Kapitulli i tridhjete e dy.

57 11 52
                                    

Greqi, 2023.

Tomi vdiq. Edhe numri zero. Tani, isha vetem une aty. Nje radio-marrese ishte permbysur perdhe. U perkula dhe e mora ne dore. Per nje çast, ndjeva diçka te me pershkronte te gjithen. Pastaj, buzeqesha. Ajo buzeqeshje u sterzgjat aq shume sa per nje çast u tremba nga vetja ime. Por mu duk sikur arrita t'i kuptoja te gjitha. Arsyen perse isha ketu. Arsyen se perse nuk kisha vdekur asnjehere dhe se perse me kishin mbajtur me hater. Arsyen se perse e dija çdo zgjidhje te kesaj loje qe prej fillimit.

-Ti je numri nje, Marta, apo jo? -Zeri i Kamiles erdhi pas meje. Duhej te ishte se paku, pese hapa larg meje.

U ktheva me ngadale. Po me shikonte drejt e ne sy, ai veshtrimi qe me kishte dhuruar gjate gjithe kohes. Ai dyshuesi, te cilen une nuk e percaktoja dot. Tani e percaktoja. Ajo kishte dyshuar gjithmone tek une. Kishte dyshuar dhe ma kishte shfaqur fare hapur, por une budallaqe nuk arrija ta kuptoja. I kishte vene qellim vetes te shkonte deri ne fund me keto lojera, mbase prandaj u largua prej Elizabetes gjate lojes se djeshme, mbase prandaj s'e beri gjakun uje per ata qe vdiqen, por u mbajt gjakftohte. 

-Ti i ke bere te gjitha, -mu afrua me ngadale. Syte nuk po i shkepuste prej meje. -Ti dhe ai burri qe ishte ketu pak me pare, kushdo qe te kete qene. Une e dija. E kam ditur gjithmone qe numri nje ishe ti, por nuk kisha asnje prove.

Nuk iu pergjigja. Akoma nuk kishte asnje prove qe isha une. Por une tani kisha radion ne dore. Kisha kujtimet qe me fluturonin ne koke. Kisha perballe motren time, mamane e mbeses sime dhe ajo e dinte qe une isha numri nje. E kishte ditur gjithmone, sepse ishte e mprehte duke i kuptuar gjerat me te paren. Kisha genjyer veten duke menduar se Kamila nuk do e kuptonte kurre. Ajo i kuptonte te gjitha, si te ishte grabitqari dhe une préja.

-Te kam pare qe prej fillimit, -vazhdoi. -Ne fillim, mendoja se ishe e shperqendruar vete, pas gjithe atyre qe kishe kaluar, por me pas kuptova se nuk ishte kjo arsyeja e shperqendrimit. 

Mu kujtua se si Kamila me pati pyetur ne fillim, perpara se te fillonin lojerat, nese doja te lahesha me te dhe me Elizabeten ne det. E pata kundershtuar. Sepse une ndryshe nga ata, e dija qe nuk ishte nje vere normale kjo qe do te kalonim kete. Do te ishte nje vere e paharrueshme dhe kjo perbente nje ndryshim te madh. Vetem diçka e bente te paharrueshme diçka: vdekja.

-Pastaj, diten kur Leventi humbi lojen e pare, degjova biseden tende me Tomin. Ai te pyeti se perse erdhe. Nuk i ktheve nje pergjigje te mirefillte.

E mbaja mend edhe kete. Truri tani me funksiononte per mrekulli, fare qarte. Kur te tjeret m'i kujtonin gjerat, kujtimet mund te me vinin menjehere. E mbaja mend kur Tomi mu afrua e me pyeti se perse kisha zgjedhur te vija ne Greqi kur jeta ime ne Budapest shkonte aq mire sa mendoja. Ate dite, nuk e pata ditur se perse kisha ardhur. Kisha harruar çfare po ndodhte. Cfare duhej te beja ketu. Pastaj, sa here vinte nata dhe mbyllja syte degjoja zerin e Alezit ne koken time qe me thoshte te ngrihesha, se duhej te ngrihesha dhe te vazhdoja perpara. Sa here vinte nata, i kujtoja gjithçka. E ndieja dhimbjen.

-Une te pyeta se kush numer ishe ne ftese ate dite, -vazhdoi serish. -Pata dyshimet e mia te para atehere. Kur me the se ishe numri dy, te thashe se isha numri tre sepse doja te shihja reagimin tend. Dhe ti me mbylle deren ne fytyre. Ftesat, Marta. Ato na i kishe nisur ti. Na kishe ngaterruar te gjitheve me nje mesazh ne celular, duke na bere te mendonim se ftesa vinte prej mesazhit. Ti, Marta, ishe e vetmja qe nuk pate marre nje mesazh ne celular.

Kamila ishte e zgjuar. Kishte qene gjithmone. Por kete here, kuptova se une isha shume budallaçke perpara saj. Dhe ajo i kishte kuptuar te gjitheve perpara syve te mi, perpara te tjereve qe po tregoheshin aq syleshe. Mu afrua nje hap me prane. Kryqezoi krahet ne kraharor dhe duke tundur lehte koken, tha:

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now