Kapitulli i njezete.

43 12 48
                                    

Hungari, 2021.

-Tani duket me mire, -tha e kenaqur infermierja e shkolles, Lena. U zgjat drejt komose dhe terhoqi nje pasqyre te vogel. -Shikoje. A nuk duket me mire?

Me kishte vene nje leukoplast ne nofull, prane plages dhe ngjyren mavi ishte perpjekur te ma zhdukte me nje podame te bardhe, por perseri dukej e qarte dhe u frikesova nga mendimi se çfare duhej t'u thoja prinderve. Mbase mund t'i genjeja se isha rrezuar, por nuk isha shume e sigurt se sa do te besonim. Asnjehere nuk kisha besuar se isha shume e zonja per genjeshtrat. Por nuk kisha shume zgjidhje, perveçse ta besoja kete gje. 

-Me mire, apo jo? -Lena e la pasqyren serish mbi komo dhe me buzeqeshi. 

Tunda koken ne shenje pohimi dhe i ktheva nje buzeqeshje fare te vogel. U ngrita si me gjysem zemre dhe dola prej infermierise. Nese do te ishte ne doren time, do te qendroja pergjithmone aty, duke biseduar me Lenen qe nuk lodhej kurre se sjelluri mire me te gjithe. Dera e klases sime ne fund te korridorit mu duk sikur me vrau syte. U afrova me hapa te pabindur, me nje deshire te madhe qe thjesht ta kaloja ate dere dhe te zbrisja poshte, te zhdukesha ne rruget e bardha te Budapestit.

Hapa deren. Sapo shkela brenda, ndjeva syte e te gjitheve te ktheheshin nga une. Degjova disa peshperima, pastaj ne fund te klases, prane Ervinit, pashe edhe Anen. Ngjante shume ndryshe nga vajza qe kisha pare nje ore me pare: floket i kishte krehur serish me shume kujdes, fytyren e kishte pudrosur derisa kishte zhdukur çdo akne te moshes dhe buzet e syte i kishte lyer me kujdesin e nje kengetareje qe pritet te dale ne skene. Pashe se si u zgjat drejt Ervinit dhe i peshperiti diçka. Pastaj, ky i fundit u ngrit me kembe dhe thirri:

-Mireserdhe ne klase, Xhudi! Po me fytyren çfare te ka ndodhur? -u afrua drejt meje dhe ngriva, pa ditur ku te shkoja. Mund te kthehesha mbrapsht dhe te kerkoja ndihmen e mesueses. Fani dukej njeri i mire. -Ana me tha se babai yt te ka gjuajtur. Te pakten, keshtu i the ti.

Brenda meje, zemra rrahu fort. Jo nga fakti qe Ana kishte shperndare ate genjeshter timen, por nga fakti se mund t'u kishte treguar per Leventin, per genjeshtren qe i thashe se une e pelqeja ate. Kuptova qe isha duke u dridhur, kur dora me shkoi pas dhe mbylli deren gjysem te hapur. Zhurma qe krijoi perplasja e lehte e deres beri te tjeret te qeshnin. Zemra vazhdoi te me rrihte fort ne kraharor, frikacake si gjithmone. Mund t'i kthehesha Ervinit, mund t'i thoja te zhdukej e te me linte rehat, por fjalet nuk me dilnin.

-Mund te flas une me babin tend. Mund t'i flas per sjelljet e mira te nje prindi, -me buzeqeshi me ate buzeqeshjen e tij tallese. -Si thua? Pas mesimit.

-Mund te vij edhe une, -i shkeli syrin Ana. Dejzi prane saj, shpertheu ne te qeshura.

Dera qe trokiti lehte me shperqendroi dhe u ktheva menjehere per t'i lene mundesi ta hapte. Sapo ajo u hap, gjeta perballe vetes Gildin. Hodhi nje sy te shpejte perqark, pastaj syte e tij ndaluan drejt leukoplastit tim ne nofull dhe hyri menjehere brenda, duke e mbyllur deren me kembe. U zgjat drejt meje dhe kur pashe doren e tij qe u ngrit per te me prekur, u terhoqa menjehere pas aq sa u perplasa me Ervinin. Ky i fundit shfryu i bezdisur dhe zuri te pastronte me dore bluzen.

-Cfare ka ndodhur? -pyeti menjehere. E uli doren poshte dhe nuk u perpoq ta ngrinte me. -Pse te eshte bere fytyra keshtu?

-Kur femijet sillen keq, prindi i godet, -tha duke qeshur Ervini. Beri me koke nga une e shtoi. -Edhe Xhudi duhet t'ia kete mbathur me ndonje djale dhe i ati duhet ta kete pare. Vetem jam kurioz se kush paska pasur sy per Xhudin.

-Ai qe ka pasur sy edhe per ty, -Gildi i buzeqeshi. Pergjigj'ja ishte aq e vrullshme, aq e menjehershme sa per nje çast, aksush nuk foli. Pastaj, nja dy-tre veta shperthyen ne te qeshura. Ervini nuk nxorri gjysem fjale. -Xhudi, hej, mund te vish me mua per pak? -Gildi u kthye nga une e me zgjati doren.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now