Kapitulli i njezet e tre.

43 11 60
                                    

Greqi, 2023.

Gjumi qe bera ishte i parehatshem. Koka sikur me peshonte. Zeri ne radio fliste vazhdimisht dhe ishte duke numeruar mbrapsht drejt zeros. U ngrita me rrembim, perpara se ta kuptoja çfare po ndodhte. Vetem kur ngrita syte drejt ores ne mur dhe pashe akrepin te shenonte nente e gjysme, e kuptova se isha me shume vonese dhe loja tjeter do te fillonte brenda pak sekondash. Kerceva me kembe, hodha siper çarçafin qe ishte rrezuar dhe zbrita poshte me vrap si e çmendur. Zerat e te tjereve vinin nga oborri jashte, ku edhe dera ishte e hapur.

Me te dale jashte, drita e diellit te vriste syte. Numerimi vazhdonte poshte njezetes dhe dukej sikur po nxitonte me shume se heret e tjera. Hodha nje sy te shpejte perqark te tjereve qe nuk me kishin vene re fare dhe gjeja e pare qe pikasa ishte se mungonte Zofia. Nuk ishte aty. Nuk do te ishte me kurre. Ndjeva nje lemsh ne koke dhe pastaj, nxitova te afrohesha prane Tomit. Ky i fundit as nuk e ktheu veshtrimin nga une.

-Miremengjesi, -thashe. Ktheu koken nga mua dhe nje buzeqeshje e madhe iu vizatua ne fytyre. -Cfare... çfare loje eshte?

-"Ngriva". Besoj e ke degjuar, -mu pergjigj me po ate buzeqeshje ne fytyre. Por diçka ne syte e tij, kishte ndryshuar. Nuk isha e sigurt se çfare. -Ajo loja qe duhet te kercesh e te ndalosh ne ate pozicion qe je, kur ndalon kenga.

-Oh, -ia bera. E mbaja mend lojen prej kohes se gjimnazit. Grupi im shoqeror i klases kishte qene aq miqesor sa nuk te linin pa luajtur nje loje te re me ta dite per dite. -Tom'... pse nuk me zgjove?

Pyetja me doli papritur. As nuk e kisha menduar ta pyesja per ate gje, por kuptova se kjo gje ishte duke me peshuar. Kishte qendruar me mua gjate gjithe kohes dje, nuk kishte shkuar fare ne dhomen e Zofias dhe fakti qe nuk me kishte zgjuar kur zeri ne radio kishte folur, me bente çudi. Ne fillim, ai u duk pak i hutuar nga pyetja ime, pastaj syte sikur iu zvogeluan dhe u duk i shqetesuar:

-Pse, nuk ishe ketu ti? Une mendoja se ishe zgjuar.

-Jo, -tunda koken ne shenje mohimi. Ai mblodhi supet. Nje mendim i tmerrshem me hipi ne mendje e mu ngjit ne zemer. Po sikur Tomi te me kishte lene me qellim ne dhome? Mbase kishte dashur te me hiqte qafe qe te kishte sa me pak konkurruens. 

-Nuk do te humbesh, Marta, -me tha duke me mbeshtjelle ne nje perqafim te ngrohte. 

Une e dija qe po beja gabim duke e bere gjithe kete me Tomin. Edhe per Zofian kisha menduar gabim. Ajo nuk ishte xheloze per mua. Ajo ishte thjesht, dikush qe kishte ardhur e me kishte folur per te vertetat qe refuzoja t'i pranoja. Por dashuria ime per Tomin ishte diçka qe me çmendte. Mbase nuk ishte as dashuri, ishte nje fiksim qe me ishte kthyer ne ves. Nje ves, pa te cilin nuk mund te jetoja. Kisha frike te vazhdoja perpara pa te, kisha frike te kthehesha serish ne fllusken time te vogel te vetmise.

"Loja fillon tani. Le te fitojne me te miret! "

Kenga nisi menjehere pas zerit ne radio. Tomi u kthye i teri nga mua e me buzeqeshi. Nuk mund te qendronim te dy pa levizur: nuk isha e sigurt se cilat ishin rregullat, por me shume mundesi nese nuk kerceje, do te ishe i perjashtuar. Nisa te levizja duart e bashkuara me te dhe pastaj, u rrotullova lehte duke u afruar prane tij. Trupi im u mbeshtet pas te tijit. 

-Me vjen keq per Zofian, -thashe. Ndjeva frymen e tij qe me perkedheli qafen. 

-Edhe mua. Pak, -tha. Pastaj, u perkul e me leshoi nje puthje te shpejte ne faqe.

Sapo u shkeput prej meje, kenga ndaloi. Mbajta frymen. Duart e mia e te Tomit ishin ende te bashkuara. Me ngadale, ktheva syte ne anen tjeter. Kamila e kishte ngulur veshtrimin tek duart tona te bashkuara dhe dukej sikur nuk do i shkepuste kurre me prej atje. E dija qe ajo nuk ishte dakord me kete rikthim, por nuk me interesonte me se çfare mendonte motra ime. Nese do te me kishte dashur aq shume, do te kishte ardhur e do te ishte interesuar per mua kur kisha me shume nevoje per te.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now