Kapitulli i shtate.

71 16 70
                                    

Greqi, 2023.

"Miremengjes te gjithe te ftuarve! Shpresoj te keni kaluar nje nate te mire. Deshiroj te vini ne sallen numer dy. Perqafime, numri nje. "

Syte mu hapen nga zeri qe hyri ne veshet e mi. Ne fillim, nuk po e kuptoja se nga vinte vazhdimisht e vazhdimisht, pa nderprerje vetem nje 'pip' te vogel sa here qe fjalia perfundonte e perseritej serish, pastaj ngrita syte dhe ne koken e shtratit, ne cepin e murit ishte vendosur nje radio e vogel, qe transmetonte pa ndalim te njejtin mesazh. Mbulova fytyren me duar dhe u ula ndenjur ne shtrat. Nuk kisha bere nje gjume aq te mire sa kisha shpresuar, ne çdo ane te rrotullohesha me dukej sikur degjoja zhurma e zera te panjohur.

Te gjitha dhomat tona ishin njesoj: te lyera me nje boje te bardhe, nje shtrat te rehatshem me nje jastek te fryre, nje dollap te vogel dhe nje dere tualeti. Ndryshe nga te gjitha dhomat e tjera te viles, keto dhoma gjumi nuk kishin dritare. U ngrita tere pertese dhe lava me te shpejte syte e dhembet, pastaj vesha nje pale rroba verore perpara se te dilja prej dhomes. Sapo e lashe pas, mu duk sikur gjithe ajri i dhomes me muret mbrojtes, u davarit dhe u be i helmet. Nga dora perkrashi, pashe te dilte Elizabeta. Ktheva menjehere koken nga ana tjeter qe mos te me vinte re dhe leviza e para drejt salles numer dy.

Ne katin e pare, ndalova. Salla e ndenjes mbante prane deres numrin dy. Nuk e kisha vene re dje: dukej sikur ishte vendosur sot, kur te gjithe ne ishim ne gjume. Ktheva koken nga te tjeret qe po vinin pas meje, pastaj shtyta deren dhe hyra brenda. Nje ndriçim i kendshem, i ngrohte, por edhe i fresket dielli, hynte ne salle. Veshtrova rrotull. Ne tavolinen e mesit, ishin vendosur disa pjata te mbushura me ushqime te fresketa. Me ngadale, u solla rrotull tyre perpara se te zija vend ne divanin e rehatshem. Te tjeret hyne njeri pas tjetrit, me Kamilen qe kryesonte.

-Pra, ky ushqimi i bollshem eshte i gjithi per ne? -tha i kenaqur Ferko, teksa rrotullonte syte ca andej-ketej per te mos i shpetuar asgje. Lili prane tij, shikonte si e magjepsur pjatat plot me ushqime.

-Zot, per çfare po presim me kembe? -thirri menjehere Fani, duke u ulur me te shpejte ne divan, prane meje. Terhoqi dy molto te medha dhe i kafshoi perpara se ne te tjeret te mund t'i kthenim edhe nje pergjigje.

Terhoqa edhe une nje prej moltove dhe e rrotullova nje cope here ne dore. Nuk dukej sikur te ishte e helmuar. Zakonisht, mamaja mendonte se une kisha parandjenja per te gjitha gjerat, por ne kete rast nuk po ndieja asnje rrezik. Ushqimi dukej i shijshem dhe çokollata qe rreshqiste nga moltoja e Fanit, me bente te kisha neps. Duke injoruar mendimet qe po me trullosnin koken, futa nje kafshate te madhe ne goje.

-Oh, kjo eshte... kjo eshte kaq e mire! -thirri Lili, qe kishte terhequr ne gjunje nje pjate te madhe ku qendronte nje omelete e vogel.

Ne Budapest, nuk haja asnjehere me shume se nje nga biskotat e zakonshme "Győri Keksz", por ketu dukej çdo gje ishte aq e shijshme sa nuk mund ta injoroje. U zgjata dhe mora nje prej gotave plastike. Ne ane te tavolines, qendronte nje kuti e madhe leng frutash. E hapa me kujdes dhe derdha pak ne gote. Sapo rrekelleva nje gllenjke, mu duk sikur stomaku me erdhi ne vend dhe mendja nuk po me trullosej me nga mendimet, edhe pergjumja mu zhduk si me magji.

-Ne rregull, por sa te sigurt jemi qe s'jane te helmuara? -foli papritur i dashuri i Anes, Leventi. Hodhi nje veshtrim te shpejte nga te gjithe ne qe po hanim. -Une refuzoj te ha disa ushqime qe nuk e kemi idene kush i ka lene...

-Ne po hame dhe nuk po vdesim, -e nderpreu Fani e bezdisur. Dukej sikur nuk i honepste dot ata te dy. -Por zgjidhja eshte jotja, bej çfare te duash, thjesht mos na e thuaj neve sepse nuk eshte se na intereson shume.

-Mendoj se duhej te te interesonte, sepse ti do te vdesesh, jo une, -i buzeqeshi ai. Fani leshoi nje nenqeshje e nuk i ktheu me pergjigje.

Pashe se si Ana u zgjat drejt tij dhe i peshperiti diçka, pastaj te dy u ulen dhe terhoqen nga nje molto. Pjata e moltove u boshatis. Por diçka me dukej sikur nuk po shkonte. Jo fakti qe pjatat e ushqimeve po perfundonin, as fakti se askush nuk po vdiste nga helmimi ashtu siç pretendonte Leventi, por diçka tjeter. Diçka e pakuptueshme, diçka qe nuk po e kuptoja dot. Pastaj ndalova se ngreni dhe ktheva koken nga ekrani i televizorit. Duhej te kishte nje arsye perse na kishte thirrur ketu numri nje -kushdo qofte. 

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now