Kapitulli i tete.

69 14 69
                                    

Hungari, 2021.

Dhjete minuta perpara se te perfundonte mesimi, dera e klases trokiti dhe ne pragun e deres pashe Elizabeten. Beri nje bisede te shkurter me mesuesen jashte klases, pastaj ma beri me shenje te vija. Futa librat ne çante dhe u ngrita. Pashe se si Ervini u zgjat perpara dhe vendosi fshehurazi kemben midis rreshtave te bangave. U hoqa sikur nuk e vura re dhe kalova nga rreshti tjeter. Nuk me bezdisi me. Mesuesja e ndoqi me habi veprimin tim. Elizabeta po me priste me padurim, duke perplasur kemben pas pllakave katrore te dyshemese.

-Kam nje ide te mrekullueshme! -thirri menjehere ajo, sapo dera e klases u mbyll e qendroi gozhduar ne vend pas nesh. Me dukej sikur veshtrimet e te tjereve akoma me perndiqnin, sikur veshet e tyre pergjues akoma me degjonin. -Mami ishte dakord qe te te merrja edhe ty.

-Mamaja jote ishte dakord? -buzeqesha lehte e tunda koken. -Po e imja? Ia harron gjithmone prezencen.

-Oh, ç'e vret mendjen? Sigurisht qe edhe jotja eshte dakord, -beri nje shenje me dore si per te thene ta lija ate teme. Asaj nuk i pelqente shume mamaja ime, as marredhenia qe kisha une me time me: shume te varura nga njera-tjetra, mua me mungonte liria dhe ajo ma hiqte ate, keshtu e perkufizonte. 

Dolem ne oborr. Kishte nisur te binte shi me pika te vogla, por bente ftohte. Era frynte si e marre, duke e ngritur pluhurin siper si te ishte rere plazhi qe mblidhej e krijonte nje dune te madhe. Diku ne fund te oborrit, buze rruges ishte parkuar nje makine. Dritat perpara ishin te ndezura dhe ndriçonin nje pjese te mire te rruges, duke ndriçuar pellgjet e ujit ne nje ngjyre midis te argjendtes dhe portokallise. Elizabeta mu var papritur ne krah dhe me tha:

-Do te shkojme ne parkun e qytetit, te patinojme. Ka ardhur edhe dikush qe dua ta takosh.

-Kush? -ktheva koken nga ajo. Elizabeta vendosi gishtin tregues ne hunde e peshperiti.

-Shhh, do te jete sekret midis ne te dyjave.

Nxitoi mes shiut dhe vrapova edhe une menjehere pas saj. Elizabeta ishte vetem nje vit me e madhe se mua, por nuk e vriste mendjen per asgje: as per shkollen. Asaj i pelqente vetem te sillej rrotull neper qytet, te shijonte jeten e te mos e mundonte trurin per mesimet e per notat e mira. Ndonjehere, me pelqente Elizabeta me natyren e saj te lire e te berit gjithçka siç donte vete. As prinderit nuk i thonin asgje, sikur te kishin mjaftueshem besim tek ajo.

Ndaluam te dyja prane makines se ndaluar buze rruges. Ndjeva nje sembim ne kraharor. Pastaj Elizabeta hapi me te shpejte deren e pasagjerit dhe hyri brenda. Une qendrova nje hop jashte, pastaj ajo trokiti me grusht xhamin e kristalte dhe ma beri me shenje te hyja brenda. Me doren qe zuri te me dridhej, hapa deren e pasme dhe hyra brenda. Ngrohtesia e makines mposhti acarin jashte. Ngrita koken drejt pasqyres se mesit. Ne xhamin e saj, u perballa me nje veshtrim te njohur.

-Atehere, -Elizabeta u kthye nga mua, -dua te te njoh me te dashurin tim, Leventin. Levi, -u kthye nga ai, -te njoh me Xhudin. Eshte shoqja ime me e mire.

Ai u kthye. Nje buzeqeshje qe me shume i ngjasonte nje nenqeshjeje, ishte stampuar ne fytyren e tij. Ndjeva nje peshtjellim ne stomak, nje nyje te me lidhej ne fyt e mu be sikur do te villja. Pse duhej te shoqerohej Elizabeta me dike te tille? E kisha pare Elizabeten gjithmone si nje femer me mend ne koke, me instikte te mprehta, jo kaq budallaqe. Por Leventi ishte i dashuri i Anes. Ai po tallej me te dyja ato. Po i mashtronte te dyja dhe ato, naive e syleshe, nuk po e vinin re. Gjuha sikur mu lidh.

-Gezohem qe te njoh, Xhudi. Mos jemi takuar me pare? -me zgjati doren. Mua sikur me ngriu zemra. Duhej t'i thoja Elizabetes. Te pakten, vetem Elizabetes. 

-Xhudi? -me thirri e habitur ajo, duke kthyer syte nga mua. Nuk munda te flisja. Pse nuk ia thoja dot dreqin, qe ai nuk e kishte seriozisht me te, qe ishte i lidhur me Anen? Qe e kisha takuar dje? -Lere fare, mos ia ve re, -u kthye nga Leventi, qe ktheu syte nga ajo duke i buzeqeshur. -Xhudi e humbet fare ndonjehere.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now