Kapitulli i peste.

77 18 44
                                    

Greqi, 2023.

Fani mu afrua me vrap dhe ma terhoqi nga dora, perpara se te mund te thoja diçka. E ngriti ne ajer dhe thirri e kenaqur se kishte gjetur çelesin. Tunda lehte koken ne shenje pohimi, pa e pelqyer aspak faktin se Fani po sillej sikur e kishte gjetur ajo, por nuk thashe asgje. Nuk ishim me femije qe te kacafyteshim se kush e gjeti i pari çelesin, se kush e zgjidhi enigmen. Ferko dhe Lili iu afruan menjehere deres, duke pritur qe Fani te shkonte e ta hapte. Ktheva koken drejt portes se hekurt. Jashte saj, drejt shkalleve prej nga ku patem zbritur te gjithe, hasa dy persona te njohur.

Ne fillim, siluetat e tyre mu duken te erreta prej drites se diellit, por pastaj me te kaluar ne hijet e pemeve te medha, pashe se si shkelqenin te paster e plot drite sikur vertet te ishin duke pritur veren me te mrekullueshme te jetes se tyre. Kishin marre secila nje nga valixhet me stampa ngjyra-ngjyra, qe i kishin blere kur kishin shkuar ne Amerike. Kisha shume kohe pa i pare sa mu duken sikur ishin zgjatur dyfish, sikur kishin ndryshuar plotesisht ne gjithçka: sikur kishte kaluar nje shekull perpara se une ta kuptoja se bota kishte vazhduar te rrotullohej.

-Marta? -degjova zerin e njohur te saj. Pastaj, hapat e saj u afruan me te shpejte dhe duart i mberthyer kangjellat e hekurta te portes. -Marta, ketu! 

I ngula veshtrimin. Kamila kishte qene gjithmone me e shkatheta nga ne te dyja, me e persosura per prinderit, ajo qe mesonte me shume dhe ne te njejten kohe, e çmendura per vemendje. Gabimi i saj i vetem kishte qene martesa me dike qe nuk e donte. Ishin ndare perpara nje viti, por ndryshe nga mua ajo vazhdonte te njihte meshkuj, vazhdonte ta shijonte jeten. Ndonjehere, perveç pamjes fizike, ne nuk ngjanim as ne karakter aq sa dukej sikur nuk ishim fare motra.

-Kamila, erdhet edhe ju? -thirri me te shpejte Fani, duke u afruar prane portes. Une nuk leviza vendit. -Degjoni, shkoni vendosni stampen tek ai ekrani i zi dhe mund te hyni brenda.

-Keni ndonje ide çfare po ndodh deri me tani? -pyeti e çoroditur ime moter, duke me hedhur nje veshtrim te fundit. Fani iu pergjigj me nje mbledhje supesh.

Bashke me Elizabeten, u largua drejt ekranit te zi. Elizabeta me dukej kaq e rritur, kishte tiparet e nje gruaje, trupin e se emes. Mbase te qenit mama ne nje moshe kaq te vogel, e kishte rritur me teper seç duhej. U ndjeva e turperuar brenda nje fraksioni te shkurter sekondash: une as nuk i isha afruar njehere te vetme Elizabetes gjate ketyre muajve te fundit per ta pyetur se si ishte femija, per ta marre ne krahe e per ta puthur foshnjen e saj. Isha mjaftuar vetem duke e gjykuar veprimin e saj.

Kryqezova krahet dhe nisa te prisja qe porta e hekurt te hapej. Nuk doja ta takoja Kamilen, nuk doja t'i pergjigjesha as pyetjeve te saj se si kisha qene keto muaj. Me kishte shijuar te qendroja vetem, ne apartamentin tim te vogel, duke menduar e stermenduar te gjitha gjerat. Per nje çast, mendova se edhe ardhja ketu ishte nje gabim i tmerrshem nga ana ime. Me pati marre koka ere nga fjalet e bukura ne ftesen e zbukuruar. 

-Teze! -me thirri menjehere Elizabeta, duke mu afruar me vrap. Kishte veshur nje fustan te bukur veror, qe i shkonte shume per shtat lekures se bardhe. Me perqafoi fort.

Nuk e shtrengova, nuk ia ktheva perqafimin e forte qe po me dhuronte ajo. Une e doja Elizabeten, te pakten e kisha dashur. Por mbase dashuria eshte diçka qe nuk rron pergjithmone ne zemren e njeriut: ajo largohet vetvetiu, papritur, pa vetedijen tende. Mbase nuk e desha kurre qe ne çastin qe mora vesh se ishte shtatzane. Mbase nuk e desha as kur sillej keq, as kur fliste keq per te tjeret. Dhe mbase une nuk e kisha dashur kurre Elizabeten.

-Me ka marre shume malli, teze. Si je? -me pyeti, teksa u shkeput prej meje. Syte e saj te medhenj ngjyre blu po me shikonin me nje shprehje te çuditshme: diçka midis deshperimit dhe dashurise.

-Kam qene gjithmone mire, -iu pergjigja buzagaz. I perkedhela lehte floket ngjyre çokollate dhe e parakalova. Nuk do te qendroja aty, duke folur e duke genjyer Elizabeten.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now