Kapitulli i shtatembedhjete.

45 13 40
                                    

Greqi, 2023.

Ne oren dhjete, ishim te gjithe jashte ne oborr. Tani, mund ta shikoje driten e farit qe ndizej e mbyllej si nje sinjal. Kamila ishte e vetmja qe nuk kishte ardhur: sipas saj, gjithe ky plani i arratisjes kishte diçka qe nuk mund te realizohej, ishte perpjekur te ndalonte edhe Elizabeten, por kjo e fundit kishte kundershtuar. Siper kokave tona, nderej i qete qielli i nates me yjet fare te vegjel qe feksnin si llambushka. Ne njeren ane te qiellit, hena kishte dale e ndare pergjysme ne forme drapri sikur e kishte prere dikush. Nese mbaje vesh, mund ta degjoje perplasjen e valeve te buta te ujit pas shkembinjve.

-Qe te jem i sinqerte, -Ferko foli i pari, teksa po shikonte i pasigurt pas deres se drurit prej nga ku do dilnim te gjithe, -nuk jam shume i sigurt se kjo eshte gjeja e duhur.

-Edhe te qendrosh brenda ne vile e te presesh te vdesesh, nuk eshte gjeja e duhur, -shfryu Ana. E kishte lyer serish fytyren, ishte kujdesur edhe per floket qe me pare i kishte te shpupuritur dhe tani, shkelqente si ar i praruar nen driten e meket te henes.

-Hej, hej, pushoni, -Tomi u kthye nga ata dhe ua beri me shenje te heshtnin.

Iu afrua i pari deriçkes prej druri dhe e shtyti lehte. Ajo u hap kanat me kanat, vetem me nje gervime te lehte. Mu kujtua loja e pare: kukamfshehtazi, ku pati humbur Leventi. Ku ishte ai tani? Mbase ia kishte dale mbane te arratisej? Mbase ishte duke u endur rrugeve i pasigurt se ku te shkonte? Ose mbase, kishte pikasur farin dhe kishte shkuar t'u kerkonte rojeve? Po sikur... po sikur pikerisht ata ta kishin rrembyer? As vete s'e dija se perse refuzoja ta pranoja se mund te kishte vdekur.

Tomi na e beri me shenje te vinim. Zofia nxitoi menjehere drejt tij e frikesuar dhe e zuri per dore. Une mbeta pas, duke veshtruar duart e tyre te bashkuara. Lili e Ferko me kaluan perbri dhe vazhduan te ecnin perpara meje. Mbrapa duhej te kisha Elizabeten dhe Anen. Ndjeva nje mall te tmerrshem per Fanin. Nese ajo do te ishte ketu tani, do te vinte e do te fliste me mua. Mund te me pyeste edhe per Majkellin, nuk do i bertisja. Madje, thelle-thelle ne vetedijen time, mendoja se Fani gjithmone e kishte ditur te verteten per te.

-Duket larg, -theu heshtjen zeri i Lilit. Kishte ndaluar buze bregut te detit dhe po shikonte lart, drejt drites se farit. -Nga do kalojme per te shkuar atje? Duket sikur mund te shkosh vetem me makine.

-Mund te ngjitemi nga shkallet, -mblodhi supet Ferko duke bere shenje me koke nga shkallet, prej nga ku kishim zbritur te gjithe kur kishim ardhur diten e pare.

-Prisni, prisni, mos u nxitoni, -ndaloi hapat e tyre gati per t'u nisur Tomi. Shkeputi doren prej Zofias dhe u anua ca drejt bregut per te pare driten e farit, qe vazhdonte te fikej e te ndizej si nje çeles drite me te cilen po luante nje femije. -Mbase mund te ngjitemi nga shkembinjte. Lart ne rruge, kur erdha ne fillim, nuk pashe te vazhdonte deri ne fund.

-Me fal qe dal kunder, por s'kam ndermend te vdes duke u rrokullisur nga shkembinjte, -Zofia i hodhi nje veshtrim te shtrembert.

Veshtrova lart, ne shkembinjte e thepisur. Duhej te kishte ndonje rruge diku qe te shpinte drejt farit. Ideja e Tomit ishte me shume e rrezikshme se aventureske. Nisa te sillesha rrotull, pastaj ndalova dhe veshtrova lart drejt drites se farit, qe çelej e mbyllej vazhdimisht, ne nje ritem monoton. Drita ndriçonte nje pjese te ujit sa here qe ndizej, pastaj me ngadale ndriçonte edhe nje cope rruge te pashtruar. Ndoqa me sy vijen e rruges tere kalldrem dhe kur veshtrova edhe me tej, vura re qe bashkohej me shkallet prej nga ku kishim zbritur ne fillim.

Pa u thene asgje te tjereve, nxitova hapat drejt shkalleve. Tomi me thirri vetem njehere te ndaloja, pastaj te tjeret nxituan pas meje. Ngjita me nga dy shkallet dhe kur shkela ne asfaltin e rruges, ndjeva diçka te çuditshme: nje paqe te brendshme, diçka qe me çoi pas, shume mbrapa. Dukej sikur kishte kaluar nje vit i tere qe nga dita kur taksia me shoferin e ri me kishte ndaluar ne kete rruge e me kishte uruar nje vere te mire. Ne krah, ndjeva doren e Elizabetes.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now