Kapitulli i dyte.

87 21 46
                                    

Hungari, 2021.

Lili ishte afruar prane Ferkos dhe seç po i peshperiste diçka, pastaj ai ktheu syte nga mua dhe u ngerdhesh. Pak me tej, Dejzi po vizatonte diçka ne fletore dhe shikonte vazhdimisht nga une. Ne fund, grupi i Ervinit po rrotullonte shishen e lojes 'e vertete apo sfide'. Ana u zgjat drejt Ervinit dhe i peshperiti diçka tek me kishte ngulur syte, pastaj shperthyen te dy ne te qeshura. Hana ishte ulur ne prehrin e Kades dhe po shkembenin disa puthje te harbuara. Jashte, ne qiellin e kthjellet, endej nje gardaline e verdhe qe ishte shkeputur nga tufa. Poshte ne rruge, nje ambulance me sirenen e ndezur kishte ngecur ne trafikun e makinave.

-Xhudi, zemer, mund te flasim pak? -mu afrua papritur Ana. E dija qe do te me afrohej, por nuk e prita kaq shpejt. Zakonisht kur luanin ate loje te tmerrshme, une isha gjithmone shenjester per sfidat e tyre.

Ngrita koken drejt saj. Ana ishte e bukur, kishte trup te persosur dhe nje buzeqeshje me te bukur se hena. Ishte gjithçka te gjithe donin te ishin, kishte gjithçka qe donim te gjithe ne te kishim: nje te dashur te mrekullueshem, nje grup te madh shoqeror dhe nje jete te pasur me prinder qe nuk e qortonin per asgje. Edhe ne klase te pare, Ana kishte qene vajza me e bukur e gjithe shkolles: mesueset gjithmone ia perkedhelnin floket e verdheme dhe te gjithe nxenesit donin te ishin miqte e saj. Ishte si nje magnet qe terhiqte gjithçka, çdokend.

-Dua qe te marresh pak ne celular te dashurin tim, -me tha pa pritur qe t'i ktheja pergjigje. Anohej nga njera kembe ne tjetren. -T'i thuash qe une nuk ndihem mire. Sigurisht, mund t'ia thoja edhe vete, por atij nuk i pelqen ta telefonoj kur nuk jam mire.

Mund t'u thoshte shokeve te saj, qe e njihnin te dashurin e saj. Mund t'i niste nje mesazh pa qene nevoja ta telefononte. Por po ma thoshte mua. Dhe e dija qe nuk po e bente per nje qellim te mire, e dija qe po tallej sepse nuk isha budallaqe te mos e kuptoja. Por zeri nuk me bindej t'i kthehesha, mendja ime refuzonte ta pranonte se ajo po tallej, po me bente per budallaqe. Mbase Ana donte te me jepte nje shans te beheshim shoqe. Mbase donte te me afronte me grupin e saj. 

-Te lutem, zemer, -mu pergjerua, duke me zgjatur celularin. Po me shikonte e pashprese, sikur une te isha shpresa e saj e vetme.

E mora celularin e saj ne doren time. Mbase Ana nuk donte t'u thoshte shokeve te saj per gjithe kete, mbase nuk donte t'i bezdiste e t'i shqetesonte. Per nje çast, u ndjeva shume budallaqe. Mbase isha. Sigurisht qe isha. Ana po tallej me mua dhe une e dija mjaft mire kete. Te dyja ne e dinim. Ajo po kryente nje sfide qe ia kishin caktuar, po me buzeqeshte shtirshem dhe po me lutej qe ta besoja se e kisha seriozisht. Por çfare nese e kishte vertet seriozisht? Kaq e veshtire ishte ta besoja se mund ta kishte seriozisht dikush si Ana?

-Kete numrin ketu, ja t'i bie une, -u zgjat menjehere ajo dhe shtypi nje numer ne listen e gjate te kontakteve. Zilja zuri te tringellonte.

Me doren qe me dridhej, e vendosa celularin ne vesh. Celulari i Anes ishte i firmes me te shtrenjte e me te mire qe mund te gjeje. Une kisha vetem nje te vogel, qe nuk e njihte askush. Zilja vazhdonte te tringellonte. Mbase i dashuri i saj nuk do e hapte. Mbase do te shpetoja edhe une nga kjo gje. Por pastaj, zilja pushoi se reni dhe u degjua nje gervime e lehte ne anen tjeter te linjes. Mua sikur me mblodh tere fryma e koka sikur me pluskoi ne ajer. Nje ze mashkullor me hyri ne vesh e me turbulloi te teren:

-Ana? Cfare ka?

-Une... -mermerita. Ktheva koken nga Ana. Ajo ishte kthyer nga grupi i shokeve e po zgerdhihej, por pastaj u kthye nga une e pikelloi vetullat. -Une... une jam nje shoqja e Anes...

-Shoqe? Zemer, nuk jemi shoqe, -me foli papritur Ana. Vetullat e pikelluara iu ngrysen. Me pas, me buzeqeshi shtirshem, me ate shkelqyesin e buzeve qe i shndriste nen rrezet e diellit.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now