Ditët e javës së parë që kaluan në atë shtëpi, ishin shumë herën më të qeta se ditët që kishin shpenzuar në shtëpinë e errët e pa ndjenja. Ishte e lumtur, edhe pse shpesh shqetësohej për Kristianin.
Dukej sikur ai po mundohej më tepër se ç'duhej për të qenë i lumtur. Kur qëndronte pranë saj, sikur e dëbonte ftohtësinë, por me raste e kishte parë të vetmuar kur ndodhej vetëm.
Ditët e fundit vuri re një ngurrim tek ai. Diçka donte t'i thoshte. Një natë, kur ngelën të dy në shtëpi ngaqë Lili dhe Klaudio kishin dalë për të blerë disa gjëra e me atë rast edhe për një shëtitje, po mendonte se ç'do t'i thoshte.
Dritat në dhomën e ndenjies ishin të fikura e dhoma ndriçohej vetëm prej zjarrit bubulak. Vështronte drutë që digjeshin ngadalë dhe s'mund të mos mendonte se edhe jeta e Kristianit do të digjej njësoj prej kujtimeve nëse ai vazhdonte ta mbante mendjen te to.
Ndjeu prezencën e tij mbas vetes. Ai e preku ngadalë në bel, qetësisht, e ajo përsëri u drodh prej prekjes së tij.
U kthye nga ai duke marrë frymë thellë. Ai buzëqeshi lehtë.-Çfarë po mendon? - e pyeti me zërin e tij të qetë.
-Këtë pyetje më duhet të ta bëj unë ty, - iu përgjigj ndërkohë që shkundi shpatullat. - Çfarë po mendon Kristian? Ditët e fundit s'më je dukur mirë.
E vështronte me shqetësim teksa fliste.
-Ka diçka që të mundon, apo jo? Fol me mua, mos i mbaj të gjitha brenda vetes, - i tha me të ulët ndërkohë që dorën e vendosi në faqen e tij.
-Largohu.
U zmbraps një hap konfuze. Zemra i rrahu fort.
-Largohu Liana, ndërto jetën tënde. E ke kuptuar edhe vetë se me mua s'do të ndërtosh dot një të ardhme.
Sytë e tij u bënë të ftohtë. E mori malli menjëherë për sytë e tij që rrallë herë dukeshin të butë e të qetë.
-Thuaj ç'të duash, nuk largohem prej teje, - i tha me të njëjtin ton moskokëçarës e të ftohtë.
E kishte kuptuar se Kristiani fillonte i merrte të tjerët seriozisht kur i flisnin me të njëjtin ton si ai vetë.
-Shko, më mirë largohu tani para se të pendohesh. Unë s'të kam bërë ndonjëherë të lumtur, kam frikë se s'do të të bëj dot kurrë.
-Nëse s'do ndieja lumturi pranë teje, do isha larguar me kohë.
Në buzët e tij u shfaq ndoshta padashje një buzëqeshje e sinqertë.
-Por nuk dua ta shkatërroj jetën tënde me duart e mia. S'e kupton se kjo është për të mirën tënde?
-Nuk largohem prej teje. Harroje, - përsëriti duke e parë në sy me dashuri.
Dhe ai donte që ajo të qëndronte, ohh, i pëlqente shumë një e ardhme me të, por ai duhej të ndryshonte e ndyshimi donte kohë. S'donte ta lëndonte më.
-Unë... Të dashuroj Kristian. Nuk mundem të të lë vetëm.
Sytë e tij ndryshuan shprehje. Në dritën e paktë të dhomës morën një nuancë më të errët, shndritëse, të bukur.
E vështroi thellë në sy. S'mundi të fliste më tepër. Për të disatën herë sytë e tij e burgosën. S'e mori me mend se për sa sekonda a minuta vështruan njëri-tjetrin, derisa e humbi plotësisht sensin kur ai e puthi. Buzët e tij të ngrohta, ashtu si dhe herët e tjera, e bënë të ndiente një mori ndjenjash.
Duart e tij ia prekën flokët butësisht ndërkohë që bënte hapa të ngadaltë drejt dhomës. Këmbët po i dridheshin. Nëse ai do ta lëshonte, ishte e sigurt se do rrëzohej. Iu ishte mirënjohëse krahëve të tij të fortë që e mbanin shtrënguar mbas vetes. Preku shpatullat e tij të forta e pastaj njërën dorë ia vendosi në qafë. Ndjeu nxehtësinë e trupit të tij, ndjeu pulsin në qafë që i rrihte si i çmendur.
E puthi fort e me ndjenjë. E dashuronte. E dinte se edhe ai ndihej njësoj si ajo, e kuptonte duke e vështruar në sytë e kaftë të magjishëm.
Kristiani hapi derën e dhomës, e shtyu atë me njërën dorë nxitimthi e pastaj u shkëput nga Liana për të rregulluar frymëmarrjen. Në errësirë të dy ndien një lehtësi shpirtërore, një bashkim të njëri-tjetrit.
Ia vendosi dorën përsëri në faqe. Afroi fytyrën nga ai për ta puthur lehtë, për të ndier përsëri ngrohtësi vetëm duke e pasur pranë.
-Të dashuroj, - i pëshpëriti qetë përsëri në vesh, e puthi në qafë e pastaj gjeti rrugën për te buzët.
Ai e shtriu në shtrat butësisht dhe i harroi gjithë ato ç'kishte thënë, e harroi idenë e largimit të saj, se në ato momente donte vetëm ta dashuronte, të qëndronte me të dhe të harronte ato që kishin ndodhur më parë, të ndiente vetëm momentin.
Çdo herë kur e puthte, ndiente një farë elektriciteti, një shpërthim të vogël të brendshëm, dorëzohej vullnetarisht për çdo gjë.
Atë natë qenë të aftë të largonin çdo kujtim pa qenë nevoja të vuanin, ishin tepër të zënë me ndjenjat e veta sa nuk iu shkoi mendja tek e shkuara. Atë natë e lejuan njëri-tjetrin të dashuronin, të forconin atë lidhje që kishin frikë edhe ta përmendnin. Atë natë ndryshuan, dhe ai ishte ndryshimi më i mirë që iu kishte ndodhur ndonjëherë.
YOU ARE READING
Art i errësirës
RomanceI shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fort...