Kapitulli i njezet e nente.

47 11 74
                                    

Hungari, 2021.

Kishte kaluar nje jave. Pas kater ditesh, do te ishte nata e Vitit te Ri. Kisha krijuar nje shoqeri aq te forte me Alezin aq sa shpesh dilnim bashke. Me dukej sikur ai ishte me shume babi im se babi im. Ate mengjes, qielli ishte i vranet por nuk po binte debore dhe qyteti gelonte nga zhurma e turisteve qe shkonin para e mbrapa, te gjithe te shperqendruar ne punet e tyre. Bashke me Alezin e me mamin, kishim ngrene te tre bashke nje mengjes te shijshem jashte e tani po ktheheshim ne shtepi. Mamit i fekste fytyra si kurre me pare: dhurata e saj e Krishtlindjes kishte qene me e bukura qe kisha marre kete vit.

-Pse nuk del ndonjehere me Elizabeten, -me pyeti mami. Per nje çast, ngriva. E kisha kapercyer pjesen e Elizabetes, te Gildit, te te gjitheve. Pothuajse. -I shkruajta Kamiles, por me tha se eshte pa qejf. Ka ndonje problem ajo?

-Jo... me sa di une, jo, -mblodha supet. Nuk do i thoja qe ishte shtatzane. Nuk do te tregoja asgje se çfare kishte ndodhur vertet me Elizabeten.

Vura re se si Alezi me hodhi nje veshtrim te shpejte. U duk se e kuptoi sakaq sinjalin tim per te nderruar teme, sepse nisi t'i fliste sime meje per parkun qe do te ndertohej i ri disa metra me tutje. U mbusha thelle me fryme dhe shtrengova fort duart me njera-tjetren. Ndonjehere, me fuste drithmat gjithçka kishte ndodhur javen e pare. Por kishte me keq. Alezi ma kishte treguar fare qarte qe kishte edhe me keq. Ai pati qene i burgosur per nje vit, nderkohe qe burrat qe kishin ngacmuar vajzen e tij bridhnin te lire.

Kur ktheva instivikisht koken nga ana tjeter, syte me zune Lilin. Po kerkonte diçka mes grumbullit te revistave ne nje kiosko. Zemra nisi te me rrihte fort. Mu duk sikur ndjeva perseri duart e Gildit ne trupin tim, frymen e tij ne qafen time. Mbylla syte si te doja te zhdukja imazhin e tij dhe te Lilit. Por kur i çela perseri, Lili ishte akoma aty me nje reviste ne dore. Mbase duhej te flisja me te. Mbase duhej te merrja pergjigjet e pyetjeve qe po kerkoja.

-Mami, -ndalova menjehere. Ata te dy u kthyen nga mua. -Po shkoj pak nga rruga tjeter. Te flas pak me Lilin. Shko perpara ti, nuk vonohem shume.

-Sigurisht, zemer, -me buzeqeshi ajo.

Nxitova te kaperceja rrugen perpara se mami te bente ndonje gafe e t'i ngrinte doren Lilit. Me te kaptuar rrugen, ndalova. Cfare do i thoja Lilit? Do te hyja drejt e ne teme? T'i thoja se perse e beri ate gje? Ktheva koken serish nga Alezi dhe mami. Alezi me ngriti gishtin e madh te dores si te donte te me thoshte te vazhdoja, se isha duke bere gjene e duhur. Ndalova pak me larg Lilit. Ajo nuk e ngriti veshtrimin, nuk u duk te me vinte re.

-Nuk ka revista per rastet e perdhunimeve, Lili, mos shiko kot. -E kuptova qe tingellova e eger, sarkastike, por isha lodhur nga gjithe ajo shoqeri koti qe Lili me kishte dhene pergjate viteve.

Ajo ngriti koken me vrull. Revista iu rrezua prej dores dhe u perplas perdhe. Ne fillim, nuk luajti vendit, pastaj u perkul dhe e mori ne dore. E shkundi ca dhe duke e futur serish me revistat e tjera, beri te me kthente shpinen e te me largohej. Pse me kishte mbajtur shoqe pergjate ketyre viteve, nese nuk me donte? Nese ma punonte keshtu? Mendonte se te kishte shoqe nje vajze qe bullizohej, e bente te ishte e mire?

-Pse e bere? -e pyeta. Ajo vazhdoi te ecte. -Pse e bere, Lili? -Nuk mu pergjigj. Nxitova te shtoja perpara se te largohej. -Me thuaj pse e bere ose do te telefonoj policine dhe do i tregoj gjithçka!

-Sepse je per te ardhur keq, -u kthye nga une. Me nguli veshtrimin sikur donte te me vriste. -Mendova se te te jepja nje mashkull do te te bente me pak te gjore. Por ti zgjodhe mashkullin e gabuar, Xhudi Kardos.

-Ti e pelqeje Gildin...

-Po, -me nderpreu. Nuk dukej e turperuar, perkundrazi as e trembur nga une. -Nuk e di se ku eshte tani dhe perse nuk me pergjigjet, por e di qe me eshte bindur. Siç me eshte bindur edhe Ferko. Edhe ti.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now