Kapitulli i trembedhjete.

78 15 107
                                    

Greqi, 2023.

-Do te ikim, -Lili u ngrit menjehere, me nje pamje llahtarie ne fytyre. Une kisha ngrire me zemren qe me rrihte fort ne kraharor. -Une do te iki. Ferko, hajde.

-Edhe une do te iki, -Ana shkeputi me vrull aparatin e tensionit te gjakut per t'u larguar.

-Vajza, uluni, ju lutem! -thirri i deshperuar Tomi. Armen po e mbante akoma poshte. Sekondat vazhdonin te leviznin. -Po me shperqendroni shume. Thjesht uluni dhe me lini te mendoj diçka. Nuk do te vras askend, nuk do te vdese njeri, thjesht pushoni.

Lili u leshua e dorezuar ne karrige dhe mbuloi fytyren me duar sikur po qante. Ana vazhdoi te qendronte me kembe, me nje pamje qe ishte aq e ngaterruar midis urrejtjes, dhimbjes e panikut. Gjerat po kalonin nga nje vend ne tjeter. Kur ktheva koken nga Tomi, pashe se si syte e tij ishin ngulur nga mua. Do te me vriste mua? Do te me vriste mua, seriozisht? Cfare i kushtonte atij, fundja? Une e vdekur kisha qene prej muajsh per te. Ishte mesuar te jetonte pa ekzistencen time.

-Thjesht vrit veten tende, na le gjalle ne te tjereve, -tha duke qeshur lehte Ferko: po perpiqej shume ta zbuste situaten, por ne ato rrethana edhe shakaja e tij u duk e tmerrshme.

-Mbylleni ate goje te gjithe! -bertiti i nxehur Tomi, duke kaluar me te shpejte doren ne cepat e buzeve. Pashe se si balli i ishte djersitur.

Kishin mbetur edhe njezet e pese sekonda. Duhej te vendoste. Tomi nuk do te vriste veten siç thoshte Ferko: nuk ishte budalla. U hodha nje sy te gjitheve aty. Ke mund te vriste ai? Elizabeten? Por ai e dinte sa shume e doja une ate, nuk do te vriste mbesen time. Mund te vriste Lilin? Kamilen? Ose mbase, Anen? Jo, jo, nuk do e bente kete gje. Ose mund ta bente? Me dukej sikur nuk e mbaja mend me si kishte qene Tomi, si vepronte, si mendonte ai. Do te me vriste mua. Me shume siguri, mua. Mundesh thjesht te mos mendosh, Marta? Thjesht te mos mendosh asgje.

Pesembedhjete sekonda. Tomi ngriti armen. Ne fillim, nuk po merrte shenje tek askush. Po sikur te vriste Zofian? Ajo dukej sikur nuk donte te ishte fare aty. Mund ta vriste dhe te zhdukej gjithçka me kujtonte prania e saj. Por jo, jo, e dija qe Tomi nuk do te vriste dike qe donte. Por ai me donte edhe mua... me donte, apo jo? Po tregohesha aq budallaqe, aq mendjefyçke sa mund te tregohej nje adoleshente rebele qe pret ta doje nje mashkull qe ka shkuar me te gjitha vajzat e shkolles.

"I ftuari numer pese, ju kane mbetur edhe dhjete sekonda per te vendosur. "

-Une jam jashte, jam jashte! Nuk do e luaj kete loje! -u ngrit e tmerruar Lili. Por nuk shkonte deri ne fund. Nuk shkonte deri ne fund te deres, nuk dilte jashte, sepse nuk e dinte çfare do te ndodhte nese largohej. Ne nuk dinim as me çfare po perballeshim.

-Do te vdes, do te vdes, -Ferko thirri me ze te larte, i mbytur ne nje terror te çmendur. Ngriti syte drejt qiellit dhe duke shtrenguar fort duart, shtoi. -O Zot, m'i fal te gjitha mekatet, me fal shume, vetem me ler gjalle edhe sot, o Zot! Nuk dua te vdes, nuk dua te vdes.

Zerat e Lilit, Ferkos e Anes krijuan nje llahtari te tille qe mbyti edhe numerimin. Gjashte sekonda. Pese sekonda. Tomi duhej te vendoste. E dija qe ai nuk do te pranonte te perjashtohej prej lojes. Kater sekonda. Ngriti armen. Nuk mori shenje nga mua. Lili ishte ende me kembe. Ferko akoma lutej me ze te larte, kurse Ana vetem leshonte disa ulerima te deshperuara. Tre sekonda. Arma nuk ishte kthyer as nga Elizabeta. Dy sekonda. Nuk ishte kthyer as nga motra ime.

Plumbi doli prej tytes se armes me nje zhurme shurdhuese, qe nderpreu zerat e te gjitheve ne. U degjuan vetem frymemarrjet tona. Ajo rremuje frymemarrjesh. Tomi shkrepi serish. Plumbi shpertheu jashte per te dyten here. U ngul drejt e ne kraharorin e Fanit. Ajo kishte veshur nje bluze te bardhe dhe tani i ekspozohej gjaku i kuq, qe po mbushte nje pellg ne kraharorin e saj. Shkrepi edhe njehere. Hera e fundit. Shperthimi i fundit i plumbit qe degjuam. Fani u shemb poshte ne dysheme megjithe karrige. Nje pellg gjaku zuri te perhapej me shpejtesi.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now