Kapitulli i njezet e kater.

54 11 66
                                    

Hungari, 2021.

Isha ulur ne stolin e oborrit dhe pavaresisht se bente ftohte, nuk doja te levizja vendit. Drejtori kishte dale me perfundimin per te perjashtuar prej shkolles ate nje jave perpara pushimeve te dimrit dhe te rikthehesha serish ne janar. Donte edhe dhjete minuta per te rene zilja e perfundimit te ores se matematikes. Disa prej nxenesve te klases sime kishin dale, me kishin hedhur nga nje veshtrim te shpejte, por vetem kishin qeshur me shok-shokun e me paten injoruar. Nuk me behej as te kthehesha ne shtepi. Nuk e dija nese drejtori u kishte thene prinderve, por nese po, e dija qe s'do te dilte asgje e mire.

Por mbase ishte koha per t'ia thene mamit gjithçka. Te pakten, mamit. T'i thoja per Anen. T'i thoja edhe per Leventin se si me kishte kercenuar. Do i thoja edhe per Ferkon, edhe per Dejzin dhe vizatimet e saj. Dhe mami do te me besonte. Do te me besonte, apo jo? Sepse ishte mamaja ime. S'kam qene e sigurt asnjehere nese jam une fajtorja ne kete mes apo prindi. Ka qene gjithmone nje vije ndarese midis prindit e femijes, besoj. Eshte ajo qe te dyja palet e marrin per pergjegjesi ndaj vetes: femija sepse nuk i tregon prindit dhe prindi sepse nuk e shikon femijen. Dhe une nuk e dija kush ishte fajtori ketu.

-Xhudi! Xhudi, hej, -degjova zerin e Gildit dhe ktheva koken si me gjysem zemre. Doja te ngrihesha e te ikja me vrap, pa i kthyer pergjigje, pa e pare dhe pa e takuar me. Por kembet nuk mu binden.

Ai u afrua prane meje me nxitim dhe pa me thene asgje, pa pritur as qe une te flisja, me mbeshtolli ne nje perqafim te forte. Mu duk sikur me preken te gjitha duart e botes dhe u pushtova nga ngrohtesia e tyre ne kete mot te ftohte, ne kete ere uleritese e te lajthitur. Ndjeva doren e tij qe me perkedheli floket dhe veshet e mi mund te degjonin rrahjet e zemres, por nuk e dija te kujt ishin: te miat apo te tijat... apo te te dyve. Askush nuk me kishte perqafuar me. Ishte sikur po perqafohesha per te paren here.

-Cfare te tha drejtori? -me pyeti, duke u shkeputur me ngadale prej meje. Ngrohtesia e perqafimit te tij akoma me mbeshtillte trupin. Nuk doja t'i pergjigjesha, por e dija se do te priste aty derisa te flisja.

-Jam e perjashtuar per nje jave... dua vetem... dua vetem qe prinderit te mos e marrin vesh, -mermerita. Ndjeva syte te me perloteshin. -Dua... dua qe mos te kthehem aty. Ne shtepi.

-Nga çfare ke frike, nese kthehesh? -Pyetja e tij dukej pa kuptim, por e kuptova se perse me pyeti. Sepse une nuk kisha frike nga diçka. Kisha frike nga ajo qe mami, qe babi do te mendonin per mua. Kisha frike nga mendimi i te tjereve per mua.

-Une nuk dua qe ata ta marrin vesh, -tunda koken ne shenje mohimi. Nuk e veshtrova me gjate.

Per nje çast, Gildi nuk foli. Vetem vazhdoi te veshtronte perpara e te priste, sikur donte qe une te vazhdoja te flisja. Por edhe une nuk dija çfare te thoja me teper. Bota aty, ne oborrin e shkolles, dukej aq e bukur. Nxenesit ishin plotesisht te shperqendruar nga problemet, bridhnin te lire dhe me nje vetebesim prej femije. Kurse une kisha ngecur ne fllusken time te vetmise dhe nuk ishte askush aty qe te ma çante. 

-Mbase nuk do e aprovosh idene time, por nese nuk do t'u thuash prinderve, mund te sillesh agresive ndaj tyre... si te them, rebele. Te mos u thuash asgje, t'u thuash se e di vete se çfare ben. E di, eshte budallallek, -qeshi lehte, -por une e bej gjithmone me motren time te madhe qe me acaron kaq shume.

-Ke nje moter? -u perpoqa t'i injoroja fjalet e tij te tjera ne fjaline e tij te fundit.

-Po, Lenen, -u pergjigj. -Eshte tri vjet me e madhe se mua. Por eshte acaruese, me beso.

-Une kam pasur gjithmone deshire te kisha nje vella ose nje moter. Te jesh femije i vetem eshte akoma me acaruese, -i buzeqesha mbrapsht.

Ai mblodhi supet, pak i pasigurt. Jeta prej femije te vetem ishte e merzitshme, nuk dije çfare te beje. Kur shikoja ne rruge se si te tjeret dilnin me motrat e vellezerit, ndihesha papritur personi me i vetmuar ne bote. Te pakten, ata kishin dike qe i donte seriozisht, dike qe nuk do i linte kurre vetem. Kurse une s'kisha asnje. Mamaja nuk mund te ishte edhe motra jote dhe babai nuk mund te ishte vellai yt. Rolet ishin te ndara.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now