Kapitulli i gjashtembedhjete.

54 12 22
                                    

Hungari, 2021.

Te henen, qyteti u zbardh krejt. Debora zuri vend fare bute ne çatite e shtepive te uleta dhe ne tarracat e pallateve te larta dhe akoma derdhej floke-floke prej qiellit te vranet, me nje ngjyre aq te erret gri sa te frikesonte e gjate gjithe kohes, kishte parashikuar shtrengaten e shiut e jo te debores. Kur hapa syte, akoma rreshqisnin floke bore prej qiellit me nje perkedhelje lozonjare, duke e mbeshtjelle token me nje tis fare te bute, te embel e thuajse, mikprites e te sjellshem. Ishte ende heret: ora shenonte gjashte e dyzet minuta e mengjesit. Lili vinte aty rreth ores shtate e tridhjete minuta per te me çuar ne shkolle.

Ishte nje qetesi absolute ne shtepi, kur dola prej dhomes. Mami e babi duhej te ishin ende ne gjume. Grilat e dritareve ishin te gjitha te mbyllura, por nuk do te kishin bere ndryshim edhe sikur te kishin qendruar hapur gjate gjithe nates: erresira gelonte edhe jashte, e pameshirshme dhe krenare. Erresira me kishte trembur gjithmone, prandaj me te zbritur shkallet qe te shpinin ne kuzhine, u sula menjehere dhe hapa driten. 

Nuk doja te haja mengjes, mbase mund te gjeja ndonje pastiçeri te hapur jashte ne kete orar dhe ne kete mot e mund te haja atje. U zgjata drejt banakut ku qendronin gjithmone letrat e vogla te verdha per shenime dhe duke terhequr nje stilolaps, shkruajta me te shpejte se kisha dale per ta marre rrugen me kembe per ne shkolle. Mund ta imagjinoja se si babi zgjohej i pari per te shkuar ne pune, shikonte letren dhe me pas, mbase thjesht shpresonte qe te kisha dale heret per te mesuar edhe pak matematike per provimin e te nesermes.

Pastaj, dola me nxitim duke terhequr edhe çanten e shkolles dhe e mbylla deren duke u perpjekur te mos beja shume zhurme. Jashte, te dukej sikur miliona copa akulli te ishin futur ne trup e te kishin ngrire. Era frynte si e terbuar, duke shtyre perpara pluhurin e rruges dhe duke levizur me zhurme, gati duke i perplasur me njeri-tjetrin, rrotat e kazaneve te plehrave buze rruges. Kaptova thuajse me vrap rrugen dhe pastaj, nisa te vrapoja per te ngrohur temperaturen e trupit qe e ndieja aq te ulet prej acarit atje jashte.

Parku i qytetit tani, kishte marre nje ngjyre tjeter. Akoma harlisej ajo bimesia e gjelbert rrotull tij, por toka ishte mbuluar ne pjesen me te madhe me debore dhe floket e saj kishin ngecur ne deget e thata te pemeve te zhveshura, duke i dhene nje pamje plotesisht ndryshe. Liqeni akoma lundronte i qete, por asnje barke nuk ishte duke lundruar bashke me te. Vetem era e rrihte rrymen e tij, duke e shtyre perpara drejt bregut. U afrova me ngadale drejt tij. Dikur, vija ketu me Lilin. Tani, mund te kaloja ndonje dite fatlume me Elizabeten.

-Hej, -degjova nje ze te njohur, thuajse te ashpersuar e mu duk sikur nje thike u leshua drejt meje dhe goditi mu ne zemer.

U ktheva me vrull me shume per t'ia mbathur sesa per te kuptuar faktin qe personi qe kisha perballe, ishte Leventi. Kishte marre nje ngjyre te flakte fytyra e tij, te nxire gati mavi dhe dukej sikur triumfonte mbi bardhesine e paqte te debores. T'ia mbathja, ky ishte mendimi i pare qe me erdhi ne mendje. Ana nuk kishte ne shkolle te premten e kaluar, me shume siguri duhej te ishte grindur me te. Tani, ai ishte ketu per te me uleritur se i kisha treguar. T'ia mbathja, kjo ishte zgjidhja me e mire e problemit.

-Hej, ndalo aty ti, bushter, -me uleriu menjehere sapo pa levizjen time te ngadhet per t'u larguar.

Nuk kishte shume rendesi se si po me therriste tani, apo se si po me shante, doja vetem te largohesha. Kisha shkuar drejt parkut per t'u qetesuar si vendi i vetem qe njihja te perkryer per veten time dhe isha perballur me dike qe nuk do te doja ta shihja me kurre, per nje muaj, dy muaj, nese ishte e mundur edhe per dy vjet. Zura te nxitoja hapat per t'ia mbathur duke u sjelle rrotull drejt liqenit qe me pak t'i ngjitesha rrepires me bar e te arratisesha drejt rruges, si nje e burgosur qe ka dale prej burgut.

Pavaresisht se sa u perpoqa te vrapoja perpara se Leventi te thyente distancen qe na ndante, nuk munda dhe ndjeva doren e tij qe me mbertheu me vrull krahun. Mu duk sikur u mpiva e tera, a nga frika, a nga dhimbja qe me dhuroi shtrengimi i gishterinjve te tij ne krahun tij. Zemra zuri te me rrihte fort, frikacake si perhere. Mund te therrisja per ndihme dhe nese kisha fat, dikush mund te vinte e te me ndihmonte. Ose mund ta shtyja fort e ai le te rrezohej ne liqenin e ftohte mjaft te me linte rehat.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now