Kapitulli i njezet e tete.

41 10 74
                                    

Hungari, 2021.

Mesazhi i Kamiles ishte i qarte: dil nga ajo vile dhe ma ler mua te merrem me trupin e Gildit. Mamaja e Elizabetes kishte gjithçka qe do te doja te kishte edhe mamaja ime, te kisha edhe une: mprehtesine, zgjuarsine dhe ate model shembullor te prindit. Nuk e ndalonte Elizabeten per asgje, perkundrazi e mbeshteste per gjithçka dhe dukej sikur donte vetem ta bente te ndihej mire. Nuk dija shume per marredhenien e saj te meparshme, per babain e Elizabetes, por e dija se nuk kishte qene njeri i mire. Me shume se me Kamilen, une takohesha vetem me vajzen e saj.

Dola prej asaj vile qe ne ate çast me dukej aq horrore me kembet qe me dridheshin. Pavaresisht se sa here i kisha lare duart me sapun ne tualet, serish ishin te kuqe dhe te njollosura prej gjakut. Koka sikur me vinte verdalle dhe me dukej sikur me dhimbte i gjithe trupi. Nuk po e njihja as se ne cilen pjese te rruges isha, ne cilen skute te qytetit. Duart me dridheshin aq shume sa nuk isha e sigurt se mund ta kontrolloja ne celular se ku isha. Gjithçka mund te shihja ishte fytyra e pajete, e zverdhur e Gildit qe ishte permbysur ne shtrat me gjakun qe i rreshqiste prej kokes dhe prej qafes. 

Por duhej te vazhdoja te ecja, duhej te gjeja ku isha dhe te dilja e pazbuluar nga kjo qe kishte ndodhur. Nuk kishte asgje te tmerrshme ketu, asgje nuk me bente mua fajtore dhe une nuk isha e perfshire ne nje krim. Une isha vetembrojtur, vetembrojtja nuk ishte nje krim. Nuk kisha nevoje te futesha ne burg. Por mendja me dhimbte sa here mendoja se duhej te flisja me policine, duhej te tregoja gjithçka kishte ndodhur dhe prinderit e mi do e merrnin vesh. Mami e babi im nuk ishin si mamaja e Kamiles: sapo ta merrnin vesh, ata do te me suleshin se isha treguar kaq budallaqe dhe kaq e vuajtur per te pasur nje te dashur qe ne kete moshe rinore.

Celulari ne xhepin tim tringelliu. E nxorra me te shpejte, me duart qe mezi i kontrolloja dhe pashe qe Elizabeta po me telefononte. Duhej t'i kishte thene e ema se çfare kishte ndodhur. Qendrova nje hop e pasigurt se çfare duhej te beja. Nese ia hapja Elizabetes, e dija se do te shpertheja ne lot dhe do ia tregoja gjithçka. Por pastaj, ndjeva nevojen per t'ia thene asaj te gjithe te verteten, per t'i treguar edhe per Leventin. Duhej ta beja, duhej ta mbroja ate kur mamaja e saj po me ndihmonte per diçka qe nuk ma kishte fare per borxh.

-Xhudi? -degjova zerin e saj sapo e vendosa celularin ne vesh. -Eshte gjithçka mire? Mamaja ime doli me shume nxitim pasi foli me ty dhe u shqetesova se çfare ka ndodhur...

-Mund te takohemi, Beti? -e nderpreva. Fryma me merrej. Nuk e dija se per sa gjate mund te ecja.

-Po, sigurisht, per pese minuta. Kam edhe diçka per te te thene. Eshte fiks dhurata ime per Krishtlindje per ty, -tha e kenaqur. -Takohemi perpara shkolles sime? Jam ketu afer.

-Ne rregull, -perfundova.

Ishin akoma Krishtlindje? Me dukej sikur kishin kaluar. E mbylla telefonaten dhe i hodha nje sy te shpejte vendndodhjes ku isha. Mora fryme thelle dhe me celularin ne njeren dore, nisa te ecja ne drejtim te shkolles se Elizabetes. Cfare do te me thoshte kur te me shikonte keshtu? Ne fytyre nuk kisha asnje shenje, pavaresisht se e mbaja mend qe Gildi me kishte gjuajtur. Por ndieja dhimbje ne te gjithe trupin, ama nuk kisha guxim ta shikoja çfare plagesh kisha. Trembesha nga ajo qe syte e mi do te shihnin, trembesha nga mendimi se do te shikoja diçka qe nuk doja ta shikoja.

Me te hyre ne qendren e qytetit, e futa celularin ne xhep dhe me koken qe e mbaja ulur sa me poshte, nxitova hapat drejt ktheses se fundit. Nuk doja ta takoja Elizabeten, nuk doja t'i thoja asgje per veten time, se çfare kishte ndodhur me mua. Do i tregoja vetem per Leventin, se çfare kishte bere ai me mua dhe se si po tallej me te. Kaq do i tregoja, asgje me teper. Gildi ishte problemi im, jo i Elizabetes. Sa me pak vete ta dinin, aq me mire ishte. Sapo kaperceva kthesen e fundit, ndalova. Elizabeta ishte afruar dhe e kishte lene shkollen pas dhe per pak sa nuk u perplasa me te.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now