Kapitulli i tetembedhjete.

45 11 26
                                    

Hungari, 2021.

Trokita vetem njehere ne deren e shtepise se Anes. Kishte nje nga ato rradhet e vilave te bukura qe qendronin prane njera-tjetres ne rrugen "Avenue". E kisha hasur vetem nga larg vilen e Anes, por e dija qe kur prinderit e saj nuk ishin ne shtepi, ajo zhvillonte gjithmone festa te medha. Lili me kishte thene se si njehere, fqinjet kishin telefonuar policine prej zhurmes qe krijonin bokset e muzikes ne shtepine e saj gjate festes, dhe policia kishte gjetur droge. Kishte ndodhur vetem para disa muajve, por as kjo nuk e kishte ndaluar Anen te vazhdonte te zhvillonte festa te tjere dhe te ishte vazhdmisht ne kulmin e popullaritetit.

Deren e hapi nje grua e re dhe gjykuar nga ngjyra e arte e flokeve te gjate, duhej te ishte mamaja e Anes. Por kishte tipare me te buta se te se bijes dhe ne fytyre, i rrezellente nje buzeqeshje aq e madhe sa ia fshihte çdo rrudhe. Veshtroi njehere perqark, pastaj me nguli syte e habitur. Ana nuk duhej t'u kishte folur ndonjehere per mua dhe ajo nuk dukej se kishte ndonje ide sadopak te vogel se kush isha. E zene ne siklet, mermerita nje pyetje:

-Eshte Ana ne shtepi?

-Po, eshte ne dhomen e saj, -u pergjigj, duke vazhduar te me shikonte me ate habine e theksuar ne fytyre. E kuptova vetem kur ndoqa vijen e syve te saj qe nuk po me shikonte ne sy, po shikonte te nxiren ne faqen time. U perpoqa ta ulja koken sa me poshte. -Deshironi te hyni brenda apo ta therras?

-Si ta kete ajo me mire, -mermerita serish. Isha e sigurt se ajo serish po perpiqej te me shikonte, pavaresisht se sa e kisha ulur koken.

Gruaja ma beri me shenje te prisja dhe nxitoi hapat brenda shtepise, duke u zhdukur pas ktheses se murit. Korridori ishte i madh, shume me i madh se i shtepise sime dhe shpalosej ne nje sallon te mrekullueshem, ku mund te pikasja divanet me mbulese te kuqerreme dhe televizorin e madh ne qender. Ne divan, vura re se ishte shtrire nje burre dhe kishte vendosur kepucet e pista siper tavolines se mesit, qe mezi shquhej. Ne doren e varur poshte divanit, mbante nje shishe birre gati bosh.

Pas pak, nga kthesa e fshehur e murit, pashe te vinte serish mamaja e Anes. Fillimisht, mendova se Ana nuk kishte pranuar te me takonte, por pastaj e gjeta te vinte pas se emes. Kishte nje pamje aq te mjeruar sa gati nuk e njoha, fytyren ia kishte pllakosur nje hije trishtimi dhe dhimbjeje nga ajo dhimbja qe kaplon dike qe eshte i vetedijshem se asgje nuk do te rregullohet me kurre ne jeten e tij. Floket bionde i ishin ngaterruar me njeri-tjetrin dhe dukej fare e vogel, e pafajshme dhe e pambrojtur pa tualetin e renduar ne fytyre. 

-Xhudi? -me pyeti e habitur. Duhej te kishte pritur dike tjeter, mbase Dejzin ose Hanen, ndoshta edhe Lilin, por jo mua. U afrua me ngadale dhe u mbeshtet pas deres. Mamaja e saj na qendronte mbi koke.

-Hej... shpresoj te jesh mire, -mermerita. Nuk e ngrita koken. Nuk doja te ma shikonte te nxiren ne fytyre. -Doja... te flisnim pak.

-Per çfare? Nuk me duket sikur ka mbetur ndonje gje per te folur, -tha fare thate. Po e injoronte pranine e mamase se saj aty, por mua po me gozhdonin ato syte e saj qe me perpinin sikur isha aty per t'i bere keq vajzes se saj.

Mblodha supet, duke shpresuar qe Ana ta kuptonte sinjalin siç e kishte kuptuar javen qe shkoi, kur i tregova per Leventin. Ngriti lehte doren e ma beri me shenje te shtyhesha, pastaj doli e para dhe kaloi ne anen e kundert. Une ngrita njehere koken drejt gruas qe vazhdonte te qendronte prane pragut te deres dhe ne fund, nxitova te arrija Anen. Deren e degjova te mbyllej me ngadale. Floket e debores kishin reshtur se rrezuari prej qiellit si te shtyra nga dora e nje femije lozonjar, por frynte shume ere dhe mjedisi i hapur i kopshtit ku me shpiu Ana, e bente akoma edhe me te forte dhe te ftohte.

Ndaloi prane nje stoli te mbuluar nga debora. Pastaj, ktheu koken nga une. Akoma e mbaj koken aq ulur sa mundesha, por era qe frynte nuk m'i lejonte me floket te me mbulonin faqen e nxire. Me ngadale, ngrita koken. Syte e Anes ngecen menjehere ne te nxiren qe kisha marre dhe pashe se si bebezat iu zmadhuan. Nese me pyeste çfare kishte ndodhur, do i thoja se isha rrezuar nga shkallet. Shpresoja vetem mos te me pyeste, sepse nuk isha e sigurt sa e mire isha me genjeshtrat. 

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now