Kapitulli i trete.

84 20 56
                                    

Greqi, 2023.

Kisha ndaluar perballe nje porte te madhe te hekurt. Pas saj, shpalosej e madherishme nje vile e bardhe me kater kate. Oborri ishte i rrethuar nga nje rradhe pemesh, qe leshonin hije te medha ne token e perveluar nga dielli. Me larg viles te rrethuar nga porta e hekurt, shtrihej deti i kalter, i qete, me ate shkumen e bardhe te valeve. Kisha ndaluar perpara atyre hekurave pa ditur çfare te beja. Mbase duhej te therrisja nese kishte njeri, mbase duhej te gjeja ku mund te trokisja. Por vendi dukej fare i shkrete: si nje parajse, e tera per mua.

Nisa te sillesha rrotull. Oborri ishte i rrethuar i gjithi nga disa kangjella te larta. Diku ne te djathte, ndodhej nje ekran i vogel i fiksuar pas hekurave te kangjellave. U afrova me ngadale dhe vendosa doren ne te. Ekrani vazhdoi te mbetej i zi. Vazhdova te ecja perqark. I kisha kepucet ende mbathur, por kokrrizat e reres kishin gjetur nje vend per te hyre e per te me ngacmuar brenda kepuceve. Bente vape. Dielli shkelqente si top i zjarrte lart ne qiell. Frynte vetem nje puhi e lehte, e kendshme verore.

-Marta? -Nje ze i njohur me hyri ne vesh. Ne fillim, nuk u ktheva. Edhe vete trupi im refuzoi te bente kthese. -Ti je?

Pastaj, u ktheva. Perpara meje qendronte Fani, me floket e saj te zinj e te dredhur. Lekura e bardhe e fytyres bente nje kontrast te tmerrshem me ate nxehtesi perveluese qe shperndante dielli, me ngjyren e trungjeve te pemeve dhe me kaltersine qe perhapej rrotull. Po me shikonte me nje habi te theksuar ne syte ngjyre geshtenje sikur nuk e besonte dot qe me kishte gjetur aty. Prane saj, mbeshtetur ne reren e bardhe, qendronte nje valixhe e vogel e kuqe.

-Kohe e gjate pa u pare, -ia beri e ngazellyer. Fani kishte qene gjithmone e shoqerueshme, i pelqente te afrohej me te gjithe. Ishte me e re se mua, por jeta i kishte rrjedhur vaj. -Dhe sa qesharake qe po shihemi ketu! Cfare ben ketu? Ishulli eshte privat dhe...

-Me kane ftuar, -e nderpreva. Rremova ne xhepa dhe nxorra ftesen. Diçka ne fytyren e Fanit ndryshoi: çehra iu zbeh plotesisht dhe u be e verdhe dylle sikur ta kishin qelluar me grusht ne stomak. -Nuk e di kush me ka ftuar, por biletat ishin te paguara. Kush e refuzon udhetimin kur ta japin falas?

-Oh, -thirri. Po perpiqej te shtirej si e kenaqur, por ajo terheqja ne fytyre ishte ende shume e dukshme, shume e qarte. -Po, kush e refuzon? -qeshi lehte.

Edhe Fani kishte marre nje ftese, e kuptova kete edhe pa ma treguar ajo. Ajo kishte qene gjithmone shume e keqe per mbajtjen e emocioneve perbrenda, apo te sekreteve, apo te mimikave te fytyres. Po shikonte rrotull si e trallisur dhe nuk isha e sigurt se çfare priste te shikonte. Pastaj, u dorezua vete dhe duke u kthyer nga mua, me tha:

-Edhe une mora nje ftese. Nga numri nje. -Mbajti nje pauze te shkurter sikur po priste te thoja diçka, te beja nje reagim. -Nuk e di kush eshte. Mendova se do e zbuloja ketu.

Ktheva serish shpinen dhe veshtrova drejt detit. Gjithe ajo hapesire ujore, kaq e qete, e patrazuar. Siper nesh, lartesohej rruga gjarperushe qe mbulohej nga bimesia e dendur, pemet e ngjeshura me njera-tjetren. Lart ne qiell, fluturonte nje pulebardhe e deshperuar qe ishte shkeputur nga turma. Kepi i vogel ku ndodhej vila e bardhe, rrethohej nga shkembinj te larte qe nuk e lejonin eren te vallezonte me nje ritem te caktuar.

-Mbase duhet te kthehemi mbrapsht, -foli Fani duke hedhur nje sy rrotull. Gjiri ishte fare i qete: dukej sikur aty ishim vetem ne te dyja. -Te bejme nje shetitje neper Korfuz dhe te kthehemi serish mbrapsht.

Nuk i ktheva prgjigje. Mbase ideja e Fanit ishte shume praktike, madje mund te ishte edhe njeqind here me e mire se te qendroje aty e te prisje nje mrekulli, por nuk doja te shkeputesha prej ketij vendi, prej kesaj rere te bardhe e ketij deti te kalter. Na kishin derguar nje ftese, na kishin prere biletat e udhetimit dhe po na ofronin nje vile te madherishme. Diku duhej te gjendej dikush.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now