- Mund të shkoj te prindërit e mi sonte?
Ishin duke ngrënë mëngjesin së bashku. Ishte i vetmi mëngjes që po e hanin në qetësi pa fjali me ironi.
- Pse?
- Kam ditëlindjen. Ata deshën të më shihnin.
Ai e vështroi në sy për një çast. Përtypi mirë e mirë ushqimin si të donte të fitonte kohë për t'i peshuar mirë gjërat e të sigurohej që ajo s'po gënjente. Dhe vërtet që s'po gënjente. Ditëlindja e saj rezultoi një justifikim i kënaqshëm.
- Thuaju atyre të vijnë këtu.
- Desha të ndryshoja për pak kohë mjedisin, - mërmëriti trishtueshëm duke luajtur me ushqimin në pjatë.
E kishte ditur që ai s'do pranonte. Gjithmonë do ia prishte asaj planet. Asnjëherë s'do lejonte që ajo...
- Shko atëherë.
Të bënte atë ç'ka donte...
Prit...Ai sapo kishte dhënë miratimin e tij?!
Për një moment u bë gati ta falenderonte, pastaj ndryshoi mendje. E pse ta bënte atë gjë? Për të treguar se ishte mjaftueshëm e përulur ndaj tij?- Mos u vono shumë. Dua të jesh këtu brenda ditës.
Pohoi me kokë. E dinte që po të fliste zëri do t'i dilte tepër i entuziasmuar e s'donte që para tij të dukej si ndonjë person që kishte vite pa bërë diçka që dëshironte.
Kur mbaruan mëngjesin, ai u nis për në punë, ndërsa ajo shkoi në dhomën e saj për të marrë paratë që i nevojiteshin. S'kishte ndërmend të merrte valixhe me vete. Do dukej tepër e dyshimtë nëse e shihte ndonjë punëtor i shtëpisë.
- Hej, përshëndetje Liana. Çfarë po bën?
U zmbraps e trembur kur dëgjoi derën që u hap. Por ishte vetëm Lili, s'kishte asgjë për t'u frikësuar. Asaj mund t'i besonte.
- Nuk mund të qëndroj më në këtë shtëpi. Do largohem.
Lili e vështroi njëherë në mosbesim pa i marrë seriozisht fjalët e saj. Të ishte Liana aq trime sa të dilte kundër dëshirës së Kristianit?
- Po nëse të gjen Kristiani? Mund të të lëndojë.
- Kam prerë biletën për në Itali. Vetëm katër ditë do qëndroj në hotel e më pas do largohem. Do mundohem të mos bie shumë në sy.
- U çmende gjë?! Kristiani ka gjithë ato miqësi. Vetëm një telefonatë i mjafton për të të gjetur kollaj e pa probleme. Do t'i hapësh punë vetes Liana. E vetmja mënyrë është që të paktën të falsifikosh kartën e identitetit, por edhe ajo merr kohë. Ti pas katër ditësh do të jesh duke udhëtuar.
Ankthi po fillonte të zinte rrënjë në të gjithë trupin e saj. Diçka të tillë s'e kishte marrë parasysh.
- Do mundohem të gjej ndonjë hotel që s'është shumë i dëgjuar. Ndoshta arrij t'ia dal në njëfarë mënyre.
- Më fal që po ta them, po në këtë vend të gjithë hotelet që s'janë të dëgjuar janë tepër të rrezikshëm për femra. Ka lloj-lloj njerëzish që mund të të bëjnë keq.
- Më keq se Kristiani jo. Jam e bindur.
Lili e vështroi me keqardhje. Ishte gati të ngrinte zërin e t'i thoshte se s'kishte nevojë për atë lloj shikimi, por e dinte që ishte katandisur deri në atë farë pike sa të merrte të tilla shikime.
- Në rregull, ti e di. Është vendimi jot. Por ke mjaftueshëm para? Mund të të ndihmoj me aq sa mundem.
- Faleminderit Lili, por s'kam nevojë. Kam para aq sa më nevojiten. E di që më mjaftojnë.
S'deshi të vazhdonte më atë bisedë. Donte të ikte sa më parë të mundej.
Mori një çantë të vogël shpine, siguroi në të portofolin, vendosi dhe nja dy veshje e më pas doli prej dhomës.- Kristiani mendon se do jem te prindërit. Nëse nuk më gjen këtu kur të kthehet, thjesht thuaji që vendosa të rrija në shtëpinë e prindërve sot.
- Po nëse ai vendos të shkojë atje?
Aty s'dinte ç'të thoshte. Thjesht dinte që do fitonte kohë prej gënjeshtrës së saj. Ose të paktën shpresonte.
- Le të ndodhë ç'të ndodhë. Edhe nëse ai më gjen, të paktën do ngushëllohem prej faktit që do qëndroj pak orë larg tij.
- Të uroj fat. Ti meriton më shumë se kjo jetë që ai po të ofron.
E përqafoi mirënjohëse. Ndihej mirë që ajo e kuptonte. Ishte shoqja e saj e vetme.
- Tani po iki. S'dua të humbas më kohë.
Lili pohoi me një buzëqeshje.
Me hapa të shpejtë shkoi te dera për të dalë jashtë shtëpisë. Mori frymë thellë para se të dilte. Ndoshta që pas atij momenti e priste një jetë e re. Ndoshta fati i saj do ndryshonte dhe ajo do mund të gjente përsëri atë, personin me të cilën donte të kalonte jetën.
Ëndrrat ishin të bukura.Mori një taksi e i kërkoi shoferit ta çonte në ndonjë hotel me pagesë të ulët. Dihet që ata lloj hotelesh do të ishin jo shumë të njohur.
Ai i bëri siç ajo i kërkoi. E çoi në një hotel të vjetër ngjyrë gri, në një lagje me njerëz të çuditshëm e të varfër. Për një moment pati frikë. Ajo s'ishte mësuar me gjëra të tilla. Ishte mësuar të jetonte në vende të qeta e të pastra. Ai vend ishte i frikshëm.
Pagoi taksistin dhe hyri brenda në hotel.- Dhoma të lira janë ato me numrin dy, tetë, nëntë dhe pesëmbëdhjetë. Më e mira është dhoma nëntë, por shpresoj të kesh para mjaftueshëm. S'dukesh nga ato lloj femrash që parapëlqejnë gjërat e papastra, - dëgjoi një zë të ftohtë anash saj.
Ishte një femër e vogël në trup, por tepër e ashpër në fytyrë. Siç dukej njerëzit i përshtateshin mjedisit ku qëndronin.
- Po karta e identitetit?
- Këtu s'merremi me të tilla gjëra vajzë. Thjesht merr dhomën që do. Lekët paguaji kur të largohesh.
Ngjiti shkallët me nxitim.
Vendosi të qëndronte te dhoma numër nëntë. Ishte dhoma më e rregullt se të tjerat, le të themi edhe më e pastra. Ishte vetëm një shtrat tek tepër i vogël e i fortë si gur. Jastëku dhe mbulesat ishin të paktën të pastra. Kishte një dollap e tavolinë të vogël dhe një tualet akoma më të vogël, por edhe ai ishte fatmirësisht i pastër.
Katër ditë. Katër ditë dhe më pas do gjendej në një vend më të mirë. Do ndërtonte jetën e saj. Do jetonte!
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...