33

1.6K 120 28
                                    

Gjate gjithe dites vetem qau e Kristiani s'u ankua per asnje moment per sjelljen e saj. Ne ato momente ai ishte personi qe e kuptonte me mire se te gjithe, e ndiente vuajtjen e saj, se ate e kishte perjetuar shume here edhe vete.

Deshironte t'i fliste, por fjale s'i dilnin nga goja. Per here te pare e gjeti heshtjen me te nevojshme, me te lehte per t'u perballuar sesa fjalet. Çdo gje dukej me e thjeshte ne qetesi, ne ate heshtjen vrastare qe dinte mire se si ta ngacmonte ngadale deri ne shkaterrim shpirtin.

Ditet kalonin, ata vazhdonin te merrnin fryme, vazhdonin te jetonin ashtu si te gjithe, por ndjenjat s'iu ndryshuan kurre. Ai vazhdonte te endej mes njerezve i penduar, i tretur ne faj, ndersa ajo endej ne humbetire, ne hapesiren boshe te zemres se thyer. Te njejtat gjera, te njejtat mendime iu perseriteshin dite per dite, por mendja s'dukej e lodhur nga gjithe ajo shfaqje.

Kur u kthye nje dite prej punes rreth ores pese, shkoi ne dhomen e saj edhe pse ndihej i lodhur. E gjeti ate te ulur ne krevatin e saj, me nje ditar dhe me nje stilolaps ne dore.
Kur vështroi Kristianin, mbylli me të shpejtë ditarin, fshiu lotët e hidhur e pastaj shikoi në sytë e tij. Ai mori fryme thelle e shkoi prane saj, i qendroi aty afer duke u menduar për ato që do të thoshte.

-Nuk mund te mendosh se njerezit s'mund te te kuptojne vetem sepse ke frike te flasesh me ta.

Liana uli koken e deshperuar. Ndoshta ketu Kristiani s'do mund ta kuptonte kurre. Ai s'kishte pare te vdiste nje person qe ishte i dashuruar me te, s'kishte genjyer ndonje njeri persa i perkiste ndjenjave te veta, s'kishte thyer ndonjehere zemra duke iu falur te tjereve lumturi te rreme. Ajo i kishte bere te gjitha. Ç'kishte menduar valle? Se do ta donte Arlon vetem duke thene se dashuria per te shtohej? Se do ta donte duke u dashuruar me teper pas Kristianit? Apo se do ta donte duke i dhene akoma dhe me teper shkas Kristianit qe te qendronte pas saj?
E urrente veten aq shume, sa do te deshironte te kishte vdekur ajo ne vend te Arlos. Perse vdisnin gjithmone vetem ata qe meritonin te jetonin?

-Keshtu do vazhdosh te sillesh? Ne kete menyre mendon se do ndihesh me mire?

-Largohu Kristian, të lutem, - iu pergjigj me nje peshperime.

Ai iku pa fjale prej dhomes.
Mbushi gjoksin me ajer, por nuk ndjeu clirim. Nuk ndjeu t'i largohej barra qe kishte ne zemer, nuk ndjeu hapesire per te menduar mire e as tensioni ne trup nuk iu çlirua.

Kishte hyre ne lufte me veten. Vetem ne ato momente po e kuptonte se sa padrejtesisht ishte sjelle fshehtas me Arlon, se sa te neveritshme kishin qene veprimet e saj.

Rreth ores njembedhjete te nates, kur erresira kishte pushtuar gjithe shtepine e ajo filloi te mos ndihej rehat, u ngrit si hije prej krevatit, doli prej dhomes se saj dhe trokiti te dera e dhomes se Kristianit.

E hapi ate lehte dhe veshtroi ne drejtim te krevatit. Ai qendronte shtrire duke veshtruar tavanin e zi nderkohe qe krahun e kishte vendosur mbi balle e kemben e majte e kishte perthyer pak. Nuk levizi fare edhe pse e dinte se ajo ishte aty.

-Mund te vij brenda nese s'te shqetesoj? - pyeti e druajtur me shpresen se ai do pohonte, se e kishte te veshtire te qendronte vetem ne dhomen e saj.

Ai iu pergjigj me nje "po" te thate.

Mbylli deren ngadale dhe shkoi ne shtratin e tij. U shtri prane me te e pastaj po veshtronte ashtu ne humbetire.
Ndjeu nje boshllek te madh ne zemer.

Errësira ia mori fjalët, ndërsa Kristianit pa dëshirë i luante me ndjenjat, e përplaste me gjithçka, me çdo mendim, çdo dëshirë, çdo shpresë, çdo humbje. Ishte e frikësuar të fliste, se ajo natë e errët i falte mendime jo të dëshirueshme, e bënte të donte të fliste për ato që me të tjerët e kishte të vështirë të bisedonte, të fliste haptas me Kristianin për çdo të keqe, sikur kjo të ishte gjëja më e mirë që mund të bëhej.

-S'doja të të mërzisja, më vjen keq, - zëri i doli i pashpresë.

Kristiani s'foli, vetëm mori frymë thellë e vazhdoi të shihte tavanin e errët. Heshtja në ato momente s'i pëlqeu, e vuri në siklet, në parehati.

-Ai vdiq për shkakun tim, - tha pas pak duke e ndier zërin dhe trupin t'i dridhej. - Vetëm për këtë gjë mos më ngushëllo. E di që nuk e meritoj. Sikur ai të mos kthehej vetëm për mua, tani do ishte gjallë, do kishte një fat më të mirë se ky që i dhashë unë.

Errësira e bëri t'i thoshte ato fjalë pa mëdyshje, i dha liri për të shprehur veten.
Kristiani ktheu kokën nga ajo për ta vështruar.

-Le të kisha vdekur unë në vend të tij, le të ishte ai gjallë, le të jetonte me dikë tjetër jetën e lumtur që gjithmonë kishte dashur.

-Mos thuaj kështu. Ai tashmë nuk është më, mos e trishto veten me këto mendime.

U ngrit prej shtratit të tij ngadalë e u afrua te dritarja e madhe që kishte ajo dhomë. E hapi që të ndiente ajrin e ftohtë në fytyrë, që të ndiente akoma më shumë të ftohtin në zemër. Vendosi duart te bordurat e dritares e pastaj uli kokën e dëshpëruar. Çdo gje kishte ndryshuar kaq shpejt dhe ajo s'ishte aq e fortë sa do të donte për të përballuar gjithë peshën e padurueshme të ngjarjeve.

Ndjeu Kristianin që i qëndronte mbrapa vetes, por s'guxoi të kthehej. Kur e shihte atë, i dukej sikur shihte zhgënjimin në sytë e Arlos. Kujtonte tradhtinë që kishte bërë ndaj tij dhe ndjenjat për Kristianin merrnin më shumë forcë se zakonisht.

Krahët e tij mbështollën trupin e saj për ta mbështetur, për ta bërë të hiqte ato mendime dashakeqe që kishte. Vendosi duart në belin e saj e ajo drejtoi trupin duke bërë që koka t'i vendosej në kraharorin e tij. Vendosi duart e veta mbi të tijat dhe mori frymë thellë për t'u qetësuar. Ai arrinte ta qetësonte aq lehtë.

Ndonjëherë ndihej shumë e afërt me të, ndonjëherë i dukej si ndonjë person i huaj për të cilin do t'i duhej kohë ta njihte, ndonjëherë i dukej si personi për të cilin kishte nevojë, herë të tjera si personi që s'duhej ta kishte takuar kurrë.

-Pse nuk më urren? - i tha në formë lutjeje. -Më urre, ndoshta vetëm ashtu do ta kuptoj fajin tim. Ti e bën të duket sikur çdo gjë është në rregull.

-Nuk mund të ndihesh më mirë duke kuptuar se gjërat shkojnë për dreq Liana.

-Më thuaj që kam gabuar, - iu lut përsëri. -Më thuaj që jam sjellë padrejtësisht me ju të dy e sidomos me Arlon.

Ai e ktheu atë nga vetja dhe e vështroi në dritë të syrit. Afroi dorën në fytyrën e saj dhe e preku lehtë në faqe për ta përkëdhelur. Iu afrua pranë dhe i la një puthje në ballë. Dukej sikur përpiqej të shmangte kërkesat e saj.

Aty në errësirë, Liana s'deshi të mendonte më për të tilla gjëra, s'deshi të lëndohej më, prandaj i la ato fjalë t'i merrte era e ftohtë që hynte që nga dritarja, për disa momente e la edhe veten të qetësohej.

Kristiani iu afrua më duke vazhduar të shihte në sytë e saj. I qëndroi fare pranë e lëvizi dorën në qafën e saj hollake. Liana buzëqeshi lehtë dhe u përpoq të mos sillte vazhdimisht imazhin e Arlos në mendje, se ai imazh e lëndonte. Kristiani e puthi ngrohtësisht, e mori përsëri në krahët e tij që ta bënte Lianën të gjente pak ngrohtësi dhe asaj i mjaftonte ajo nxehtësi që ndiente gjithmonë kur ai e prekte në atë mënyrë, kur e puthte butësisht, kur tregohej i kujdesshëm me të. Hoqi prej fytyrës së saj ato fije floku që era i shpërndante sa andej-këndej dhe e puthi akoma më thellë. Sa më tepër thellonte ai atë puthje, aq më tepër largohej Arlo prej mendjes së saj.

Ai kishte atë efekt harrues mbi të, e bënte t'i bllokohej truri e të mos mendonte dot. Në buzët e tij arrinte të gjente jetë, në krahët e tij gjente një shtëpi e në shpirt gjente përjetësinë. Kristiani ishte gjithçka kishte, gjithçka që do të donte ta kishte përjetësisht, ai ishte gjysma e saj, ajo gjysmë që e plotësonte, që e bënte të ndihej njeri.

Art i errësirës Where stories live. Discover now