X

1.6K 138 11
                                    

ne qofte se celulari ose pajisja elektronike me te cilen po lexoni kete ua suporton mund te me degjoni nje kenge me te cilen kam shoqeruar kapitullin :) klikoni mbi tekst >>
nje super falenderim i shkon mateo_aliraj qe me ndihmoi me pjesen e dritave te makines se un jam tap nga keto gjera O_O

Dolem nga dormitori yne ne qetesi dhe iu drejtuam nje rruge qe te them te drejten nuk e kisha bere me pare. Ecnim si te fshehur sikur do te na kapte dikush, me Ashton-in qe qendronte paksa i perkulur dhe na bente shenje te ecnim apo jo. S'e kuptova pse duhet te kalonim midis pemeve te larta te Brighton per te dale jashte?
Pas plot dhjete minutash ne heshtje totale arritem tek nje gardh i larte pas nderteses. Nje burre i plakur qendronte nen driten e nje llampe te verdhe dhe me llulle ne goje lexonte nje liber teper i fokusuar. Picerrova syte dhe njoha kopertinen e Hamletit. Sapo ndjeu hapat tona, plaku u ngrit ne kembe dhe doli jashte me nje elektrik dore.
"Kush eshte aty?"
"Mbaje, Henrick, jam une." peshperti Ashton dhe nje buzeqeshje e madhe u shfaq ne fytyren e plakut duke treguar dhembet e tij, qe te themi te verteten kishin ca mungesa te theksuara.
"Ashton! Ku je mor djale? Mendoja s'do te vije. Pa he, me ke sjelle c'te thashe?"
"Sigurisht." ia beri Ashton me nje buzeqeshje krenare duke nxjerre nga xhepi nje pako prej letre dhe duke ia dhene plakut.
Plaku e hapi me shpejtesi dhe nxori prej saj nje puro kubane te ciles filloi t'i thithte aromen me nostalgji te pafundme.
"E marrte dreqi sa me kishte marre malli!" bertiti ai. "Sa te detyrohem?"
"Thjesht me ler te dal prej ketej. Nuk dua asgje nga ti." ia beri Ashton duke shtyre me dore kartmonedhat qe plaku sapo kishte nxjerre para tij.
"Sigurisht!" qeshi plaku dhe menjehere nxori celesat per te hapur nje dere metalike ne cep.
Ashton beri shenje me koke ti afroheshim dhe ne beme sic tha. Sapo plaku hapi deren plotesisht shpejtuam jashte te tere njeheresh dhe vetem pasi ai pershendeti per here te fundit Henrick-un ishim gati per tu larguar.
Sapo dolem nga zona e shkolles para nesh u shfaqen dy makina te cilat i njoha menjehere. Hummer-i i zi i Ashton-it dhe Range Roveri i Josh-it.
Ashton hipi ne makinen e vet kurse ne te tjeret tek ajo e Josh-it, dy djemte para dhe ne vajzat pas.
Josh ia beri me dritat e gjata dy here Ashton-it dhe ai e mori sinjalin duke me stopat prapa teksa kthehej ne te djathte dhe i jepte me shume gaz makines. Ecnin me shpejtesi pak te larte po asgje per t'u shqetesuar shume.
U mbeshteta te sediljen prej lekure dhe mora fryme thelle. Mick na informoi se rruga do te ishte ca e gjate pasi festa sic e thane me pare ishte jashte qytetit.
Gjithka kisha ne sfond isha Hummer-i i Cooper-it para nesh, nje kenge e Kid Cudit me volum te ulet qe vinte nga radioja dhe Mia qe fliste me Mick-in.
Ndihesha si e plogesht dhe do doja shume te kisha qendruar ne dhome ate dite. Keta me siguri do te shkonin ne ndonje feste ose disko me muzike te larte dhe drita verbuese. Do te kercenin dhe do te konsumonin pije alkoolike. Kurse une, me mire s'po flisja fare. Mbylla syte dhe u vecova nga bota per nje minute.
Mbyllet ceshtja e Alexander Cooperit. Vrasesi i tij nuk eshte gjendur.
Vrasesi i tij nuk eshte...
Vrasesi i tij...
Vrasesi.
Hapa syte e tmerruar. Vrasesi mund te ishte akoma ne shkolle, mes nesh..
Ndjeva nje dritherime te me kalonte neper kurriz dhe u struka akoma dhe me shume ne xhupin gjigand. Nuk kisha pse te mendoja per kete tani. Ajo ngjarje kishte vite. Edhe Ashton duket se e kishte harruar tashme.
Nxora celularin nga xhepi dhe pashe ore. 9 23 PM? Po une kisha fletur gjume apo kisha mbyllur syte?
"Arritem?" pyeta Alyan dhe ajo pohoi.
"Ja dhe pak." tha ajo.
Ktheva shikim para dhe pashe Ashton qe po i afrohej nje ndertese nga ku vinin drita te vazhdueshme. Shume njerez po dukeshin nga jashte dhe muzika shperthente nga te gjitha anet.  Fantastike; thahse me vete duke psheretire.
Ashton ndaloi dhe doli nga makina. Dikush me nje gote ne dore iu afrua e i shtrengoi doren, por nuk arrija te dalloja mire kush ishte.
Dyert e Rnge Rover-it u hapen dhe dolem te tere jashte ps njeri tjetrit. Josh parkoi makinen kurse ne te tjeret iu afruam Ashton-it dhe shokut te tij misterioz.
"Mick, Josh, Alya, Mia dhe.. Oh po, Daisy." na prezantoi.
Bera sikur nuk e degjova pjesen ne te cilen pothuaj me harroi fare dhe i dhashe nje buzeqeshje te vogel mikut te tij. 
"Punen e hyrjes e kam rregulluar." me shkeli syrin i panjohuri. "Futuni pa problem."
Ashton pohoi me koke pak si ne gjemba dhe na drejtoi per brenda. Qendrova pas tij duke pare dhjetera njerez qe ferkoheshin me njeri tjetrin te dehur. Cfare u pelqente adoleshenteve te sotem te kjo? E shpifur.
Brenda nderteses na mikpriti nje arome e rende parfumi dhe alkooli qe me beri te me vinte ushqimi i drekes ne gryke. Vura doren para gojes dhe teksa stomaku im vibronte nga ritmi i muzikes, mbajta veten, me falni qe po e them, qe mos te villja para te tereve.

ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now