Kapitulli i katert.

89 18 41
                                    

Hungari, 2021.

Frynte shume ere ne parkingun e makinave. Mjedisi aty, nuk ishte i mbuluar nga asnje ndertese, prandaj era te rrihte nga te gjitha drejtimet. Dielli ishte fshehur serish pas reve te zeza dhe binin disa pika shiu qe te perplaseshin ne fytyre me rrembim, te zemeruara pa asnje shkak. Shalli qe kisha hedhur rreth qafes nuk me mbante ngrohte, perkundrazi me dukej sikur e ftonte eren te me dridheronte edhe me shume. Duart i kisha zhytur thelle ne xhepat e palltos se ngrohte. Kisha vendosur kufjet ne vesh, por ishte e pamundur ta injoroje zhurmen e eres se çmendur.

Isha mbeshtetur pas nje makine te parkuar dhe po prisja qe nga çasti ne çast, t'ia behte i dashuri i Anes. As vete s'e kuptoja se perse po e prisja: mund t'ia mbathja ne shtepi e te mos e takoja fare, por e dija se nuk do e linte me aq nese nuk e takoja sot. Pak me tej, nje tufe femijesh po vraponin me nxitim per t'u futur ne nje strehe poshte ndertesave. Nje grua e moshuar me dy trasta te medha ne te dyja duart, mezi po e mbante çadren. Pastaj, pas gruas se moshuar, gjeta dike qe po nxitonte hapat drejt parkingut. Kishte vendosur syze te erreta dielli, edhe pse binte shi dhe nuk kishte diell.

Kur ndaloi ne parkingun e makinave, e binda veten qe ishte ai: i dashuri i famshem i Anes. Kisha menduar gjithmone se i dashuri i Anes do te ishte nje djale nga nje shkolle tjeter, dikush, bashkemoshatar me ne. Por ai qe qendronte pak me larg meje, duke veshtruar perqark, nuk ishte gjashtembedhjete vjeç: duhej te ishte diku tek te njezetat. Kishte nje fytyre aq te serte, me tipare aq te erreta sa mendova menjehere te kthehesha e te vrapoja ne shtepi, duke u ngaterruar pas turmes se njerezve qe nxitonin.

Pastaj, koka e tij u kthye nga une. Pas syzeve te erreta, mund t'i imagjinoja syte e tij qe me kishin pikasur. Veshtroi njehere rrotull e me pas, zuri te me afrohej. Dora ime ne xhepin e palltos shkeputi kufjet prej celularit. Muzika ndaloi. Ai ndaloi perballe meje dhe me veshtroi nga koka tek kembet. Ishte me i gjate se mua aq sa u ndjeva e frikesuar. Ne stomak, sikur mu trazua diçka por nuk e bera veten. 

-Ju jeni Xhudi...

-Po, -e nderpreva. Ai nenqeshi.

Ngriti doren e hoqi syzet. Syte i kishte ne nje ngjyre aq te zeze, aq te mprehte sa mu duk sikur me ishin ngulur thika drejt e ne fytyre. Nuk e kuptoja se çfare kishte gjetur Ana te bukur tek ai, pastaj dukej shume i madh per te. Gjate gjithe kohes, kisha menduar se Ana pavaresisht se sa budallaqe sillej me raste, nuk do te kishte zgjedhur dike te tille. E kisha imagjinuar te dashurin e saj bashkemoshatar me te, dike me sy jeshil e floke te verdhe ashtu siç i pelqente ajo.

-Une jam i dashuri i Anes, Leventi, -me zgjati doren. Rrudha ballin kur pashe doren e tij te zgjatej drejt meje. Nuk ishim perballur qe te benim nje njohje te mirefillte. 

Me dyshim, nxorra doren prej xhepit dhe e ngrita drejt tij. Pellemba ime u bashkua me te tijen, ndjeva menjehere doren te me djersitej dhe i gjithe trupi mu drodh. Ia kisha ngulur syte atij dhe as nuk e kisha mendjen, kur ndjeva papritur se si me perplasi me force pas makines. Alarmi i makines vershelleu me zhurme dhe dritat e saj zune te shperndaheshin ne nje ngjyre portokalli ne token me pellgje uji. Ma shtrengoi doren fort, aq fort sa ndjeva nje kercitje ne nje prej gishtave.

-Mbaje mend mire emrin tim, -me tha kercenueshem. Afroi fytyren e tij prane times dhe ndjeva frymen e tij se si mu perplas pas fytyres. Fryma zuri te me merrej, kraharori me ulej e me ngrihej me rrembim. -Keshtu nuk do te perzihesh asnjehere tjeter me te dashuren time. Perndryshe do te ndodhe me keq se kaq. Me kuptove?

Syte i shkreptnin nga dritat portokalli te makines. Dukej sikur papritur erresira ne syte e tij ishte thyer nga nje drite e forte qe nuk dihej nga buronte. Sikur ne qiellin e erret te nje nate dimri, kishte shperthyer nje vetetime e padeshirueshme, nje vetetime e pasuar nga nje zhurme shurdhuese e bubullimes. Dora e tij shtrengonte fort timen, me kishte mberthyer parakrahun e dukej sikur donte te ma thyente.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now