Kapitulli i tridhjete e tre.

115 12 112
                                    

"Njerezit ikin e vijne. Une jam shembulli i tyre... "

Kerrusur ne karrige, me stilolapsin qe e mbaja shtrenguar ne pellemben e dores sime te djathte e te djersitur kisha nisur te shkarravisja disa fjale ne nje fletore. Me pas, fleten do e kepusja dhe do e lija poshte shtratit. Shpresoja qe ta gjeja personi per te cilin po e shkruaja: mami. Akoma ia ndieja perqafimin qe i pata dhene. Ngrohtesine qe trupi i saj me pati falur. Dhe ajo buzeqeshja e saj e madhe qe iu stampua ne fytyre e duke me shkelur syrin, u tall se do te me bente makaronat e saj te keqija.

"Kjo leter eshte per mamane time, prandaj ju lutem kushdo qe e shikon, edhe nese e lexon dhe e perfundon, t'ia jape mamase sime. Ju pergjerohem me dore ne zemer per kete. "

Boja e stilolapsit shkiste ethshem ne flete dhe linte shenje ne faqen pas: ishte shume e forte, shume e piste dhe dukej sikur do te shperthente. Por shkrimi ishte i kuptueshem. Mami me kishte thene gjithmone se kisha shkrimin me te bukur ne bote, se ma kuptonte çdo fjale. Kurse mua me dukej sikur shkrimi im ishte i çrregullt, i çuditshem sikur te ishte shkruajtur me duart e nje femije te klases se pare.

"Mami, ti asnjehere nuk ke mundur te me njohesh mua ashtu siç do te doje ti te me njihje mua. Nuk ta kam lene mundesine, sepse kam pasur frike te te thoja gjithçka. Frike se mbase njesoj si te tjeret, edhe ti do te me gjykoje. Do te me quaje naive. Mami, te lutem me thuaj... çfare ka te keqe naiviteti ne kete bote? "

Nje pike loti me rreshqiti prej syrit te majte dhe vazhdoi deri poshte mjekres, ku pasi u lekund nje hop e pasigurt rreshqiti dhe u perplas ne nje pike te lehte, te njome ne letren ku po shkruaja. E perhapi me fort bojen e stilolapsit, por vetem e fryva me gjysem fryme dhe prita sa te thahej ca. Rreshqita berrylin ne syte e perlotur dhe ngrita syte drejt ores. Sot ishte hera e fundit qe akrepi i ores shenonte nje e nates e vitit 2021. Neser do te ishte hera e pare qe akrepi i ores do te shenonte oren nje te nates se 2022. Ne fakt, nje date e nje viti te njejte eshte gjithmone hera e pare dhe e fundit qe e shohim.

"Une dua te te prenzatoj me jeten time. Me arsyet se perse nuk jam ketu me ty, se perse nuk munda te jem. Dua te te njoh me Xhudin. Vetem Xhudin, pa asnje mbiemer, sepse tani ndihem e turperuar te mbaj edhe mbiemrin e babait tim. 

Ti e njeh Lilin, mami. Edhe Ferkon. Dy shoket e mi te ngushte. Por une nuk mund ta nis me ta prenzatimin e jetes, sepse nuk do te kuptoje asgje. Dua ta nis aty ku filloi edhe gjithçka ku jeta ime u kthye permbys dhe une nuk munda ta drejtoj me drejt. Eshte sikur jam ne nje makine dhe nuk mund ta kontrolloj dot me timonin. Keshtu jam ndjere gjithe keto dite. "

Ndalova. Ishte e domosdoshme kjo? T'ia thoja mamit çdo gje? Por kaq gje ia kisha per borxh, besoja. Sepse ajo me pati rritur e qe kujdesur per mua si askush tjeter. Nuk ndihesha gati te largohesha pa i thene asgje. Nje perqafim nuk mjaftonte. Nje perqafim i mallkuar, qe une e merrja vetem nje here ne muaj. Njeriu e kupton sa nevoje ka per perqafime kur nuk i merr ato per disa dite rresht. Ula serish syte drejt letres.

"Ana Alföldi eshte nje nga vajzat ne klasen time. Nje dite, ajo me beri te telefonoja te dashurin e saj ne celular. I dashuri i saj quhet Levent Erdosi. Me bertiti qe pata prekur celularin e te dashures se tij. Per te paren here, ate dite njoha edhe Alezin. E shkeputi ate prej meje. Mami, te lutem, nese e takon serish Alezin, thuaji se ka qene si nje baba per mua.

I dashuri i Anes, Levent Erdosi, eshte njeheresh edhe i dashuri i Elizabetes. Elizabeta eshte shtatzane me femijen e tij tani. Leventi me kercenoi te mos thoja asgje kur e pashe per here te pare, me kercenoi per vdekje dhe akoma ndihem e frikesuar se mund te me vrase. Vrasja eshte me e frikshme se vdekja. Me e frikshme se vetevrasja. Me mizore. 

Kur ia thashe Elizabetes perpara disa ditesh, nuk me besoi. Ajo refuzon t'i hape syte perpara te vertetes. Une nuk dua t'i them fjalet e saj, por nese do e takosh ndonjehere beje te kuptoje se nuk po e genjeja. Se nuk do e beja kurre, sepse ishte kusherira e vetme qe kisha ne kete vend te tmerrshem dhe shoqja e pare qe e dija qe nuk do te me linte kurre.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now