Kapitulli i pare.

129 22 42
                                    

Greqi, 2023.

"Pershendetjet e mia te ngrohta, i ftuari numer dy!

Jeni i mirepritur te vini ne ishullin e Thonuzit te nesermen, ne oren 08:00. A nuk po presim te gjithe per nje vere te mrekullueshme, qe te jete ndryshe nga te tjerat? Pikerisht kete po ju ofroj: nje vere me nje pije te ftohte, nen hijen e nje peme te madhe, me zhurmen e dallgeve ne sfond. Ju mirepresim.

Perqafime, numri nje. "

I hodha nje sy fteses qe mbaja ne dore, kur dola prej aeroportit. Fjalite qendronin te njejta, edhe ajo pershendetja hyrese e mbyllese e çuditshme si ne fillim mbetej. Valixhja qe mbaja ne doren e lire, besoja se do te me mjaftonte. Bileta e udhetimit qe me kishte ardhur bashke me ftesen, nuk kishte pasur date kthimi. Nuk kishte asnje adrese ne leter, prandaj nuk isha shume e sigurt se si duhej te orientohesha ne nje qytet te panjohur per te shkuar ne ishull. Ne fillim, e pata menduar budallallek, tallje dhe loje femijesh kete ftese qesharake, pastaj e pashe si diçka per te kaluar veren dhe tani, po e shihja si diçka te frikshme. Une nuk e dija kush me kishte ftuar.

-Me falni, -ndalova menjehere nje prej njerezve, qe po nxitonin te zinin nje taksi ne ate rremujen e madhe te njerezve te aeroportit. Burri qe pata ndaluar, u kthye dhe me pa i habitur. Kishte vendosur nje pale syze te medha ne fytyren e vogel sa nje grusht dhe nuk ia dalloja dot qarte shprehine e fytyres. -Doja t'ju pyesja se sa larg eshte prej ketu ishulli i Thonuzit...

-Ishulli i Thonuzit? -me nderpreu. Po vazhdonte te me shikonte me te njejten habi te theksuar ne fytyre. -Jane perhapur fjale qe e kane privatizuar. 

-E kane privatizuar? -Ishte rradha ime ta shikoja me habi. Burri ngriti supet, dukshem i çuditur qe po e pyesja per te tilla gjera. -Por e dini ku eshte nga ketu, gjithsesi?

-Besoj se duhet te mbaje dy ore nga ketu. Mbase taksite mund te te ndihmojne, nuk besoj se ka autobusa qe çojne deri ne Thonuz, ketu ne aeroport.

Une i tunda koken ne shenje falenderimi. Burri priti edhe ca se mos do i flisja akoma, pastaj u largua. Hodha nje veshtrim te shpejte perqark. Aeroporti i Korfuzit me dukej nje lemsh aq i madh krahasuar me lemshin e vogel te aeroportit te Budapestit. Kishte disa taksi te rreshtuara menjane, qe priteshin te mbusheshin deng me pasagjeret qe terhiqnin te stermunduar nga udhetimi valixhet, por nuk isha e sigurt nese duhej te shkoja me tere mend ne ate ishull.

Pashe edhe njehere ftesen qe mbaja ne dore. Dje, postieri e kishte lene ne posten perpara shtepise sime bashke me vjeturinat e gazetave. E pata hapur posten rreth ores dhjete te nates, kur me kishte dale gjumi dhe pata dale te merrja pak ajer jashte, ne oborr. Gjeja e pare qe mendova kur e mora ne dore, ishte mendimi se e kishte nisur ndonje nga koleget e punes: nje ftese dasme, ne ftese ditelindje, te tilla gjera. Pastaj, e pata lexuar dhe vorbulla e mendimeve nuk me funksiononte me.

Terhoqa valixhen pas vetes dhe nxitova te zija nje prej taksive ende te boshatisura. Shoferi qe po priste jashte, u duk i kenaqur qe gjeti dike t'i afrohej. Kur pashe qe ia kishte ngulur syte ftesen time, e rrasa ne xhep. Pyesja veten se si do te reagonte kur t'i thoja se doja te shkoja ne Thonuz: me shume mundesi do te me shikonte si te isha e çmendur. Mbase mund te mendonte edhe qe isha une ajo qe e kisha privatizuar.

-Per ku, zonje? -me pyeti tere miresjellje, por me nje anglishte te çale. U zgjat te me ndihmonte te fusja valixhen ne bagazh.

-Ne ishullin e Thonuzit, -u pergjigja. Ia lashe valixhen ne dore dhe hyra ne sediljet e pasme, pa pritur asnje reagim nga ana e tij. 

Ai u duk sikur deshi te thoshte diçka, por e vuri re qe e kisha mbyllur deren nderkohe, dhe nuk nxorri asnje fjale. Makina u tund lehte: bagazhi u mbyll. E ndoqa me sy kur u ul ne sediljen e shoferit dhe vendosi tere rrembim rripin e sigurimit, perpara se te ndizte makinen. Ktheva koken nga xhami i dritares dhe ndjeva panikun qe mu rrit ne zemer. Une s'kisha as idene me te vogel se me çfare do te perballesha. Fakti qe nuk e njihja kush ishte personi qe me kishte derguar ftesen, me terrorizonte. 

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now