Kapitulli i nentembedhjete.

39 12 74
                                    

Greqi, 2023.

Kete mengjes, nuk u ngrita nga zeri ne radio, por nga nje ze brenda kokes sime qe gumezhinte i patrazuar si dikush qe nuk lodhej asnjehere se theni te njejten gje. Por nuk e kuptoja çfare thoshte, ai vetem peshperiste e peshperiste fjale qe nuk i kuptoja, sikur te ishte duke folur ne kete gjuhe te pakuptueshme greke. Por me te çelur syte, nga poshte deres se mbyllur te dhomes vinte nje drite e embel rrezeje dielli verore dhe nje hije kalonte nga njera ane ne tjetren, si te ishte e pasigurt. Hapat qe perplaseshin ne dyshemene aty jashte, dukeshin te shperqendruar sikur te mos e dinin edhe aq mire destinacionin e tyre. U ngrita me ngadale.

Ndalova prane deres e nisa te prisja qe hapat te shuheshin dhe hija te largohej. Por ajo vazhdonte te endej aty rrotull, si te ishte nje vale e trazuar nga dallget e detit. Mbase nuk ishte askush aty, qe sorollatej para deres se dhomes sime. Mbase ishte imagjinata ime. Ose mbase ishte fantazma e Leventit qe po me pyeste perse nuk e pata ndihmuar. Mbase sorollatej neper dhomat e te gjitheve. Hija ndaloi papritur mu perballe deres se dhomes sime. Nuk levizi me. Zgjata menjehere doren dhe ula poshte dorezen. Dera u çel.

Nuk kishte njeri. Edhe hija nuk ishte me. Korridori ishte i ndriçuar nga drita e diellit, por ishte i qete, i mberthyer nga nje heshtje e panatyrshme. U zgjata jashte per te pare rrotull. Asgje. Hija ishte zhdukur, sikur te mos kishte qene kurre aty, asnjehere e pranishme. Hyra serish brenda, mbylla deren dhe u largova drejt tualetit. Kur ktheva koken, hija ishte perseri aty duke me pritur ta hapja deren e te zhgenjehesha duke mos e gjetur me.

Kur dola prej dhomes, qetesia vazhdonte te ishte aq e thelle sa me pare. Zbrita me ngadale dhe me te hyre ne sallen e ngrenies, i gjeta te gjithe aty. Hodha nje veshtrim rrotull tyre dhe Lili me pershendeti me nje tundje te dores. Tomi beri menjehere menjane e me hapi vend ne divanin e rehatshem, duke perfituar keshtu nje veshtrim tere inat prej Zofias. Nuk u ula. Gjeja e fundit qe doja ishte nje grindje midis tre vetave.

-Eja, teze, ha diçka, -me zgjati nje molto qe ishte ne pjaten mbi tavoline, Elizabeta.

E mora pa shume qejf dhe i dhashe nje te kafshuar te vetme. Cokollata me rreshqiti e embel ne fyt dhe ndjeva mall per kohen kur isha ne Budapest: mengjeset e hereta, qe shoqeroheshin me nje filxhan te ngrohte kafeje, pastrimi i shtepise per te kaluar kohen dhe ajo dhimbja e kockave qe kercisnin vazhdimisht si per te me treguar se isha duke u plakur dhe jo duke u rinuar. Aq shume u mbyta nga ai mall, sa nuk e vura re qe moltoja kishte zbritur me gjysem: aq shpejt e kisha ngrene sa gati po e perfundoja. Zeri i radios qe foli papritur, me hodhi perpjete:

"Miremengjesi, te gjithe te ftuarve! Loja sot do te jete 'Karriget muzikale'. Ju lutem, te paraqiteni ne oborrin e pasem. "

Shkembyem nje veshtrim te shpejte me njeri-tjetrin. E njihja lojen: mbaja mend se si kur isha e vogel, Kamila ma bente me hile dhe zinte karrigen e fundit. E kisha pare gjithmone si nje loje argetuese, ndryshe nga kukamfshehtazi qe me bezdiste e me sfiliste, por tani nuk e dija me si ta shihja. Te gjithe aty ishin te vendosur qe te mbijetonin. Askush nuk do linte vend dikujt tjeter. Ashtu siç ndodhi me Fanin.

"Ju lutem, te paraqiteni ne oborrin e pasem! "

Pasoi nje heshtje turbulluese, pastaj Kamila u ngrit e para. Zuri per dore Elizabeten dhe u largua pa thene gjysem fjale. Pas saj, doli edhe Ferko me Lilin. Ndjeva veshtrimin e Tomit te me perndiqte sikur donte te dinte çfare do te beja une. Sapo Zofia u ngrit me kembe, e parakalova dhe dola jashte. Veshtrimi i Tomit, syte e tij qe me perndiqnin mua, po me shtonin nje siklet te pashmangshem. Sapo dola prej dhomes, u mbusha thelle me fryme dhe ajri papritur, mu duk ndryshe: oksigjeni me i paster e me i bollshem.

Me te dale ne oborrin e pasem, hodha nje sy perqark. Kishin mbire disa lule te bukura, qe i kishin hapur petalet duke shperndare nje arome te embel qe te perkedhelte flegrat e hundes. Qielli kishte marre nje ngjyre te kuqerremte midis te kaltres dhe vura re se si dielli ishte i njollosur nga rete e zeza qe parashikonin shiun. Era qe frynte, ishte çuditerisht e ngrohte, nga ai lloji i eres verore qe tregonte afrimin e stuhive. Mund ta degjoje zhurmen e dallgeve qe perplaseshin pas bregut, por ato mbuloheshin nga gardhi i larte i oborrit qe rrethohej perqark. Ne qender, ishin vendosur shtate karrige ne nje forme rrethi.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now