3

1.9K 133 66
                                    

Do të donte të flakte Meganin prej shtëpisë kur dëgjonte psherëtimat e saj të kënaqësisë. Vendoste e pashpresë duart te veshët, por s'bënte punë. I ngelej të priste, të priste që ata të dy të mbaronin atë që po bënin e ajo të mund të fliste me Kristianin, se e dinte që nëse fliste me Meganin, asaj nga njëri vesh do i hynin gjërat e nga tjetri do i dilnin.

Papritur çdo gjë ndaloi. Nuk po dëgjohej më asgjë. Qëndroi për disa minuta në dhomën e saj. Do dilte vetëm atëherë kur të dëgjonte Meganin të largohej. Nuk donte të ndeshej me të. Dera e dhomës së Kristianit u hap e në korridor u dëgjuan hapa.

  - Do vij përsëri nesër, - foli Megani, me shumë mundësi duke u përkëdhelur pranë tij.

Por para se ajo të largohej plotësisht e Liana të mund të fliste me Kristianin, në dhomë hyri gjysmë motra e saj, Megani.

  - Si po ia çon Liana?

S'kishte nerva të merrej me të. E dinte që nëse ia kthente, do ta humbte durimin e më pas do dilte jashtë kontrollit nëse do të fliste me burrin e saj gjasmë të mahnitshëm.

-Më lër të të them vetëm disa gjëra para se të iki, - eci në drejtim të Lianës plot mendjemadhësi. - Ti mund të jesh e martuar me të, por unë do jem gjithmonë personi që ai më së shumti do dojë të ketë në krah.

U bë gati të largohej, por u kthye përsëri nga ajo e iu afrua pranë veshit për t'i pëshpëritur.

-Dhe se mos harroj. Ai ishte super, - i shkeli syrin, si për t'i treguar se ajo tashmë kishte mësuar diçka që Liana s'do mund ta mësonte kurrë.

Para se të ikte, përplasi derën fort. Në korridorin e zbrazët dëgjohej zhurma e takave të saj të larta.

Doli prej dhomës së saj e u drejtua te ajo ngjitur, te dhoma e Kristianit.
Trokiti vetëm sa për të treguar se kishte edukatë mjaftueshëm, se po të ishte për Kristianin s'do trokiste fare.
Hyri brenda në dhomë e atë e gjeti duke mbërthyer kopsat e këmishës. Para se të fliste, mori frymë thellë për të qetësuar veten.

-E di që nuk më do, ashtu siç nuk të dua as unë ty, por kjo nuk do të thotë që të ndihesh i lirë të shkosh me kë vajzë të duash. Ka diçka në një marrëdhënie dhe ajo quhet "respekt".

Ai ngriti kokën. Një nënqeshje tallëse luante në buzët e tij. Bëri disa hapa për të qëndruar përballë saj e ajo s'lëvizi fare. S'donte të dukej e frikësuar.

-Nuk mbaj mend të të kem ndaluar të shkosh edhe ti me të tjerë.

-Ja që del që paskam mjaftueshëm respekt kundrejt teje.

-Ti shiko punën tënde, unë shoh timen Liana.

E kuptoi se ai me ato fjalë deshi të mbyllte bisedën, por ajo s'donte ta linte me aq atë punë.

-Kristian, s'më pëlqen fakti se sa thjesht e paske marrë këtë martesë.

-Çfarë dëshiron ti më tepër? - pyeti më serioz se herët e tjera. Po acarohej nga ajo bisedë. - Një martesë të vërtetë?

Nënqeshi përsëri e pa kuptuar u gjend më pranë saj, duke e vështruar thellë pa ndonjë emocion në sy. Ajo përsëri s'lëvizi.

-Me ty? Kurrë, - foli mes dhëmbëve të shtrënguar.

Ai afroi fytyrën pranë të sajës, pa u interesuar për fjalët që ajo sapo kishte thënë. I la një puthje në qafë e dorën ia vendosi në sup për t'ia ulur bluzën.

  - Ç'dreqin po bën?! - e shtyu tutje nga vetja dhe e vështroi në sy me mosbesim.

  -Je gruaja ime, kam çdo të drejtë mbi ty.

Deshi të fliste, por në grykë iu mblodh një lëmsh i madh. Çfarë mendonte ai vallë? Se do ta kontrollonte si marionetë vetëm për shkak të një firme të poshtër në një fletë dhe për një unazë në gisht?!
Nuk foli, por e goditi fort, aq sa dora i dhembi. Ai nuk shfaqi ndonjë shenjë dhimbjeje, ama ajo arrinte ta imagjinonte dhimbjen e tij.

Sytë e tij e vështruan me inat. Kapi me agresivitet dorën e saj dhe e përplasi mbas derës. Ç'dreqin kishin meshkujt me dyert?!

  - Më lësho, - i foli ftohtë e pa bërtitur, por ai s'dukej se kishte ndërmend të dëgjonte fjalët e saj. - Kristian, ty po të drejtohem!

  - Nëse edhe njëherë tjetër bën të njëjtën gjë, betohem se kjo punë s'do ketë përfundim të mirë, Liana.

Emrin ia tha me aq inat, sa ajo filloi të ndiente neveri për tonin me të cilin ai i fliste.

Lëshoi duart e saj dhe e shtyu me forcë për të hapur derën, aq sa ajo për pak do ishte rrëzuar e do kishte vrarë kurrizin te tavolina.

  -Me këtë sjellje të tillë...

  - Mjaft! - e ndërpreu ai duke bërtitur dhe goditi tavolinën me dorë fort, aq sa ajo kërceu përpjetë prej frikës.

E vështroi edhe një herë e frikësuar e më pas u largua me të shpejtë prej dhomës së tij. Shkoi te dhoma e saj dhe e mbylli atë me çelës që të sigurohej se ai s'do t'i hynte brenda. Vendosi e dëshpëruar duart në fytyrë dhe u ul në krevat. Si do jetonte me një njeri të tillë si Kristiani? Ishte dita e saj e parë në atë shtëpi. Po ditët e tjera? Si do t'ia bënte pastaj?

U shtri në krevat sa gjerë-gjatë e po vështronte përreth dhomës. Ndihej e largët me veten në atë shtëpi, madje shumë. Shpresonte që çdo gjë të ndryshonte, ndryshe nuk e dinte se si mund të vazhdonte të jetonte aty.

Pse s'ishte larguar ditën që mori vesh se donin ta martonin? Çdo gjë do të ishte ndryshe. Ndoshta do të ishte më e lumtur, do mund të krijonte një jetë vetë, pa nevojën e të tjerëve.

Duhej të flinte sa më shpejt të ishte e mundur. Nata s'ishte e mirë për të menduar; të bënte të dyshoje për gjithçka.

Art i errësirës Where stories live. Discover now