37

1.4K 93 52
                                    

KUJTIMET

Ishte mërzitur. Kishte kohë që s'e kishte parë dritën e diellit si dikur dhe i dukej vetja një i burgosur. E shihte qiellin që nga dritarja, por s'i mjaftonte.

-Dua të dal.

Ktheu kokën nga Kleo. Ai ishte shtrirë në krevat pa e vrarë mendjen për ato që po ndodhnin. Shkundi shpatullat mospërfillës, ashtu si gjithnjë.

-Dil po munde.

-Do ta provoj. Jam mërzitur këtu brenda.

Tjetri e vështroi me bisht të syrit pa komentuar gjë më tepër. Ç'duhej të thoshte ai kur vetë e ndiente dyfish vetminë? Nuk bisedonte as me prindërit, ata gjithmonë do ngushëllonin vetëm Kristianin ndërsa për të nuk do interesoheshin shumë. Dy-tre pyetje, një buzëqeshje e vagëlluar dhe bisedës i vinte fundi.
Ndonjëherë e urrente Kristianin. Ai e merrte gjithmonë vëmendjen e atyre të dyve, ndërsa ai detyrohej të ishte thjesht dikush që shikonte nga larg.

Vëllai i vogël doli prej dhomës së Kleos dhe zbriti prej katit të tretë. Po kalonte vjedhurazi katin e dytë ku ishin prindërit e tij duke biseduar, me qëllim që pastaj të vraponte korridoreve për të shkuar të hapte derën i lirë.

-Kristian?

E ëma. Gjithmonë ajo. Psherëtiu në parehati i inatosur me veten. Sikur të ishte treguar më i shpejtë!

-Po?

-Ç'ndodhi? Mos ndoshta hyre në ndonjë zënkë me Kleon?

Grindjet me këtë të fundit ishin të shpeshta, por kurrë serioze. Më tepër ziheshin për të shtyrë kohën.

-Jo. Do shkoja në kuzhinë për të ngrënë ndonjë gjë.

-Në rregull, por nxito pak. Duhet të bëjmë valixhet gati.

Ajo i buzëqeshi ëmbëlsisht në mënyrë rrëzëllitëse.

-Për çfarë?

-Vendosëm të largohemi, të shkojmë diku tjetër dhe të mos kthehemi më këtu. Do jetë mirë.

U lumturua. Do shpëtonte prej shtëpisë së errët, edhe prej dhomës së tij që i shkaktonte vetëm vetmi.

-S'do vonohem, - tha para se të largohej duke vrapuar me hapa të mëdhenj.

Vetëm dhjetë minuta, aq pak kërkonte. Pastaj, pasi të mjaftohej me ajrin e pastër të asaj nate të freskët vere, do të kthehej përsëri aty brenda sikur asgjë të mos kishte ndodhur, do duronte edhe një ditë derisa të largoheshin.

Ajri iu përplas direkt mbas trupit. Ndjenjë më të bukur, më të mrekullueshme se ajo s'kishte. Mbushi mushkëritë me atë ajër, bëri hapa para për të prekur barin e butë me duart borë të bardha dhe buzëqeshi.

Disa minuta qëndroi aty në oborr, i ulur në bar ndërkohë që nuhaste lulet. Atë natë edhe hëna dukej e bukur.

Dikush e preku në shpatull. U ngrit me te shpejtë e vështroi fytyrën e burrit përballë. Ai mbante një buzëqeshje të vogël në fytyrë.

-Janë prindërit e tu në shtëpi?

-Po, pak më parë ishin në katin e dytë, - u përgjigj duke menduar se ai, si shumë persona të tjerë që kishin hyrë në shtëpi më parë, donte thjesht të bisedonte me ata të dy.

Burri u largua, ndërsa Kristiani shkoi mbrapa shtëpisë, atje ku gjithmonë kishte pëlqyer të shkonte. Ai labirinti ishte akoma atje, i paprekur fare, ashtu siç ai e mbante mend.

Art i errësirës Where stories live. Discover now