Kapitulli i njezet e nje.

57 11 108
                                    

Greqi, 2023.

Ora shenonte gjashte e njezet minuta, kur dera e dhomes sime trokiti. Ne fillim, nuk u pergjigja. Isha mbledhur kruspull ne dysheme dhe po shihja nje pjese te pacaktuar te murit, aty ku lidhej radioja e vogel ne skuten e tij te zakonshme sikur po prisja te dilte nje mesazh nga çasti ne çast. Pastaj, u ngrita si me mundim dhe iu afrova deres. Po prisja te me dilte Elizabeta ose Kamila qe te me therrisnin per te zbritur poshte e per te ngrene darken, por mu perballe meje sapo hapa deren mu shfaq Zofia.

Floket i kishte te shpupuritura sikur t'i kishte shprishur kushedi sa e sa here dhe nje hije e erret i kishte rene ne fytyre. Pastaj, hyri brenda duke me dhene nje te shtyre me shpatull e ndaloi ne qender. E pasigurt, iu afrova deres dhe duke e mbyllur me ngadale, u mbeshteta edhe vete pas saj. E dija se perse kishte ardhur Zofia aty. E dija edhe se çfare donte te fliste me mua. Por une nuk kisha pergjigje per pyetjet qe donte ajo: mund te shkonte e t'ia bente Tomit, kishte qene zgjedhja e tij te me shpetonte mua e te linte ne balte Zofian.

-Ti quhesh Marta, apo jo? -me pyeti papritur. Nuk kishte asnje ton te ashper. Edhe qendrimin po e mbante neutral, pavaresisht pamjes se eger qe kishte marre.

-Po, -pohova. Ta pyesja mbrapsht nese quhej Zofia, do e merrte si ironi, prandaj e mbylla gojen me vetem ate pergjigje te shkurter.

-E di, Marta? -u kthye nga une dhe buzeqeshi lehte. Ishte hera e pare qe e pashe te buzeqeshte. Dhembet i kishte te bardhe e te drejte si rruaza. -Kur te pashe ne fillim ketu, te mendova njeri te mire pavaresisht se kishe qene gruaja e burrit tim. Une nuk mbaj inate me te tjeret, vertet. Nuk mbaj inate sepse ti ke qene gruaja e Tomit, Perkundrazi, mendoja se Tomi te kishte harruar. Por dashuria e pare nuk vdes kurre, apo jo?

Ajo kishte te drejte. Ndjeva nje boshllek te tmerrshem ne stomak, nje lemsh ne gryke dhe mu be sikur do te mbytesha. Doja qe te dilte nga dhoma ime dhe te nesermen, te mos ishte me. E dija qe nuk do te ishte me. Ndjeva edhe nje grimce keqardhje te rrotullohej mbi mua, mbi Zofine. Nuk kisha dashur qe te vdiste dikush tjeter per fajin tim. Nuk kisha dashur asnjehere qe Zofia te vdiste ne kete menyre, apo te vdiste ne nje menyre tjeter çfaredo. Ishte pak e veshtire ta imagjinoja te gjithe kete si hera e fundit qe flisja me Zofine, qe e shikoja. Si hera e pare qe po i thoja 'lamtumire' dikujt qe perpara pak ditesh i kisha thene 'pershendetje'.

-Tomi te donte ty. Edhe pasi u lidh me mua, te donte akoma ty. Me apo pa dashje, te permendte gjithmone dhe une çmendesha nga kjo gje, -vazhdoi. Ne nje rast tjeter, do te isha kenaqur qe Tomi vazhdonte te mendonte per mua, por tani mendja nuk po me funksiononte siç duhej. -Por pastaj, e kuptova qe une dhe Tomi nuk ishim te destinuar te donim njeri-tjetrin. Kuptova se Tomi nuk eshte burre i vertete, Marta.

Nese shikoje thelle ne syte e Zofias, do te shikoje lote. Nje grumbull lotesh qe po perpiqej t'i fshihte. Nje deshperim e panik te madh, qe po perpiqej t'i luftonte. Kisha perballe personin qe kishte marre burrin tim dhe po ndieja papritur, keqardhje per te. Mbase njeriu me i urryeshem per ne nuk jane asnjehere ata qe urrejme ne. Mbase ne nuk urrejme asnjehere askend. Ne mendojme se i urrejme ata. Urrejtja eshte nje ndjenje po aq e forte sa dashuria.

-Me vjen keq qe e them kete, sepse mbase ti e do akoma Tomin, por ai vertet nuk eshte dikush me te cilin dikush si ty mund te qendroje, dikush si une mund te qendroje. Nje burre i vertete, nese do te degjosh te verteten, nuk do te te linte kurre. Dhe ai nuk te la vetem ty. Me la edhe mua.

Zofia ishte xheloze. Kishte inat sepse Tomi me pati shpetuar, sepse pati drejtuar ate drejt vdekjes. Ose une doja t'i refuzoja fjalet e saj. Por po thoshte te verteten. Tomi nuk ishte burre i vertete. Nese do te ishte, nuk do te me linte atehere kur kisha me shume nevoje per te. Nuk do te largohej prej meje. Dhe e njejta gje kishte ndodhur me Zofian. Ai e pati lene ate, pavaresisht se cili kishte qene qellimi i tij. Me dukej sikur nje dallge e madhe po me permbyste te teren.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now