Kapitulli i katermbedhjete.

58 15 47
                                    

Hungari, 2021.

-Si thua? Me shkon? -Lili u rrotullua perpara pasqyres ne dhomen e proves dhe pastaj, ndaloi perballe meje me fustanin e shkurter ngjyre blu qe xixellonte.

Ashtu siç me pati premtuar, kishim shkuar ne nje prej qendrave tregtare. Jashte, kishte nisur te binte shi me gjyma, por brenda dukej sikur shkelqente dielli. Kishte disa njerez tek-tuk ne dyqanin ku kishim hyre, qe sorollateshin pa blere asgje dhe thjesht, duke pare çmimet e larta. Por Lili dukej e ngazellyer edhe thjesht, duke provuar veshjet me te shtrenjta. Une nuk kisha provuar asgje, u kisha hedhur nja sy rrobave neper varese, duke shpresuar te gjeja diçka te lire, por uljet nuk kishin filluar akoma.

-Ngjan... shume bukur tek ty, -thashe. Fustani ishte i mrekullueshem dhe Lili ngjante si e mbeshtjelle nga nje aureole mahnitese me ate mbathur. 

-Vertet? -Ajo u kthye edhe njehere drejt pasqyres per te shijuar pamjen e vet'. Fytyra i ishte skuqur nga ngrohtesia qe bente brenda qendres tretare. -Eshte shume i shtrenjte, -vari buzet me mospelqim, -mami do te me vrase po ta marre vesh qe kam blere kete.

Mamaja e Lilit ishte strikte. E kisha takuar vetem njehere dhe ajo me kishte dhene veç nje veshtrim te vetem, qe mund te percaktohej si mospelqim. Edhe Lili vete thoshte se nuk i pelqente e ema, madje me kishte thene se per lidhjen e saj me Ferkon e dinte vetem i ati. Por ajo kishte nje liri te tmerrshme, aspak te kufizuar, pavaresisht menyres se si sillej e ema. 

-Do e blej. Nese me shikon, do i them se ma bleve ti, -me buzeqeshi qe prej pasqyrimit, pastaj u kthye dhe mbylli deren e dhomes se proves.

U mbeshteta pas murit dhe nisa te prisja. Lili po sillej kaq mire sot sa po me bente te ndihesha si dikur. Ndonjehere, ia hidhja fajin Ferkos qe ajo sillej aq çuditshem e ndonjehere ia hidhja fajin faktit qe ishin lidhur: mbase kur njerezit lidheshin me njeri-tjetrin, shoqeria mbetej pas, i treti qe kishte qene ne grupin e tyre tashme, behej vertet nje i trete. Por ja ku ishte serish Lili sot. Duke u argetuar bashke me mua ne dyqanin e rrobave dhe duke e lene Ferkon jashte gjithe kesaj: vetem une dhe ajo si ne ditet e shkuara.

Kur dera e dhomes se proves, Lili doli e kenaqur me fustanin e shkurter qe po e mbante ne dore. I hodha nje sy çmimit: ishte i shtrenjte, por Lili nuk e vriste shume mendjen per parate. Babai i jepte gjithmone karten e tij te kreditit kur donte te dilte dhe prandaj, ajo nuk çante koke hiç per çmimet. Kishte liri te plote: nje liri aq te marre, aq te çmendur sa une ndihesha xheloze per te. E kisha zili ate jete qe bente ajo, ate jete te çrregullt me nje baba qe e perkedhelte aq shume, qe nuk e pyeste kurre per notat. Por Lili me kishte thene se do te preferonte me shume prinder si te mite sesa ata qe kishte. Mbase sepse eshte nje moment kur edhe familjet me te mira, behen me te keqijat.

-Pse nuk blen edhe ti diçka? -me terhoqi lehte prej krahut Lili. -Kishte disa fustane te bukura aty ku gjeta timin. Eja t'i shikosh...

-I pashe, Lili, por une nuk vesh fustane, ti e di...

-C'eshte ky budallallek? Ti je e persosur, ke trup perfekt, -me pa me sy te zmadhuar ajo. Nuk i ktheva pergjigje dhe ajo nxitoi drejt raftit te fustaneve. Terhoqi njerin syresh dhe ma shpalosi para syve. -Si te duket ky? Eshte kaq i bukur.

-Eshte i shkurter, -i buzeqesha lehte si me ndrojtje.

-Oh, Xhudi! Ti nuk merr me vesh nga moda. Keshtu jane fustanet tani. -Mblodha supet. Ajo siç dukej e kuptoi qe s'kisha ndermend ta provoja e jo me ta blija, prandaj terhoqi nje tjeter. -Po ky?Eshte me i gjate. 

Fustani qe kishte zgjedhur ajo, kishte nje ngjyre te kendshme te verdhe si ndonje fustan veror. Ishte vetem me rripa, por kishte disa pika te vogla te bardha te lezetshme ne gjithe shtresen e verdhe. Mua duhej te me arrinte deri siper gjurit. Zgjata doren drejt saj dhe e pashe per pak. Ishte i bukur, i thjeshte dhe mund te vishej edhe per shetitje te zakonshme ne qytet, kur te vinte vera. Une nuk kisha shume fustane: kisha vetem dy te tilla, por edhe ato nuk duhej te me benin me.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now