- Nuk do ia vlejë, madje do lodhesh së përpjekuri. Le të vazhdojë çdo gjë siç ka qenë. S'kam pasur kurrë ankesa, prandaj mos nxirr arsye nga hiçi se kam nevojë për përmirësime. Nuk do mundesh dot...
Nuk e la të fliste, mjaft e kishte dëgjuar të ishte aq pesimist për jetën. Do bënte çdo gjë që ta bënte të ndryshonte mendje, por ndoshta ajo që bëri në ato momente s'ishte parashikuar të futej tek ato gjëra.
Ia vendosi njërën dorë mbas qafës teksa tjetrën e mbante në faqen e tij dhe e tërhoqi mbas vetes. Ia ndjeu buzët e ngrohta të puthiteshin butësisht mbas të sajave. Edhe kur filloi të analizonte çdo veprim që po bënte, s'ndaloi. Ajo do bënte çdo gjë për Kristianin, edhe atë e bënte.
Por e humbi, e humbi fillin e arsyes kur ai filloi të lëvizte buzët për të vazhduar më tepër atë puthje. E humbi më tepër edhe kur ndjeu dorën e tij ta përkëdhelte në krah.Po tregohej aq i kujdesshëm, po e puthte me aq delikatesë, sa ajo s'mund as të mendonte dot. Prekjet e tij e emociononin, e bënin të dridhej prej kënaqësisë së çlirët. E bënin të mendonte se një njeri, ashtu siç mund të të bëjë të ndihesh i rrënuar, ashtu të bën të ndihesh edhe i lumtur, i veçantë.
Ai njërën dorë të tij e mbante në belin e saj për ta pasur pranë vetes, ndërsa me tjetrën e përkëdhelte në faqe ndërkohë që ajo ia kishte rrethuar qafën me duart e saj e herë pas here luante me flokët e tij të butë.
Lëvizi dorën mbas qafës së saj për t'ia larguar flokët e për një moment ndaluan e u shkëputën nga njëri-tjetri për një çast, aq sa u panë ndër sy e arritën të dallonin sytë që u ndrisnin prej dëshirës që kishin.
E ajo për herë të parë dalloi në fytyrën e Kristianit dikë tjetër; një Kristian ndryshe, një Kristian të kujdesshëm, të butë dhe ç'është më e rëndësishmja një Kristian njerëzor.Afroi fytyrën pranë të sajës e mori frymë thellë me sy mbyllur. S'ia kishte idenë se ç'po bënte, por e dinte se po çmendej nga pak.
E puthi butësisht në buzë dhe mbajti sytë hapur sa për të parë teksa ajo i mbyllte sytë e saj ngadalë nën puthjen e tij. Donte të ndalonte veten, por e dëshironte në ato momente, e dëshironte edhe pas gjithë atyre problemeve që ajo i kishte hapur. E puthi në qafë për të nuhatur aromën e parfumit të saj që kishte kohë që e pëlqente. Vuri re se ajo mbante varësen që ai ia kishte dhuruar për ditëlindje. Nënqeshi me një ndjenjë të lehtë gëzimi.Ngadalësoi puthjet për të paralajmëruar fundin, për të dashur që të ishte fundi. Ndaloi atëherë kur ishte gati të puthte përsëri buzët e saj. Aq ishte mjaft dhe madje tepronte. Kishte shkuar shumë larg, më larg se ç'ia kishte marrë mendja se do të shkonte.
U largua një hap prej saj dhe po shiheshin sy më sy duke marrë frymë thellë për të normalizuar frymëmarrjen. Askush s'u përpoq t'i fshihte ndjenjat e veta, për pak kohë e lanë veten zbuluar ndaj tyre, derisa Kristiani ishte i pari që vendosi të kthehej në atë personin e gurtë që preferonte t'i mbante ndjenjat vetëm për vete. Por sytë e saj ishin akoma të njëjtë dhe ai e kishte tepër të vështirë të qëndronte indifernt ndaj tyre.
- Shko në dhomën tënde, - i tha ftohtë e në sytë e Lianës u ndeh një pamje zhgënjyese.
- Nuk dua, - iu përgjigj me të ulët. Vërtet mendonte ai se ajo mund të qëndronte vetëm në dhomë pas tmerrit që kishte parë në katin e tretë?
Ai e vështroi ngrysur.- Atëherë fli.
I bëri me shenjë krevatin dhe ajo s'kundërshtoi. Nuk i flihej, por ishte më mirë të hiqej sikur flinte sesa të përfundonte e nxjerrë jashtë.
U shtri në krevat, u mbulua mirë e mirë e kur ngriti kokën për të parë Kristianin, vuri re se ai po e vështronte.- Çfarë do bësh?
Ai e shpërfilli pyetjen e saj. Hoqi bluzën e zezë që kishte veshur dhe qëndroi vetëm me tuta sportive kur u fut në shtrat. Një hapësirë e madhe gjendej në mes të krevatit; ai qëndronte sa më larg të mundej prej Lianës, thua se kjo e fundit do t'i bënte ndonjë gjë.
- Nuk do jesh... - deshi t'i thoshte se s'do gjente rehat ashtu siç ishte, por ai e ndërpreu i acaruar.
- Nëse ke ndërmend të flasësh, do të të duhet të largohesh që këtu.
Pushoi. E dinte se për Kristianin s'ishte problem fare që ai ta nxirrte nga dhoma, s'ishte diçka që do ta çudiste. I hodhi një vështrim të shpejtë e më pas psherëtiu. Kur çoi dorën instiktivisht në qafë, ndjeu varësen që kishte vendosur.
- Mund të të them edhe diçka të fundit? - e pyeti me të shpejtë që ai të mos e ndërpriste.
- Në rregull.
- Faleminderit për dhuratën.
Priti të dëgjonte ndonjë fjalë prej tij, por s'dëgjoi gjë. Mbylli sytë e zhgënjyer. Por ajo s'e shihte dot buzëqeshjen e tij të vogël që i ishte vendosur në fytyrë. Atë buzëqeshje që ajo mendonte se s'do shkaktonte kurrë në fytyrën e tij.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...