Kapitulli i njezet e shtate.

44 12 66
                                    

Greqi, 2023.

Mes erresires qe kapllosi, u ndame nga njeri-tjetri pa e kuptuar. Nuk i degjova hapat e askujt kur u larguan. As siluetat e tyre te erreta nuk arrita t'i pikasja dot. Une qendrova aty ku isha, duke marre fryme thelle me veshtiresi. Po nese vdisja une? Arma do te gjuante diku, kudo dhe shenjestra mund te isha edhe une. Nuk do te ishte si ne lojen e meparshme, qe e paten injoruar gabimin tim dhe paten fajesuar Lilin. Tani, mund te vdiste kushdo. Mund te vdisja edhe une. Ne nje erresire te tille, plumbi kapte ke te donte dhe qellonte ku te qellonte.

Drita e farit ishte e gjelber. Sinjali ishte ne rregull. Ku mund te fshihesha? Ndryshe nga kukamfshehtazi ku zgjodha te zhytesha ne uje, kjo nuk me dukej nje ide mjaft e mire. Madje, me terrorizonte vetem mendimi se mund te gjeja edhe trupin e pajete te Ferkos. Ne kete ishull, ishim mbledhur te gjithe stive si drute, si atehere ne kampet e perqendrimit ku hebrenjte stivonin kufomat e njeri-tjetrit siper shokeve. Mendimi me ngjethi mishte aq shume sa u mbeshtolla fort per te mos e ndjere te ftohtin.

-Marta? -degjova nje ze te me therriste. E njoha menjehere qe ishte Tomi. U perpoqa ta kapja se nga vinte tingulli, por nuk po e perceptoja dot. Sinjali vazhdonte te qendronte i gjelber. -Marta, ku je?

Mund t'i afrohesha Tomit? Mbase te qendroja me te do te isha me e sigurt. Por nuk leviza vendit dhe heshta. Degjova hapa te afert, kembet e tij qe shtypnin shtresen e bute te kokrrizave acaruese te reres. Per nje arsye a nje tjeter, nuk i besoja dot me Tomit. Ai nuk kishte qene aty kur Lilin e paten qelluar. Nuk me kishte zgjuar as prej gjumit kur nuk isha paraqitur heret ne oborr per lojen e meparshme, sikur donte te me pezullonte. Mbajta frymen. Sinjali ndryshoi sakaq ngjyre.

Ne fillim, nuk u degjua asgje. Vetem frymemarrja ime e çrregullt dhe rrahjet e zemres frikacake. Mbajta vesh. Ne fund, degjova nje krisme. Pastaj, dy. Tre. Ne fund, e humba numerimin. U ula menjehere ne toke dhe mbulova koken me duar. Nuk doja te vdisja. Nuk doja te vdisja siç kishte ndodhur me Lilin, me te gjithe ata qe kishin qene aty. Doja te mbetesha gjalle, te zbuloja se kush ishte numri nje dhe numri zero dhe se perse po e benin tere kete. Ndjeva lotet te me rreshqisnin çurg faqeve. Sinjali ndryshoi menjehere, pa kuptuar dhe u kthye serish ne te gjelber. Nuk me thirri me askush.

Ktheva koken nga fari, qe shkelqente me te njejten ngjyre te gjelbert. Mendja me shkoi papritur tek kthesa e shkembinjve ku qe fshehur gjate lojes se pare Elizabeta dhe Kamila. Mund te shkoja aty. Nuk do te isha e rrezikuar nese shkoja e fshihesha aty sa here sinjali kthehej ne te kuqe. Shpresoja qe ato te dyja mos ta kishin menduar kete perpara meje. Vrapova me sa me hanin kembet dhe arrita aty pikerisht kur sinjali u ndriçua ne te kuqe. U shemba pas ktheses dhe ndjeva shkembinjte e thepisur qe me ciken lehte shpinen.

-Teze? -degjova zerin e meket te Elizabetes. Ktheva menjehere koken. Drita e kuqe e sinjalit ndriçonte fytyren e saj te meket. -Qenke akoma... qenke akoma gjalle.

Me perqafoi fort pa dashur te shkeputej prej meje. U shtrengova pas saj dhe u fsheha sa me mire munda pas shkembinjve. Jashte meje, plumbat dukej sikur dilnin bresher si ne fushebeteje. Nuk ishte me nje loje si te parat. Tani, po luanin me ne. Po benin lojera te rrezikshme qe te na vrisnin te gjitheve njehere e mire. Duke u shkeputur prej meje, Elizabeta me pa me syte e saj te medhenj e te perlotur. Vetem atehere e kuptova qe mungonte Kamila: nuk ishte aty me te.

-Ku eshte Kami? -e pyeta e shqetesuar. Kamila nuk mund te kishte vdekur, apo jo?

-Nuk e di... me tha se nuk mund te qendronim te dyja ketu dhe me la vetem mua, -u pergjigj me nje fryme. Sinjali ndryshoi ngjyre. I gjelbert. I sigurt. -Dua ta gjej, por... por nuk e di ku eshte.

-Nuk mund ta gjejme tani, apo jo? -ktheva koken nga ajo, por Elizabeta mblodhi supet.

Dolem per pak jashte, duke qendruar prane shkembinjve. Deti vazhdonte te zhurmonte lehte me dallget e buta qe i perkedhelnin bregun. Drita ndriçonte vetem nje pjese te vogel dhe vura re nje hije qe u largua me te shpejte. Duhej te kishte qene Tomi. Ai ishte i vetmi burre qe kishte mbetur. Mbase prandaj ndihesha e sigurt te qendroja me te, por tani dyshoja se doja te levizja e te rrezikoja diku tjeter.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now