova te kerceja e lumtur neper dhome qe me ne fund e gjetem, por dukej se nuk do te zgajste shume.
"Prit pak.." u ngrit Ashton ne kembe.

"Nga e dinte Alexander qe Kris-i do te shkonte ne burg pas vdekjes se tij?"


ooooooooooooooooooooooooo HELLO MA LUVIEZ AND HATERZ
yes dis is da new chapter dhe elita do te vazhdoje e do te vazhdoje e do te vazhdojeeee gjer ne fund dhe nuk ka asnje lloj SHANCI qe une ta heq si histori. madje brenda dhjetorit perfundon si liber.
faaaaleminderit qe pritet per kete update, kontrollatoret te vihen ne pune se mos kam kopjuar nga ndonje histori tjeter mqns jane bere shume te devotshem tani dhe te fokusuarrr
also they can eat my shit in a golden plate :))))))))))) se nuk ka bere vaki qe kristi rrapaj te kopjoje (pervecse ne provime nrmle :p)
elita kaloi 8.4k lexime keep going my babies cojeni ne 10k sa t plasin ciiik fare te tjeret :3 :3
komentoni sa te doni jeni te mikpritur dhe ate enigmen aty lart kam ndenjur dy ore ne klase per ta krijuar -.-""

deri heres tjeter
 ia kalofshi mire dhe mos i besoni askujt me te cilin flisni ne wattpad ;p ;p

shoutout to THIS USER and the amazing book we are gonna write together VERY VERY SOON livja_
po vin nje liber i ri nga yoursforevahhh ;) ;) dhe lexoni bad blood te ArviolaSwift

BYE



ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now