Kapitulli i tridhjete e nje.

51 10 66
                                    

Hungari, 2021.

Ulur ne tavolinen e hekurt, ngjyre guri po qendroja ngulur ne karrige me grushtet e shtrenguara fort. Polici qe qendronte perballe meje ishte ngritur dhe ishte larguar, duke me lene te vetme ne dhomen e erret te marrjes ne pyetje. Bota sikur me ishte kthyer permbys brenda pak sekondave. Nuk kishte me pyetje se perse Kamila me kishte spiunuar. Nuk kishte me arsye. As pergjigje, perkundrazi. Vlonte diçka brenda meje: nje urrejtje, nje deshperim, nje thyerje, gjithçka mund te ndjente nje person qe zhgenjehet nga dikush qe besoi.

Ua kisha treguar te gjitheve gjithçka. Mami e kishte marre vesh. Edhe babi. Se shpejti, do e merrnin vesh edhe te tjeret. Qe une nuk isha me Xhudi, isha dikush qe pata vrare dike per vetembrojtje. Dhe mund t'i degjoja qe tani zerat e te tjereve ne koken time, qe gumezhinin rremujshem, te shperqendruar e fare te padhembshur ndaj asaj qe kisha pare, qe kisha perjetuar e kisha ndjere. Vetem do te buzeqeshnin, do te me shikonin e ne fund, do te me tregonin me gisht. Ndonjeri prej tyre, mbase Ana, edhe do te qeshte.

-Zonjushe, -u hap dera dhe inspektorja e njejte e para dy diteve qe pata hasur edhe ne spital, zgjati koken. -Jeni e lire te shkoni. Faleminderit per kohen qe na dhate dhe qe u treguat e guximshme te na thonit gjithçka. Keni te gjithe mbeshtetjen tone.

Tunda koken ne shenje pohimi dhe i buzeqesha me sforcim. Me ngadale, u ngrita prej karriges dhe kur dola prej asaj dhome, mu duk sikur edhe ajri jashte ishte mbytes. Me shponte flegrat e hundes dhe me bente te ndieja nje mungese te theksuar oksigjeni. U shtrengova fort qe te mblidhja veten, qe te mos nisja te qaja si femije dhe qe te vazhdoja perpara. Alezi kishte vazhduar perpara, edhe pas vdekjes se te bijes, apo jo? Do te vazhdoja edhe une. Kaq e thjeshte ishte. Keshtu duhej te ishte.

Me te marre kthesen e pare te korridorit qe te dilja jashte ku duhej te ishin edhe prinderit, Kamila me doli perpara. Nuk kishte ndonje shprehje pendese ne fytyre. Vetem me veshtroi drejt e ne sy dhe priti, sikur donte qe une te thoja diçka, qe te flisja. Por nuk dija çfare duhej t'i thoja. Nuk dija as çfare mund te beja me gjithe lemshin qe me ishte mbledhur ne koke, ne mendje, ne zemer, kudo. Ndalova. Korridori i zbrazet dhe i erret sikur ishte zene vetem nga ne te dyja hijet dhe nga siluetat tona te erreta, qe shkarravisnin dy hije te mjegullta ne mur.

-Pse e bere? -pyeta me gjysem zeri, por pavaresisht se sa i ulet tingelloi zeri im u duk sikur jehoi gjithandej, deri poshte ne gremina e deri lart ne male.

-Nje prej kalimtareve me pa ate dite, kur fsheha trupin e Gildit, -tha. Nuk po genjente. Ajo nuk dinte te genjente, ishte shume e sinqerte, cilesi per te cilen e kisha kaq zili. -Dhe me vjen keq, Xhudi, une nuk do te rrezikoja veten, pavaresisht se sa te afert te kam. Dhe ti nuk do te hyje ne burg, je akoma minorene.

-Une nuk doja ta merrnin vesh te gjithe...

-Kjo nuk eshte nje zgjedhje, -me nderpreu. -Dhe nuk eshte nje zgjedhje as t'i tregosh Elizabetes se çfare te beje.

E shkeputa veshtrimin prej saj. Nuk kishte kuptim ajo lufte veshtrimesh. Mbase Kamila nuk e kishte bere per keq, vertet. Mbase ajo mendonte se te tregoja historine time do te me ndihmonte, por kishte qene zgjidhja ime, kisha qene une ajo qe duhej te vendosja çfare te beja. Dhe nese ajo do te ishte gjendur ne rrezik, do e kisha ndihmuar une. Kamila me veshtroi edhe per pak, pastaj me ktheu shpinen dhe u largua. Nuk vazhdoi drejt, por mori kthese majtas dhe nuk e pashe me. Ajo ishte e acaruar, sepse Elizabeta duhej t'i kishte shpikur ndonje gjepur, por Elizabeta ishte gjeja e fundit qe mendoja tani. Qendrova aty per pak, pastaj nxitova te dilja jashte.

Sapo shkela jashte, ne qiellin e hapur siper kokes sime, ndjeva floket e pare te debores te me perplaseshin lehte ne fytyre. Temperaturat duhej te ishin ulur dyfish me shume se dje. Mami me mbeshtolli menjehere ne nje perqafim me t'u afruar atje, kurse babi qendroi menjane me syte e ngulur ne nje pike te pacaktuar. Mbase ndihej fajtor. Mbase nuk e dinte se si ndodhi e gjithe kjo perpara syve te tij.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now