Kapitulli i gjashte.

59 15 51
                                    

Hungari, 2021.

Lili me Ferkon erdhen te me merrnin me makine mengjesin tjeter, meqe binte shi i rrembyeshem. Babi nisej ne pune heret ne mengjes, kurse mami nuk kishte makine. Lili e dinte kete, prandaj ishte ofruar te me çonte me makine ne shkolle. Me pelqente kur sillej ashtu, kur vinte e me shoqeronte ne shkolle, pavaresisht se sa e qarte ishte fakti se donte te ishte vetem me Ferkon. Mami ishte ende ne gjume kur Lili i ra borise se makines, prandaj nuk e zgjova. Zbrita me vrap poshte dhe hyra ne makine me nxitim sa nuk isha lagur prej shiut.

-MIremengjesi, -tha e ngazellyer Lili. Dukej ne humor te mire, nje nga ato humoret e papritur, e çuditshem qe i shperthenin qe ne agun e mengjesit. -Gjeje çfare beme une dhe Ferko dje.

-Ju te dy? -i pashe e habitur. Lili me hodhi nje veshtrim tere shprese se mund ta gjeja nga xhami i pasqyres. -Keni shkuar ne kinema dhe keni pare "Avatar"-in.

-Jo, çfare dreqin eshte ky? -ma priti e zhgenjyer Lili, duke me pare shtrembert. Ne fakt, dyshoja se Lili e kishte pare "Avatar"-in, por duke qene se Ferko e adhuronte ate film mendoja se do te kishte bere nje perjashtim.

-Ne rregull, keni vizituar akuariumin, kopshtin zoologjik ose diçka e tille, -shtova. Nuk e dija çfare mund te kishin bere ata te dy bashke. Lili e Ferko benin gjithmone gjera te reja, si atehere kur kishin gjuajtur me gura drejt dritareve te rajonit te policise. 

-Cfare akuariumi thote kjo? -Lili u kthye e bezdisur nga Ferko e pastaj, ktheu serish koken nga rruga. Humori i meparshem iu shua dhe dukej e acaruar me mua, qe nuk po e gjeja çfare kishin bere ajo dhe Ferko.

-Atehere keni gjuajtur prape me gura rajonin e policise, -hodha edhe hamendesimin e fundit.

Lili rrotulloi syte, por nuk me ktheu pergjigje, gje qe do te thoshte se e kisha serish gabim. Ktheva koken nga xhami i dritares dhe nuk fola me. C'rendesi kishte çfare kishin bere ata te dy? C'rendesi kishte per mua veprimi i tyre? Lili e Ferko ishin kaq te lumtur per te bere gjithçka dhe pastaj, kur une nuk e gjeja dot se çfare benin, acaroheshin. Ne xhamin e dritares, pikat e shiut po benin gare me njera-tjetren: nje gare e çmendur, budallaqe dhe e pakuptimte.

Perpara oborrit te shkolles, Lili frenoi me force aq sa gomat e makines benin nje zhurme terheqese ne asfaltin e lagur. Ferko i hodhi nje veshtrim te ngrysur, kurse mesuesja e matematikes qe po kalonte aty prane i hodhi makines sone nje sy, e zemeruar. Lili hoqi rripin e sigurimit dhe u kthye nga mua me syte qe dukej sikur i flakerinin. Veshtrova nga Ferko per mbrojtje, por ai ishte mberthyer pas dorezes se deres se makines dhe nuk po me shikonte.

-Do ta dish çfare bera une dhe Ferko? -me tha, me dhembet qe i kercisnin fort nga marazi. Nuk fola. -Eshte diçka qe ti jo qe nuk mund ta besh kurre, por as nuk e ke idene çfare eshte, prandaj edhe nuk e gjen dot.

Lili po me bente te dukesha si budallaqe. Ose mbase kete kishte per synim: te me bente te dukesha e tille. Budallaqe dhe naive. Mbase sepse e tille isha. U shtrengova fort pas dorezes se makines dhe mbajta frymen. Po me trajtonte si budallaqe. Sikur nuk kuptoja asgje çfare po ndodhte aty ne makine, mes meje, Lilit e Ferkos. Si dikush qe eshte i paafte te beje nje veprim, te thoje nje fjale. Si ajo breshka e ngadhet, qe e ka te pamundur te arratiset nga rruga, prej nga ku po vjen nje makine.

-Une dhe Ferko kryem marredhenie bashke dje, por ti sigurisht nuk e ke idene e kesaj fjale. Ndonje dite do te te thone 'eja te shkojme bashke' dhe ti do te thuash 'po', sepse mendon se do te shkoni ne kinema te shikoni "Avatar"-in. 

Shperthimi i saj perfundoi me daljen e ngutshme prej makines dhe deren qe e perplasi tere force aq sa makina u tund. Nuk leviza vendit. E leshova doren prej dorezes dhe ndjeva zemren te me rrihte fort, ndjeva pellembet e duarve te me djersiteshin. Diçka sikur me rendonte ne koke, sikur me sulmonte ne kraharor. Duhej te me kishte shkuar mendja tek ajo gje, Lili kishte te drejte. Duhej ta kisha çuar ne mendje. Lili ishte nga ato qe preferonte te bente gjera qe nuk i kishte provuar kurre, gjera te rriturish. Dhe une i kisha thene qe kishin shkuar ne kinema, e kisha bere te ndihej si femije.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now