Kapitulli i njezet e gjashte.

53 11 105
                                    

Hungari, 2021.

Liqeni ne parkun e qytetit kishte ngrire. Nje çift te dashuruarish ishin te vetmit qe kishin marre guximin te shkelnin ne shtresen e akullit e te benin patinazh. Vajza nuk dukej shume e zonja, kembet i merreshin shpesh dhe pengohej vazhdimisht, kurse djali dukej se nuk e kishte per te paren here. Floke debore vazhdonin te binin me ngadale prej qiellit dhe te zbardhnin vazhdimisht qytetin ate mengjes Krishtlindjeje. Kishte kaluar nje jave. Pushimet e dimrit kishin hyre me nje vrull te papermbajtur, por edhe te qete.

Po shikoja çiftin e lumtur tek rrotulloheshin ne pisten e akullit dhe pothuajse nuk e ndjeva fare pranine e Gildit prane vetes. Ishim takuar rregullisht gjate gjithe javes, pavaresisht se une nuk e kisha frekuentuar dot shkollen. Me dukej sikur nese nuk e takoja Gildin qofte edhe nje here, dita ime nuk mund te ecte e jo me te perfundonte. U ul prane meje me nje buzagaz me te çelet se vete debora dhe pastaj, me zgjati pakon qe mbante ne dore. Ishte nje pako e vogel, e mbeshtjelle me nje mbeshtjellese ngjyre argjendi.

-Gezuar Krishtlindjet! -me tha. Sakaq, u ndjeva fajtore dhe budallaqe qe nuk isha kujtuar t'i blija edhe atij diçka. Do ia blija ne mesdite dhe do ia jepja ne mbremje. Edhe pse nuk e kisha idene çfare.

-Une... nuk ishte nevoja, -mermerita pak e shperqendruar. Prania e tij gjithmone me shperqendronte, me fuste ne siklet dhe nuk dija si t'i pergjigjesha. Me pelqente te heshtja me shume se te flisja me Gildin. Ai ishte libri, qe une vetem e lexoja.

Mora pakon prej dores se tij dhe me ngadale, hoqa mbeshtjellesen. Hapa kutine dhe syte gati me shperthyen nga shatervani i loteve qe mbeten fshehur nen sy, kur pashe albumin e Dotan Hapernaut dhe siper saj, nje leter ku ishte shkruajtur me shkrimin e Gildit: "Ti je dhurata me e bukur qe mora per Krishtlindje. Gezuar Krishtlindjet, Xhudi Kardos!". E lashe me ngadale pakon menjane dhe ktheva koken nga Gildi. Me buzeqeshi e me pyeti, sikur te mos e dinte pergjigjen:

-Si tu duk?

Nuk i thashe asgje, por e perqafova fort. Ishte dhurata me e bukur qe pata marre ate mengjes. Prinderit me kishin dhuruar nje prej librave te mi te preferuar, por perpara dhurates se Gildit ajo e prinderve ishte pothuajse, asgje. Edhe Elizabeta me kishte dhuruar nje glob te lezetshem debore, ku ne mes qendronte fotografia jone, por po ndihesha egoiste dhe fajtore qe nuk mund ta pelqeja dhuraten e saj kaq shume sa ajo e Gildit.

-Eshte e mrekullueshme, -thashe, teksa u shkeputa prej tij dhe fshiva syte e perlotur. -Une... do te te bej nje dhurate ne mbremje, te premtoj.

-Te thashe, ti je dhurata me e bukur qe kam marre per Krishtlindje. Nuk dua dhurate tjeter, -me tha, u zgjat drejt meje e me leshoi nje puthje te bute ne buze.

Ktheva serish koken perpara dhe tani, vura re se si çifti i te dashuruarve kishte ndaluar dhe vajza po shikonte ne drejtimin tone. Djali ishte ngritur me kembe dhe po e ndihmonte te ngrihej, por nuk e kishte mendjen nga ne te dy. Mbase ashtu siç mendoja une per ta: se ishin kaq perfekt se bashku, ashtu mendonin edhe ata per ne. Gildi u ngrit me kembe duke me terhequr vemendjen dhe duke me zgjatur doren, me pyeti:

-Ke nderin te vish me mua? Dua te te tregoj diçka.

-Ku? -ngrita koken drejt tij.

-Surprize.

Mbeshteta doren pas pellembes se tij dhe me terhoqi. Mora ne dore pakon dhe duke mbyllur kutine, nxitova pas Gildit. Dolem te dy prej parkut te qytetit dhe Gildi ma beri me shenje te hyja ne makinen e tij te parkuar buze rruges. Hyra ne sediljen e pasagjerit dhe duke mberthyer rripin e sigurimit, prita qe te hynte edhe ai. Hoqi xhaketen dhe u ul ne sediljen e shoferit. Pastaj, mori kthese mbrapsht dhe hyri ne rruge duke marre kthesen e pare.

-Do te vonohemi shume? Duhet te jem ne shtepi per dreken, -thashe. Te ishte per mua, nuk do te pyesja fare se sa do te vonoheshim, por mami çmendej nese nuk vija ne orar. Pastaj, me kishte thene qe surprizat e Krishtlindjeve nuk kishin mbaruar ende per mua dhe isha kureshtare te dija çfare me kishte blere tjeter, perveç librit. Mamaja ime ishte tip surprizues.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now