8

1.7K 122 67
                                    

Nga hoteli kishte dalë vetëm për të blerë ndonjë gjë të gatshme aty rrotull. Kishte paguar edhe lekët e qëndrimit të saj për katër ditë. Ndihej më e qetë kur i mbaronte gjërat shpejt.

Ora ishte shtatë e darkës. Me shumë mundësi Kristiani duhej ta kishte marrë me mend se ajo ishte arratisur. Ai s'ishte aq naiv sa të mos e kuptonte diçka të tillë. Ç'të ishte duke bërë vallë? Donte të merrte Lilin në telefon e të fliste me të, por ndryshonte mendje kur mendonte se ai mund të ishte në shtëpi. S'donte të rrezikonte nëse ai dëgjonte Lilin të fliste në telefon me Lianën.

Shpresonte që ai të mos e gjente. Kjo ishte ajo që kishte rëndësi. Katër ditë. Një ishte gati duke kaluar. Edhe tre të tjera. Çfarë mund të ndodhnin brenda tre ditësh?...

Dita e nesërme ishte e ngrysur. Qielli ishte errësuar e retë gri kishin mbuluar gjithë hapësirën e kaltër që qielli kish pasur. Ishte ditë perfekte për të menduar. Zakonisht ditët e tilla të fusnin në mendime me veten.

U ndërrua në disa veshje të tjera sportive. Mëngjes s'i hahej, prandaj dhe qëndroi në dhomë. Mendoi të merrte Lilin. Kristiani duhej të ishte në punë.

- Dreq Liana! Mund edhe të më kishe marrë më parë në telefon! Kristiani ka që mbrëmë që s'është kthyer në shtëpi. Mendova mos të kishte gjetur.

- Jo, të paktën akoma jo. Si reagoi?

-Si mos më keq. U xhindos kur shkoi te shtëpia e prindërve të tu për të të marrë e nuk të gjeti atje. Shkatërroi çdo gjë në dhomën tënde, pastaj iku. Nuk e kam parë më që prej atij momenti. Jam e sigurt që është duke kontrolluar kudo që të të gjejë.

Për një moment u frikësua. Ai ishte i çmendur. Mund të bënte çdo gjë që të gjente përsëri atë. Por përse? Përse e harxhonte kohën e tij me të kur e dinte mirë se ata të dy vetëm zënka shkaktonin?

- Gjej ndonjë vend më të sigurt Liana. Sigurohu që s'të gjen dot.

Lëvizi kokën lehtë si për të miratuar, edhe pse e dinte që ato veprime po i bënte për veten, se Lili s'kishte si ta shihte.

- Faleminderit për informimin Lili.

- Je e mirëpritur. Tani më duhet të largohem. Po më kërkon mami. Mirupafshim. Nëse vërtet do na bjerë rasti për t'u parë ndonjëherë.

Nuk diti ç't'i thoshte. Mirupafshim ndoshta? Ajo s'donte ta shihte në atë shtëpi. Ndoshta diku tjetër po. Diku ku Kristiani s'do të ishte.

- Mirupafshim.

Orët kalonin të pakuptimta. Ajo natë u shty me zor, orët zvarriteshin pa kuptim, pa ndonjë gjë interesante, çdo gjë ishte e njëjtë. Edhe e nesërmja ishte e njëjta rutinë. Tashmë edhe një ditë i kishte ngelur e më pas do shpëtonte veten e jetën e saj. Do mund të shihte atë nëse ai kishte vendosur të shkonte përsëri në Itali.

Në orën pesë të nesërmen filloi të ndiente emocione të forta. Edhe dy orë. Donte të merrej me diçka gjatë pritjes, prandaj mendoi të dilte prej hotelit e të blinte ndonjë gjë. Hapi derën e dhomës e atje u përplas me një djalë pak a shumë të moshës së saj. Dukej...i droguar. Nuk deshi t'i fliste. Kishte frikë të merrej me persona të tillë. Bëri të ikte, por ai e kapi nga krahu. Ndaloi menjëherë.

- Po? - e pyeti me mirësjellje duke fshehur frikën.

- Sa e ke orën?

U përtyp me vështirësi. Zemra po çmendej prej shqetësimit. S'ishte mësuar me të tilla gjëra.

-Më lësho, gjej dikë tjetër për atë çfarë dëshiron të bësh.

Deshi të hiqte dorën, por ai e shtrëngoi akoma më tepër. I dhembi. Ishte vendi ku e kishte shtrënguar edhe Kristiani dikur.

- Të paktën vetëm sonte. Do të të paguaj mirë.

- Jo! - i bërtiti e frikësuar.

Ai qeshi me tallje. E shtyu Lianën brenda dhomës së saj e më pas mbylli me çelës derën pas vetes. E hodhi në shtrat fort. Ajo u struk në një cep atje e mbështolli krahët rreth vetes. Djali iu afrua shumë, aq sa ajo s'do të donte.

- Mos, të lutem. Do të të jap çdo gjë nëse kërkon, por mos më detyro të bëj diçka të tillë.

Disa njerëz janë të shurdhër ndaj lutjeve. I tillë ishte edhe ai. Hoqi rrobat e tij e ajo uli sytë duke qarë. Në ato momente nuk do t'i bënte përshtypje edhe nëse do të ishte pranë Kristianit. Më mirë të ishte me të, të duronte fyerjet e tij sesa të duronte duart e djalit që e preknin. Të paktën Kristiani s'e kishte prekur kurrë në atë mënyrë.

Veshjet e saj u hodhën në tokë egërsisht. Lotët dhe fjalët nuk mjaftonin që ajo të shprehte atë që ndjente. Nuk mjaftonin as që ai të ndalonte.
Bërtiti shumë, u përpoq ta shtynte, por çdo gjë ishte e kotë. Ai do bënte atë që donte dhe asaj do t'i ngelte vetëm dhimbja. Asgjë tjetër. Orët që kaluan ishin më të këqijat të jetës së saj. Humbi ndjenjat e ai ndërkohë vazhdonte të kënaqej me trupin e saj, të prekte çdo pjesë të tij, të bënte atë gjë që Kristiani s'kish dashur të bënte me Lianën.

Kur u zgjua, vuri re se ai ishte akoma në shtrat me të, duke e përkëdhelur në bark. Largoi dorën e tij me ndot e u ngrit nga shtrati duke mbuluar veten me mbulesën tashmë të pistë.

- Zhduku! - i bërtiti me zë të çjerrë prej të qarave.

I erdhi ndot, neveri nga vetja kur vështroi që ai, pasi u vesh duke u ngërdheshur, hodhi paratë e premtuara në shtratin e saj. Dera u hap dhe u largua.
U mbështoll akoma më fort me mbulesën e hollë e ngjeshi fytyrën e saj në jastëk kur u shtri në shtratin e gurtë. Nuk e kishte menduar kurrë se do vinte një ditë kur do ta përdhunonin, do ta detyronin të merrte pjesë në diçka që ajo s'donte.

Shtrëngoi kokën fort me duar duke qarë me të madhe. Ndihej e kotë, e pavlerë. S'kishte asgjë në botë që mund ta bënte të buzëqeshte në ato momente.

Jashtë filluan gjëmimet dhe një shi i tmerrshëm. Edhe qielli donte të qante. Edhe ai ishte i lodhur. Qielli e kuptonte. Njerëzit jo.

U fut në tualet me këmbët që i dridheshin. Hapi rubinetin për nga uji i ngrohtë e u përplas fort në tokë. Këmbët s'e mbanin dot më. Truri s'i jepte dot atë lloj komande. Ai donte vetëm të zhdukej, se të qëndrosh në një botë të ashpër është e vështirë, të mos mendonte më, se mendimet vrisnin, të mos kujtonte më, se kujtimet thyenin shpirtin.
Shpirti i dhimbte shumë. Donte të çirrej, të bërtiste, por ishte i dobët për të luftuar. Donte të çlodhej...

Art i errësirës Where stories live. Discover now