Kapitulli i dhjete.

76 13 46
                                    

Hungari, 2021.

Jashte pistes se patinazhit, gjendej nje bar qe shperndante filxhane te ngrohte me çokollate te zeze ose kakao. Isha ulur aty dhe po pija çokollaten e zeze, teksa shikoja Elizabeten dhe Leventin te rreshqisnin fare lehte ne akull sikur te kishin frike se do e thyenin. Duart e tyre te bashkuara me dukej sikur triumfonin mbi te tjeret, qe shperndaheshin te çorientuar, disa te pasigurt nese akulli mund te ishte aq i qendrueshem per trupin e tyre. Sa here qe dikush hapte deren, hynte nje ere e ftohte dhe pija perhere nga nje gllenjke prej filxhanit per te ndjere ngrohtesine ne trup. Celulari im tringelliu papritur, aq sa mend me hodhi perpjete.

-Po? -u pergjigja menjehere, kur pashe emrin e Lilit ne ekran. Askush nuk u pergjigj. -Lili?

-Hej Xhud', -tha me ne fund. -Doja... degjo, doja te te takoja falje per ne mengjes. Edhe pse nuk jam e sigurt ku gabova, por Ferko tha se ishe merzitur.

-Jo, jo, nuk jam merzitur, -tunda koken ne shenje mohimi sikur Lili te ishte perballe meje e te me shikonte. -Dhe... nuk ke pse kerkon falje, nuk...

-Ne rregull, -me nderpreu dukshem e bezdisur. -Kaq doja te thoja. Mirupafshim, shihemi neser.

E mbylli perpara se une t'ia ktheja pershendetjen. Ndonjehere, nuk e kuptoja Lilin. Kishte raste kur fliste me mua per nje kohe te gjate, madje njehere folem per gati njezet minuta, por kishte edhe keto raste te tmerrshme kur ma priste shkurt e ma mbyllte celularin perpara se te thoja diçka. Mbase ishte e zene. Mbase kishte dale me te motren, ose mund te ishte duke bere detyrat. Kishte shume justifikime pse mund ta mbyllte celularin ne ate menyre. E vendosa me ngadale ne tavoline dhe afrova serish buzet e filxhanit drejt buzeve te mia, duke rrekellyer nje tjeter gllenjke.

Kur ktheva serish syte nga pista e patinazhit, Elizabeten e pashe vetem. Leventi sikur ishte bere tym e ishte zhdukur. Veshtrova rrotull te gjithe pistes, por nuk e pashe gjekund'. Elizabeta vazhdonte te patinonte fare e qete, me ate trupin e holle e te drejte. Nje hije qe me vendosi perposhte, me beri te rrudhja ballin. Perpara se te mund ta kuptoja nga vinte, ndjeva nje dore te me mberthente nga krahu. Nuk pata mundesi as te vendosja filxhanin ne tavoline, sepse me terhoqi menjehere. Filxhani mu rrezua nga duart e u perplas ne dysheme, duke u bere cope e therrime. Disa prej njerezve aty rrotull, kthyen koken.

Ngrita menjehere koken. Leventi nuk e ktheu veshtrimin as nga njerezit qe po na shikonin e as nga mua, perkundrazi vazhdoi te me terhiqte. Bera disa here ta shkepusja krahun prej tij, por kur e pashe qe po fitoja nje vemendje te etur te njerezve per disa drama, ndalova se reaguari dhe i shkova pas. Hyri me te shpejte brenda barit. Nje prej kamerierve na hodhi nje veshtrim te shpejte. Hyri ne korridorin, qe te çonte ne tualet. Ndaloi perballe tabelave, qe tregonin gjinite. Pasi veshtroi me te shpejte perqark, me shtyti drejt tualetit te femrave. Mendova se do te largohej, por kur hyri edhe vete, ndjeva friken te me ngjitej deri ne koke e te me sembonte temthat.

Tualeti i femrave ishte bosh. Nje prej çezmave ishte harruar hapur dhe rridhte uje. Me shtyti ne nje prej dyerve te hapura dhe hyri edhe vete pas meje. Deren e mbylli me force pas meje. Zemra nisi te me rrihte fort. Kembet po me dridheshin aq shume sa me dukej sikur do te humbisja ekuilibrin e do te perplasesha ne toke. I pata thene se nuk do i thoja Elizabetes, se nuk do e bezdisja me as Anen. Cfare donte nga une tani? Me leshoi me ne fund, krahun dhe vete u mbeshtet pas deres.

-Nuk do i them Elizabetes, une... une te thashe qe nuk do i them... -mermerita e frikesuar. Doja vetem te dilja prej aty, te ikja edhe prej barit, edhe prej pistes se patinazhit. Te ikja ne shtepi, te mbeshtillesha deri ne gryke me batanije ne shtratin tim.

-Te pyeta gje qe po flet? -me nderpreu menjehere. Zemra vazhdonte te rrihte aq fort, sa me dukej sikur jo vetem une, por edhe ai mund t'i degjonte rrahjet e saj te çmendura. -Ana eshte aty jashte. Dua te shkosh tek ajo dhe ta shperqendrosh. 

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now