Kapitulli i njezet e pese.

40 12 78
                                    

Greqi, 2023.

Ora duhej te ishte diku rreth nentes, sepse dielli kishte perenduar para pak çastesh dhe tani mbi kupen qiellore qe bashkohej me siperfaqen e detit derdheshin kupa-kupa rete e portokallta e te perflakura sikur feneri i drites te ishte permbysur e t'u ishte vene flaka. Deti nuk kishte dallge, valet e buta perplasin pothuajse te  puthitura pas bregut dhe lagnin kembet tona, qe kerkonin ngushellim ne ujin e kripur te detit Jon. 

-Njeri nga ne do te vdese neser, -tha Ana. Ishte ulur me gjunje ne reren e bardhe dhe doren e mblidhte grusht dhe luante me kokrrizat e reres. -Do te kishte qene me mire te mos ishim lidhur kaq shume me njeri-tjetrin.

-Pse po e bejne kete? -Pyetja e Elizabetes na heshti te gjitheve. Nuk kishte pergjigje. Ne nuk dinim te sillnim as edhe nje arsye perse.

Isha mbeshtetur pas Tomit dhe po shikoja drejt perpara, deri aty ku me kapte syri dhe deti dukej sikur bashkohej me qiellin. Nje re dredharake ishte mbeshtetur pas horizontit ne piken me te poshtme te saj dhe dukej sikur po priste te permbytej ne ujin e detit. Nata ishte pjesa me e bukur ketu ne ishull: qetesi, asnje zhurme rrotash makinash qe perplaseshin ne asfalt, as njerez qe bertisnin me te madhe. Vetem dallget e detit dhe flladi i veres.

-Sepse ne kemi gabuar, -foli Ferko. Nuk kishte nxjerre nje fjale qe pas asaj qe kishte ndodhur. Dukej e çuditshme tani qe po ia degjoja perseri zerin. -Ajo çfare kemi bere, ajo po na kthehet. Mbase numri nje eshte ajo, e di... e mendoj gjithmone. Mbase eshte ajo dhe ne... ne thjesht, refuzojme ta pranojme.

-Ajo, kush? -pyeti Tomi dhe ktheu koken nga Ferko. Ky i fundit tundi doren ne ajer si per te thene se nuk ishte asgje.

Per nje çast, serish nuk foli kush. Ketu ku ishim ne, nuk kalonte asnjehere asnje makine ne rrugen siper nesh. Nuk kishte as anije ne det, as motoskafa apo varka me vela. Ishte nje nga ato izolimet ndaj botes, qe ne nje rast do te te kishin pelqyer. Kurse ne ishim te izoluar prej vdekjes dhe nuk dinim nga t'ia mbathnim. Pata pershtypjen e tmerrshme se do te ngecja ne kete ishull per gjithe jeten time... nese nuk do te vdisja perpara fundit.

-Une... une vertet nuk doja qe t'ia beja ato qe bera... une... -Ferko nisi te fliste me mermerima te pakuptueshme, si te kishte frike te shprehej hapur. -Jam perpjekur ta mbroj. U perpoqa shume t'i mbroja te dyja, edhe Lilin, edhe ate. Por mbase, ky ishte gabimi im me i madh. U perpoqa te mbroja dy njerez njeheresh. Ne jete, mbrohet vetem nje. Dy jane te tepert.

-Mjaft shpike perralla, te dy e dime qe s'eshte fare e vertete, -Ana i hodhi nje veshtrim te vengert si te donte t'ia bente te qarte ta mbyllte gojen. -Duhet te jete ndonje budallallek, Ndonje qe po tallet me ne.

-Po ti... -Ferko e injoroi Anen dhe ktheu papritur, koken nga une. -Cfare mendon? Kush eshte?

Nuk u pergjigja. Kush ishte? Ndonje i çmendur. Nje psikopat, ose vrases serial. Mbase edhe ndonje adoleshent rebel qe po kalonte veren me te tilla gjera te rrezikshme, bir i ndonje polici qe s'ia kishte friken biruces. Por dukej sikur na njihnin mjaft mire. Sikur na njihte me shume seç mund te njihte nje adoleshent. Duke mbledhur supet, thashe:

-Nuk e di. Eshte sikur... eshte dikush qe me njeh mua, e njeh Tomin, ty, Kamilen, te gjitheve ne. Por nuk e di kush. Vertet, nuk e di.

-Ai qe do te mbijetoje i fundit... ai do e zbuloje... -Ferko buzeqeshi lehte. U duk sikur deshi te thoshte me teper, por nuk tha me asgje tjeter.

Dukej fare i dorezuar tani qe Lili kishte vdekur. Ishte sikur kishte humbur humorin e meparshem, ngjyren e fytyres dhe qendrimin qe mbante. Sikur kishte ndryshuar brenda oreve qe kalonin. Ndieja keqardhje per te, por Ferko duhej te ringrihej, duhej ta rimerrte veten e te vazhdonte perpara. Ne kete situate ku gjendeshim, nuk kishim mjaftueshem kohe per te mbajtur zi per vdekjen e atij qe doje. 

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now