Kapitulli i njembedhjete.

61 14 87
                                    

Greqi, 2023.

"Miremengjes te gjithe te ftuarve! Ju lutem, paraqituni ne sallen numer tre. Miremengjes te gjithe te ftuarve! Ju lutem, paraqituni ne sallen numer tre! Miremengjes te gjithe te fuarve! Ju lutem, paraqituni ne sallen numer tre! "

Mesazhi u perserit tre here ne radio. Isha zgjuar, kur me hyri zeri kompjuterik ne vesh. U ngrita dhe hodha nje sy rrotull dhomes. Mesazhi vazhdoi te perseritej, ne menyre ritmike. Zgjata me ngadale doren drejt dorezes se deres. Prita pak derisa te degjoja hapat e te tjereve qe dilnin prej dhomave te tyre, pastaj dola edhe une. Nuk u perballa me askend pergjate korridorit. Kur zbrita poshte, Fani, Kamila dhe Elizabeta kishin ardhur te parat. Shkembyem te katerta nje veshtrim te vetem.

Ne radio, vazhdonte perseritej e njejta fjali. Pasi u perserit gati tete here, u nderpre me nje gervime te lehte dhe nje heshtje qe nuk mund te quhej as heshtje. Brenda ne sallen numer tre, qe ishte kuzhina e gatimit, hyne menjehere edhe Tomi, Zofia, Ferko e Lili. Ana dhe Leventi nuk dukeshin gjekund'. Askush nuk foli. Pastaj, radioja ne nje cep te murit u aktivizua serish dhe brenda nje çasti fare te shkurter, u degjua zeri i njejte kompjuterik:

"Do ju le pesembedhjete minuta kohe te gjithe te ftuarve qe te konsumoni mengjesin. Perqafime, numri nje. "

-Mire, sepse mendoj se ne keto pesembedhjete minuta duhet te therrasim Anen dhe Levin, -tha e shqetesuar Lili. Veshtroi nga ne te tjeret per nje aprovim, por askush nuk i ktheu syte nga ajo. -Une po shkoj ta therras.

Asnje pergjigje, as prej Ferkos. U largua vete me hapa te shpejte. Ne te tjeret qendruam aty, pa levizur as edhe nje centimeter. Nuk do te haja mengjes: kisha ngrene disa biskota qe i kisha marre me vete dhe isha ngopur me to. Ushqimet greke kishin diçka te çuditshme, diçka qe nuk me pelqente ndryshe nga ato hungareze. Mbase behesha shume ekzgjagjeruese, sepse ishin te njejtat gjera: molto, biskota, qumesht. Mbase ajo fjalia e Leventit dje me kishte trembur, fakti se ushqimet mund te ishin te helmuara. Edhe diten e djeshme, per dreke e per darke, askush nuk zbriti poshte: u mbyllem te gjithe ne dhomat tona.

Fani u zgjat ne maje te gishtave dhe hapi nje prej kanateve te ushqimeve. Nxorri nje pako biskota mes veshtrimeve tona, qe po i spiunonim çdo veprim dhe sapo beri ta hapte, kur u degjua nje ulerime. Ishte zeri i Lilit. Ferko u largua me vrap perpara nesh. Fani e la pakon e biskotave te pahapur dhe vrapoi pas tij. Veshtrova njehere nga te tjeret, pastaj nxitova hapat drejt dhomes se Anes, prej nga erdhi ulerima e Lilit.

Me te arritur prane dhomes se Anes, ndalova. Ana ishte ulur ndenjur ne shtrat, me çarçafin qe e shtrengonte fort ne duar aq sa e kishte zhubrosur dhe rimeli i kishte rreshqitur poshte e i kishte njollosur fytyren. Lili ishte ulur prane saj me njeren dore qe e kishte perplasur ne goje. Hyra brenda me rrembim bashke me Fanin e Ferkon. Ana vazhdonte te qante me ngasherima te pazesshme: dukej si nje femije qe kishte nevoje per mbrojtje, per ngrohtesine e nenes, per doren e babait qe ta mbante.

-Cfare ka ndodhur? -pyeti menjehere Fani. Me shume se e shqetesuar, ajo ishte kurioze dhe nuk dinte as ta fshihte kete.

-Ana thote se kur u zgjua, nuk e gjeti Leventin, -u kthye nga ajo Lili. Lekura i ishte zverdhur. Nje mendim i vetem, i njejte na rregetinte ne koke te gjitheve. -Ai... thjesht, eshte zhdukur. Ana ishte zgjuar perpara nesh dhe kishte pare kudo, edhe jashte, po nuk e kishte gjetur. Valixhen e ka akoma ketu, nuk ia ka mbathur...

-Ai nuk do te me linte kurre, budallaqe, -i uleriti e revoltuar, me lotet qe i rridhnin çurg faqeve. Nuk ngjante me fare me vajzen e meparshme, ate te kujdesshmen, qe nuk pranonte kurrsesi ta shtremberonte pamjen e saj. Tani, dukej e mjere, e vetmuar, fare e vetme.

-Ky djali... -Tomi foli nga pas shpatullave te mia, nuk duhej te kishte hyre brenda sepse zeri vinte nga larg, nga jashte dhomes. Nuk e ktheva koken. -Ky Leventi sikur humbi lojen, apo jo?

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now