Kapitulli i tridhjete.

43 11 78
                                    

Greqi, 2023.

Heshtje. Kjo ishte çfare sillej rrotull nesh, trupave tona te drobitur, pamjeve te lodhura qe nuk mund te duronin dot me. Shtepia ishte e zbrazet. Nuk degjohej as frymemarrja jone. Vetem zhurma e dallgeve qe perplasnin pas shkembinjve dhe era qe uturinte si motorr jashte ne oborr. Qielli i mengjesit se ores shtate kishte lindur i vrenjtur, me re te medha te zeza qe dukej sikur po perpinin gjithçka. Kamilen nuk ma pati zene syri, as Tomin. Por isha e bindur se as ata te dy nuk me kishin pare mua. Ishim mbledhur te tre ne fllusken tone private dhe nuk pranonim te dilnim prej saj. 

"Pershendetje te gjitheve te ftuarve! "

Zeri ne radio tingelloi ndryshe. Nuk ishte kompjuterik, si me pare. Po fliste nje ze burri. Nje ze, qe me tingelloi i njohur, por nuk mund ta kuptoja se i kujt ishte.  Mbajta vesh. Zeri nuk foli me: mbase kishte ndodhur ndonje gabim, mbase kishte harruar te perdorte tonin kompjuterik dhe e kishte lene pergjysme. Ishte nje nga ato heshtjet e meparshme, ku gjithçka degjoje ishte frymemarrja jote... por tani, nuk degjohej me as kjo e fundit.

"Po flet numri zero. Kjo do te jete loja e parafundit. Do te sigurohem qe do te perjashtohet prej lojes vetem njeri prej jush. Ju lutem, te paraqiteni perpara farit. Loja do te shpjegohet atje. "

Radioja leshoi nje gervime permbyllese. Kerceva me kembe dhe zura te sillesha e pasigurt rrotull dhomes. Zemra po me rrihte aq fort sa po me dukej sikur do te kercente jashte kraharorit dhe do te plandosej perdhe. Nuk doja t'ia dija se kush ishte numri zero, se kush po e bente kete. Por zeri tingellonte i njohur. Shume i njohur. Si zeri i dikujt qe e degjoja perhere, si zeri i dikujt qe e kisha degjuar, qe e degjoja akoma, prane meje, larg, nuk kishte rendesi. Por nuk e dija kujt i perkiste.

Hapa deren e dhomes dhe dola ne korridor. Nga dhoma tjeter, doli edhe Kamila. Me hodhi nje veshtrim, pastaj vazhdoi perpara pa me thene gjysem fjale. Nuk kishte folur as per Elizabeten, as nuk me ishte shprehur, nuk me kishte pyetur per asgje. E dija qe ishte e ftohte, e akullt, por po tregohej aq e çuditshme sa ishte e pamundur ta injoroja sjelljen e saj. Me ngadale, i shkova pas. Tomin nuk po ma zinte syri. Kur dola ne oborr, e gjeta duke veshtruar drejt farit qe mezi dukej nga rete e dendura ngjyre erresire. Deti kishte marre nje ngjyre te gri, te perhimet si te ishte ndotur.

-Hej, -na hodhi nje sy te dyjave. Zeri ne radio. Ishte... ishte i tiji? Koka sikur po me vinte rrotull. Nuk po e ndaja dot me genjeshtren nga e verteta. -E degjuam te tre radion... apo jo?

Kamila nuk i ktheu asnje pergjigje, por e parakaloi dhe doli jashte oborrit. Une tunda koken ne shenje pohimi ne drejtimin e tij dhe pastaj, vazhdova te ecja pas Kamiles. Rruga qe ndoqa drejt farit mu duk aq e njohur sa edhe e panjohur. Kishte qene nje kohe e gjate qe kur kishim shkuar aty siper per te gjetur vetem kufomen e Leventit. Po tani, nese kacavirreshim serish nga kangjellat, a do e shikonim trupin e tij? Do te shikonim edhe te Zofias? Po te Lilit, te Elizabetes e te Anes qe qene zhdukur brenda nates? 

Me te arritur perballe farit, ndaluam. Ai ishte po aq i madh sa heren e pare me ate ngjyren e bardhe te daleboje. Por nuk fekste asnje drite. Ishte i qete, i larte dhe i madherishem. Frynte nje ere e forte sa here ktheheshe me fytyre nga deti dhe te dukej sikur ajo shkulm acari te merrte perpara e te fluturonte tej. Mbajta vesh. Nuk po degjohej me asnje ze. Nuk po shpjegohej loja. Kishte pasur radio ketu? Ne far... kishte pasur gjithmone nje radio? Mu kujtua hija e burrit qe pata pare heren e pare kur pata ardhur ketu brenda farit... kishte qene i vertete ai? 

"Mireseerdhet ne shtepine time te fshehte, te gjithe te ftuarve! Kjo loje do te quhet "Numri zero", duke qene se eshte pikerisht loja ime. "

Zeri ishte i njejte. Mashkullor. I panjohur kete here. Ktheva koken nga Tomi. Ai dukej sikur po shikonte ne zbrazeti dhe nuk dukej i sigurt se çfare te bente: t'ia mbathte apo te vazhdonte te qendronte aty. Por kushdo qe ishte numri zero, ishte i armatosur. Kurse ne ishim te gjithe te pambrojtur. Mu duk sikur do te rrezohesha dhe do te hidhesha edhe une poshte ne det, te me merrnin dallget me vete dhe te zhdukesha nga kjo bote. Kush do te me mbante mend, fundja? Gjithe jeta ime ishte harruar.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now