Kapitulli i njezet e dy.

43 10 44
                                    

Hungari, 2021.

-Xhudi, ka ardhur dikush. Nuk eshte Lili. Ka nje makine, por nuk eshte Lili, -u shfaq papritur mami perpara deres se dhomes sime, me nje pamje te llahtarisur ne fytyre. Ajo trembej gjithmone kur perballe shtepise sone, vinin njerez te huaj e sidomos, kur me kerkonin mua. 

-Ah, duhet te jete Gildi, atehere, -iu pergjigja me nje mbledhje supesh. Mami me veshtroi sikur sapo te kishte degjuar gjene me te çuditshme ne bote. Nxitova te shtoja. -Nje shok nga klasa.

U duk sikur deshi te thoshte diçka me teper, por e parakalova dhe dola prej dhomes me vrap. Pavaresisht se kisha pranuar ta kaloja oren e pushimit me Gildin dhe te kthehesha ne shtepi bashke me te diten e djeshme, nuk i pata kerkuar te vinte e te me merrte ne shtepi. E kaperceva korridorin aq me vrap sa dukej sikur kembet nuk me preknin me token dhe duke hapur deren, dola me nxitim jashte. Gildi e kishte parkuar makinen perballe oborrit dhe ishte mbeshtetur pas saj, duke tymosur nje cigare.

-Hej, miremengjesi, -me pershendeti, duke me ngritur doren. Hodhi poshte cigaren, e shtypi me kembe dhe ma beri me shenje te hyja. -Mendova te vija e te te shoqeroja ne shkolle. Duke e injoruar Lilin gjithe kohen dje, dyshoja se do te vinte te te merrte sot.

-Faleminderit, -iu pergjigja e ndrojtur dhe u ula ne sediljen e pasagjerit. Degjova deren qe u mbyll dhe pas pak, ai zuri vend ne sediljen perkrah.

Kur ktheva koken nga xhami i dritares, mami ishte afruar prane dritares se madhe te sallonit dhe po shikonte e shqetesuar ne drejtimin tim. Dukej sikur ditet e fundit, e kishte vene re qe diçka nuk shkonte me mua. Sot duhej ta kishte konfirmuar nga fakti se si Lili nuk kishte ardhur te me merrte, por kishte ardhur ky djale i huaj. Ndonjehere, doja kaq shume ta ndaloja mamin e t'ia thoja te gjitha, t'i tregoja per Leventin, per Ervinin e per Anen, por nuk me behej. Diçka me pengonte te flisja me time me.

-Mamaja jote me futi friken, -tha Gildi pas nje cope heshtjeje. -Per pak, mendova se do te me vriste. 

-Jo, mos e bej kaq te tmerrshme, -qesha lehte. E kisha parasysh fytyren qe duhej te kishte bere ime me kur kishte pare Gildin, por nuk besoja se dukej edhe aq frikesuese sa po e bente ai. -Ne fakt, prinderit e mi nuk jane te tille...

-Te tille, si? -ktheu syte nga mua me nje buzeqeshje ngacmuese ne fytyre, qe nuk mund te injorohej. Per nje çast, nuk dita si t'i pergjigjesha.

-Nuk e kane problem nese kam shok nje mashkull, -thashe. Nuk e veshtrova me gjate.

Gildi mund t'i kishte te gjitha gjerat qe doja tek nje mashkull: hijeshine, zgjuarsine dhe miresjelljen, por nuk isha e sigurt se mund ta quaja me teper simpatine e shoqerise sime me te. Nuk do te nxitohesha per asgje dhe pastaj, isha ende e vogel. Mua nuk me pelqenin lidhjet ne gjimnaz, mendoja se ishin te shkurtra e do te shkeputeshin brenda nje çasti. Por Gildi kishte diçka qe ishte padyshim terheqese, qe me bente ta doja me teper se thjesht, shok. Ama, ishte ende heret t'ia thoja atij kete.

-Pse nuk u pergjigjesh atyre ne klase? -me pyeti papritur. Do te kisha preferuar me teper te thoshte diçka tjeter, te me pyeste per diçka tjeter, por jo per kete. Une s'e dija as vete se perse nuk u pergjigjesha. -Mos ma merr per keq, Xhud', por sa me shume te heshtesh ti, aq me shume do te fillojne ata.

-Thjesht nuk me pelqen te merrem me te tjeret, -mermerita. Nuk doja te hapja sherre e debate me te tjeret, me Anen apo me Ervinin, apo qofte edhe me Lilin. Cfare ata mendonin per mua, le te mbetej tek ata. Ne fund, do te largoheshim nga njeri-tjetri dhe çfare kishte ndodhur ne gjimnaz, do te ishte vetem diçka e larget.

-As kur tallen me ty? -vazhdoi. Nuk i thashe asgje. -Eshte ne rregull nese nuk do te pergjigjesh. Degjo, mund te me quash budalla apo diçka te tille, por une kam nje antipati per njerezit qe jane viktima te bullizmit. Sepse mbase, e bejne vete veten viktime. E kane ata veten e tyre ne dore. Eshte zgjedhja jote. Dhe me vjen keq te ta them, por ti ke zgjedhur te jesh viktime, me sa shoh.

"Perqafime, numri nje". ✔Where stories live. Discover now