Kapitulli i dymbedhjete.

63 16 37
                                    

Hungari, 2021.

-Xhudi, duhet te ngrihesh. Do te behesh vone per ne shkolle. Pse e ke mbyllur deren? Te kam thene njeqind here te mos e kyçesh.

Nuk iu pergjigja thirrjeve te mamit. Trokiti edhe nja dy here, pastaj ndaloi. Nuk kisha fjetur gjithe nates. Syte i kisha mberthyer drejt tavanit dhe po mbaja vesh zhurmat qe vinin nga jashte: trafikun e mengjesit, cicerimat e zogjve, zerat e femijeve qe vraponin per ne shkolle dhe disa bori çakerrdisese makinash. Dhe ne koken time, nje mori zhurmash te tjera: zera, akuzime, frike, shqetesim. Doja thjesht te ikja nga qyteti, t'ia mbathja ne nje vend tjeter dhe ta lija pas gjithçka.

-Xhudi? -me thirri serish mami. E dija qe nese nuk i pergjigjesha tani, ajo do te shqetesohej aq shume sa do te perpiqej te rrezonte deren.

-Po vishem, mami. Dal per pak, -iu pergjigja me ze te larte. Nuk isha ngritur akoma prej shtratit.

Mami seç tha diçka tjeter, por nuk e degjova. Syte i mbaja ende mberthyer drejt tavanit. Elizabeta me kishte telefonuar dje gati tre here, me kishte nisur edhe dy mesazhe, por kur nuk i isha pergjigjur, nuk me kishte bezdisur me. Si t'ia thoja asaj se Leventi ishte thjesht, duke u tallur? Pse ia kisha thene Anes? Mund t'ia kisha thene Betit: te pakten, e dija qe asaj mund t'i besoja me teper. Mbulova koken me jastek dhe mora fryme thelle.

U ngrita prej shtratit dhe nisa te vishja te njejtat rroba qe pata veshur edhe dje. Hapa deren dhe hodha nje sy te shpejte rreth korridorit. Nuk kishte njeri: mami duhej te kishte zbritur poshte per te me bere mengjesin, qe nuk me hahej fare. Ktheva edhe njehere koken pas, drejt dhomes sime dhe pastaj, u ktheva drejt kuzhines. Ashtu siç e pata imagjinuar, mami ishte duke bere gati mengjesin. Nuk hyra brenda, ndalova prane deres dhe fola:

-Nuk kam uri, mos e bej kot. Jam bere edhe vone, eshte me mire te shkoj tani.

-Por hajde ha diçka...

-Mirupafshim, -e nderpreva, duke i kthyer shpinen.

Ajo me thirri perseri, por nuk i ktheva pergjigje. Mbatha kepucet dhe dola jashte me nxitim. Deren e mbylla me ngadale pas vetes, por ajo mu leshua nga dora dhe u perplas me zhurme prej eres. Nxorra prej xhepit kufjet dhe pasi i lidha me celularin, i vendosa ne vesh. Ishte diçka e çuditshme po aq sa edhe e veçante muzika: diçka, qe lidhte nje bote ku do te doje te jetoje dhe nje bote ku jetoje. Por tani, koka vazhdonte te me vlonte, zemra sikur vazhdonte te shperthente ne kraharor dhe as muzika nuk e qetesonte dot.

Me te arritur ne oborrin e shkolles, hodha nje sy perqark. Duheshin edhe pese minuta qe te fillonte ora e pare e mesimit, prandaj ne oborr gjeta vetem nje grup djemsh te vitit te fundit qe po tymosnin. Me hodhen vetem nje veshtrim te shpejte, por nuk me folen. Nxitova hapat per t'i parakaluar dhe hyra ne korridor. Dyert e klasave ishin te mbyllura dhe nuk degjohej asnje zhurme, sikur zilja te kishte rene e mesimi te kishte filluar. Me te arritur perballe deres se klases sime, ndalova. Ishte gjysem e hapur dhe degjohej nje ze i panjohur. Vetem nje i tille. Askush tjeter nuk degjohej te fliste.

Trokita vetem nje here. Dera u hap. Brenda ne klase, ne qender, perballe derrases se zeze, gjeta nje grua te panjohur. Kishte nje tufe flokesh te dendur ngjyre erresire, qe i mbulonte thuajse tere fytyren, por rrezellente e tera nga nje buzeqeshje e madhe. Me hapi rruge qe te hyja. Veshtrova njehere perqark, pastaj hyra brenda. Syte e te tjereve me ndoqen me kureshtje. Gjeja e pare qe me ra ne sy sapo hyra brenda ishte karrig'ja bosh ne bangen e Anes. Ajo mungonte.

-E dashur, ze nje vend, -me tha me durim gruaja qe qendronte me kembe. Kur ktheva koken drejt banges sime, vura re se si Ervini ishte ulur serish aty. Me hodhi nje veshtrim sfidues kur ndeshi veshtrimin tim. -Ku e ke bangen?

-Une... -Fjalet sikur harruan te lidheshin bashke. Vetem e veshtrova drejt e ne sy, pa ditur ç'te thoja. Dejzi e dy prej shoqeve te saj zune te ngerdhesheshin.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now