XXVI

1.5K 133 12
                                    

KetiaRusha Ner57y do deheshim neve xppp do beheshim tap xD ai Martini qe pime e ka fajin, s'deshte te na dehte.
kapitulli i shkon Shirli_t sepse eshte njeshe.

"Ashton.." i thirra teksa mezi merrja fryme. "Nuk eshte ashtu sic duket."
"K-ka vdekur ajo?" ia beri me koke.
Mbajta frymen dhe iu afrova per ti vene duart ne qafe, por papritmas ajo u kthye dhe me kapi doren fort.
Po dridhej dhe sado qe une e tmerruar perpiqesha te hiqja doren, kishte force.
"D.. D.." ia beri ajo dhe dha shpirt para nesh.
I vura doren ne puls. Ishte akoma e ngrohte, por zemra e saj nuk rrihte.
I kishin ngulur thika kushedi se sa here ne trup, madje dhe fytyren ia kishin care. Per here te njemijten falenderova veten qe kur isha e vogel shikoja fshehurazi naten per ore te tera CSI, Sherlock dhe dokumentare per kufomat si dhe dajon tim qe punonte ne morg perndryshe sot do me kishte rene te fiket para te gjithe kesaj.
"Ka vdekur." thashe une.
"Ik se tallesh." ma ktheu Ashton tere sarkazem. "S'duket fare."
"Shiko nuk e di c'po mendon tani por.."
"C'po mendoj tani? Daisy, ne qofte se nuk e ke vene re ti je lyer me gjak dhe ke nje arme krimi ne dore ndersa ne shesh po qendron nje njeri i vdekur. E kupton, i vdekur??"
"Nuk e kam vrare une! Ishte nje kurth!" protestova ne vetembrojtje.
"Ata mashtruesit e kane bere?" pyeti ai teksa afrohej me kujdes.
"Jo, jo! Ketu puna eshte akoma dhe me e thelle! Ekziston nje i trete ne radhe. Dhe po perpiqet te na sabotoje jo vetem ne por dhe ata. I ka kercenuar te tere." i shpjegova teksa ngrihesha ne kembe.
"Atehere kush eshte?" pyeti ai teksa me shikonte koke e kembe. "Mos je ti?"
"Ashton, je gje idiot?"
"Sepse po je ti-
"NUK JAM UNE! PIKE MUHABETI." i ulerita ne fytyre.

"Shhh o debile se mos na degjojne."
"Po tani si t'ja bejme??" peshperita.
"Na duhet uthull, ose leng limoni. Ose uje me sapun." ia beri ai. "Qendro ketu."
"Prit, prit, Ashton?" ia bera teksa largohej. "Ashton Cooper mos me thuaj qe po me le vetem me nje te vdekur. Ashton te paralajmeroj!"
Per me teper, fiku dhe driten.
U ngjesha pas murit me mishin kokrra kokrra, ca nga i ftohti e ca nga era e cuidtshme qe po mbyste ambientin. Thiken e hoqa nga dora dhe e lashe aty afer. Ishte nje ndjesi e cuditshme dhe me dukej sikur nga momenti ne momenti kufoma do te ngrihej dhe e gjithe kjo do te kthehej ne film horror.
Kaq ishte.
Nxora telefonin dhe mora Ashton-in e tmerruar.

"Alo? Daisy cfare ka tani?"
"Ashton, kam frike. Idiot pse me le ketu?" peshperita duke pare rrotull.
"He tani. Po kthehem."
"Ashton." ia bera une. "Me duket Ellen levizi.."
"Ellen tani po ben party me te vdekurit e tjere kudo qofshin." ia beri ai. "Qepe tani."
"Ti e ke fajin qe po shikoj gjera!" tunda koken. "Ku je?"
"Chillax, nigga. Po vij." mori fryme Ashton.

Ashton erdhi me ne fund dhe pasi e pastroi qindra here dorezen e thikes me uthull nderkohe qe mbante dorashka, me tregoi planin.
Do te merrnim policine.

Do ti thoshim se une pas festes shkova ne dhomen time dhe kur u ktheva perseri, gjeta Ellen ne shesh. E kisha kthyer dhe kur vura re se kishte vdekur me zuri ataku i panikut, keshtu qe mora Ashton ne telefon i cili erdhi..


"Pastaj ai erdhi, mori menjehere ju ne telefon dhe ja tek jemi tani." fshiva syte e skuqur. Ashton me urdheroi qepare t'i lyeja me leng limoni qe te dukesh sikur kisha qare dhe qe ide e tmerrshme.

Po me digjnin, po me rridhnin lote dhe ishin skuqur keq.
Oficeri i policise po me shikonte me se i dyshimte teksa me jepte farcoleta per t'u fshire.
"Kane ndodhur shume gjera te cuditshme ne shkollen tende kohet e fundit." tha ai. "Dhe ti je ne te tera prej tyre."
"Fat dreqi." tunda koken dhe shfryva hundet.
Ai psheretiu me te madhe dhe u ngrit nga karrigja ku ishte ulur.
"Do te te informojme per cdo informacion. Ne 14 ditet ne vazhdim nuk je e lejuar tedalesh jashte zones se qytetit. U morem vesh, znjsh. Schultz?"
"Po, po. Pa problem." pohova une. "Mirupafshim, zoteri."
"Mirupafshim."
Dola nga ajo zyre e cliruar teksa jashte me priste Harry me makine.
Do te me conte ne shtepine e tyre sa per fundjave.
"Pra?" ja beri ai kur ishim nisur.
"Nje mal me pyetje." ferkova temthat. "Kane filluar te dyshojne."
"Sigurisht qe po dyshojne, vrasesi po pepriqet te na e hedhi ne cdo gje. Sa dime per kete psikopatin?"
"Qe i ka kercenuar te tere doemos, vetem qe te benin duart pis ne vend te tij; kjo eshte e qarte." konstatova.
"Po te dyshuar kemi?" pyeti ai duke u fokusuar perseri te rruga.
"Jo. Asnje. Te tere qe na dalin para jane lolo te tij." iu pergjgija e nervozuar.
"Do ta gjejme, Daisy." me tha ai dhe nuk foli me per pjesen tjeter te rruges.

[dhe une qe nderkohe qe shkruaj kapitullin shikoj insidious 2 ne erresire lol yolo xp]

Sapo hyme brenda, Ashton me terhoqi per ne dhomen time dhe ma hodhi varesen qe kisha gjetur ate nate ne fytyre. E kapa ne dore.
"Cfare dreqin?"
"Cfare ben varesja e Ellen ne xhepat e tua??" bertiti ai.
"A nuk ma dhurove ti?"
"Cfare??"
"Nuk ishe ti qe e fsheve te korridori 6 ate nate?"
"Jo!" ia beri ai duke rrudhur vetullat. "Ne qofte se do te beja dhurate do te ta jepja personalisht?"
"Por, ishte bileta .. Dhe une mendova se ti me ne fund.."
"Une me ne fund cfare?"
"E di ca?" tunda koken. "Harroje. Qe kurth."
"S'po te marr vesh fare." ia beri ai. "Do i them Jeremiah-s te skanoje ate varesen. Mbase gjen ndonje shenje gishti.
"Ku merr vesh Jeremiah nga shenjat e gishtrinjeve?" thashe me ironi.
"Ate thosha dhe une." ia beri dhe mori nga diku nje pako te cilen ma dha ne dore. "Gezuar ditelindjen."
Psheretiva dhe pasi u ula ne krevat, hoqa cellofonin, duke nxjerre prej kutise se kartonit nje.. Pulover.
Ashton me kishte blere nje pulover.

Seriozisht e kishte ai?
Ishte gri me blu, e gjere dhe e gjate. Grija kthehej gradualisht ne blu [foto lart] dhe ishte goxha e bute.

Gjithsesi dukej e rehatshme, por dikush dukej t'i mesonte Ashton-it si te bente dhurata.
Meqe ishte pak ftohte, e vesha siper kemishes se holle qe kisha ne trup dhe i ngrita menget per lehtesi. Edhe pse dhurate pak idiote, ishte jashtezakonisht e rehatshme sa me dukej se nuk do ta hiqja me kurre.
Kisha ca uri dhe u nisa per ne kuzhine ku ishin e te tjeret.
"Ah Daisy." me doli para Harry. "Sa do vija te te therrisja. Eja te hash."

Drekat me vellezerit Cooper tashme ishin bere dicka e perjavshme. Ndenjja me ta. Sado qe vitet kishin kaluar vdekja e vellait te tyre nuk ishte harruar. Madje dhoma e tij rrinte gjithnje e hapur, dhe e paprekur. Gjithcka sic e kishte lene ai.

Nuk flisnin pothuajse kurre per te, por Maria dikur me kishte thene dicka.

Ishte nje djale i shkelqyer. E donte gjithkush dhe donte te gjithe.
Kudo qe shkonte, u jepte doren te tereve pa frike, pa qejfmbetje.

Asgje qe te linte te dyshonte se ai meritonte te vdiste ne ate menyre.

Vajza qe vrau veten, quhej Ruby Rose. Kohet e fundit i kishte shprehur shoqes se ngushte se nje person online e kercenonte t'i vriste familjen dhe e detyronte te bente gjera ilegale per te. Njehere qe ajo nuk ishte bindur, mamaja e saj pothuaj kishte humbur jeten ne nje aksident.
Djali qe rraha, Pit Hitman, u cregjistrua nga shkolla jone vetem dy dite me vone. Nuk po e gjenim askund.

Vrasesi zgjidhte viktima, njerez me probleme familjare dhe i kercenonte ata.

Por nuk kuptoja pse kishte arritur gjer ne ate pike sa kishte vrare Ellen. Ndoshta ajo dinte dicka...


ELITES  [SHQIP]Onde histórias criam vida. Descubra agora